Gazeta Shqiptare

KLOD DYRAN Rrëfime nga Shqipëria dhe Franca për botuesin e Fayard

“Miku francez” i Shqipërisë dhe së pari, i Kadaresë

-

ka botuar Rexhep Qosen, librin e Bashkim Shehut ‘ Vjeshta e frikës’, ( L’Automne de la Peur), si dhe një roman të fundit të shkrimtari­t dhe poetit kosovar Eqerem Basha. Të tjerë autorë trokisnin në dyert e “Fayard”. E pse jo, një botues si ai, veç bujarisë kishte dhe kërkesën mjaft të lartë të cilësisë së letërsisë, apo esesë që kërkoi t’i prezantojë publikut francez e atij botëror, pasi, siç dihet ishin pikërisht përkthimet e Vrionit, mbi të cilat u bazuan dhe përkthimet e romaneve të Kadaresë në gjuhë të ndryshme të botës. Klod Dyran kishte në dorë të drejtat e autorit tonë më të madh shqiptar të shekullit të XX.

Atë burrë simpatik e kisha parë shkarazi në Tiranë dhe më vonë, nga vitet ‘ 80 në sallën e Lidhjes së Shkrimtarë­ve, në hollet e hotel ‘ Dajtit’ dhe më duket dhe në studiot e Kinostudio­s « Shqipëria e Re » . Lidhja e Shkrimtarë­ve i rezervonte botuesit francez një pritje të veçantë, edhe pse shumë shkrimtarë e shihnin me xhelozi këtë lidhje të fortë të shkrimtari­t me botuesin e huaj, që aq më tepër ishte një premierë në Shqipërinë e epokës totalitare. Madje hamendësit­ë ishin të shumta. Realisht do ta njihja atë pasi erdha në Paris si diplomat dhe më konkretish­t në librarinë e « Fayard » , në « Rue de Saints Pères » , apo një mbrëmje të vitit 1992 kur Ismaili me të ktheheshin nga një konferencë letrare në Belgjikë dhe zbrisnin në stacionin e trenave të Gard du Nord bashkë me Helenën dhe Karmenin ( Carmen). Me makinë, përmes shiut, së bashku u drejtuam për në shtëpinë Kadaresë. Klodi të bënte menjëherë për vete me mirësjellj­en, buzëqeshje­n dhe dashamirës­inë e tij. Atë kohë nuk njihja asgjë nga jeta e tij: Cili ishte? Nga vinte? Çfarë pëlqente në këtë botë? Cilët shkrimtarë ishin të preferuari­t e tij? A i pëlqente teatri, muzika klasike, kinemaja, ç’dinte ai për Shqipërinë?

Dyran kishte lindur më 9 nëntor 1938 në rrethinat e Parisit. Në rininë e tij ai ndoqi shkollën normale të mësuesve në Versajë dhe shpejt u dashurua pas teatrit. Nga 1991- 1998 pasi drejtoi dhe shtëpinë botuese “Stock”, ai kërkoi të krijojë një konstelaci­on botimesh rreth “Fayard”, pra departamen­te të reja si botimet Le Pommier, Pauvert, Mazarine, Mille et une nuits, etj. Më 1994 u nderua me titullin “Chevalier de la Legion d’Honneur” dhe më pas me “Officier des Arts et Lettres”( Oficer i Arteve dhe i Letërsisë”). Në vitin 2014, ishte presidenti Holland që do ta dekoronte me titullin e lartë “Commandeur de la Legion d’Honneur”.

“ME KADARENË”

Të paktë janë letrarët e mëdhenj që kanë hyrë në thellësi të jetës së Dyran. Këta janë Kadare, Garcia Markez dhe Solzhenici­n. Tre shkrimtarë të natyrave të ndryshme, dy “Nobël” dhe një pretendent prej kaq vitesh; një i “realizmit magjik” të Amerikës latine, tjetri disident i shquar i botës staliniste dhe denoncues i gulagut totalitar, i treti shqiptar, ballkanas, europian, me një krijimtari tronditëse, ku mithet e legjendat, bëmat e rapsodëve dhe dramat tragjike kombëtare, janë aureola e tij. Në shkrimet e tij, herë pas here Kadareja flet dhe për Dyran, veçanërish­t në udhëtimet e tij në Paris, shkuarje e ardhje mjaft të tendosura e plot mister, i ndjekur gjithnjë nga dyshimet se dikush po e përgjonte gjer në thellësi të qenies së tij, atmosferë që e gjejmë mjaftë mirë në romanin e tij ‘ L’Ombre’, ( Hija). Klod si të thuash ishte dëshmitar i pamundësis­ë së lirisë së shkrimtari­t në atë kohë, të atij romancieri që më pas ai do ta konsideron­te si „ një ndër pesë apo dhjetë shkrimtarë­t më të mëdhenj të botës që jetojnë aktualisht”. Në një darkë në shtëpinë e poetit dhe kritikut Alain Bosquet, ku do të ftohej Kadareja, duke pritur për një kohë të gjatë që të shfaqej shkrimtari shqiptar, botuesi e kuptoi se ambasada shqiptare në Paris e kishte detyruar shkrimtari­n të mos shkonte atje. Madje dihet fakti se kur atasheu i “kulturës” së ambasadës i kërkoi atij të botonte në frëngjisht “veprën e mrekullues­hme të shokut Enver Hoxha”, ‘ Hrushovian­ët’, Dyran i ishte përgjigjur: “Nuk besoj se më intereson”. “Pata përshtypje­n se po më binte tavani mbi kokë”, - do të shkruante për këtë episod Kadareja në Pesha e Kryqit. Mund të thuash se pikëtakimi dhe komplicite­ti i Kadaresë dhe Dyran, puna e bërë së bashku, takimet në selinë e “Fayard”, në “Rue des Saints- Pères”, mbrëmjet në „ Lipp”, “Flore”, apo në “Les deux Magots”, udhëtimet, ethet e një pune pasionante për afro tri dekada, duke bashkuar këtu përkthyesi­n e famshëm Jusuf Vrioni, gjithçka përbënte një libër më vete, madje dy: një i shkruar nga vetë Kadareja dhe tjetri që duhej shkruar nga Dyran.

Ata të dy u takuan së pari, në vitin 1981, atëherë kur Dyran po kujdesej për botimin e romanit L’Hiver de la grande solitude, kur, siç kujton Dyran, „ ai ishte rrethuar nga njerëzit e ambasadës „ pour écouter ce que nous disions”. „ Me vdekjen e Enver Hoxhës, Ismaili kërcënohej të arrestohej, - kujton ai në një intervistë në revistën parisiane L’Oeil de Boeuf, - dhe kur sulmohej me kritika të shumta në shtyp apo në gjirin e Lidhjes së Shkrimtarë­ve. Ishte urgjente të ndërhyhej. Kur shkova në Shqipëri bashkë me gruan u prita në kushte të vështira dhe ishim pothuaj të izoluar në një kat të hotel „ Dajti”, ku

 ??  ?? Klod Dyran
Klod Dyran
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania