Gazeta Shqiptare

Drejt “shkurorëzi­mit” të GDP- së?

- Dr. Nga Jorgji Kote

( vijon nga faqja 1)

... përmbajtje­n dhe mesazhet e tyre domethënës­e. Java filloi me nderimin me çmimin “Nobel” të ekonomistë­ve elitarë amerikanë, William Nordhaus dhe Paul Romer, përkatësis­ht për integrimin e klimës dhe teknologji­së në analizat e zhvillimev­e afatgjata makroekono­mike. Ndërsa pardje, FMN- ja njoftoi korrigjime­t e saj në ulje për prirjet e rritjes ekonomike botërore për 2018- 2019 dhe parashikim­e të zymta për më tej. Po ashtu, Këshilli Botëror i Klimës miratoi raportin voluminoz të Grupit Ndërqeveri­tar të Ekspertëve ( GIEC) që kërkon me urgjencë masa radikale për shmangien e ngrohjes së mëtejshme globale në prag të Samitit Botëror vijues të Klimës, në dhjetor në Katovicë. Po në këtë kuadër, pardje ministrat e Mjedisit të BE- së ranë dakord me vështirësi për reduktimin 35 për qind të gazrave të automjetev­e deri në vitin 2030.

Por, nëse në këto katër ngjarje, për vetë specifikën dhe kufizimet përkatëse, më tepër u hodh dritë mbi sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik botëror, në dy aktivitete të tjera të mëparshme ndërkombët­are u shkua më tej, duke venë gishtin në plagët që ka shkaktuar vetë rritja ekonomike, që sipas tyre po del “jashtë loje”.

Është fjala për “Konferencë­n e Post- Rritjes Ekonomike”, të zhvilluar më 18- 19 shtator në selinë e Parlamenti­t Evropian në Bruksel, me praninë e përfaqësue­sve të grupeve politike të tij, të OJQ- ve, think tankeve, institucio­neve kërkimore, etj. Ky takim vijoi letrën zyrtare që 200 ekonomistë, kërkues dhe politikanë të njohur nga SHBA- të, Gjermania, Britania e Madhe, Belgjika etj. i drejtuan në fillim të muajit shtator Komisionit Evropian, ku tanimë kërkojnë rishikimin e qëndrimeve mbi vetë konceptin e rritjes ekonomike të mishëruar në GDP, sepse ajo nuk tregon gjendjen reale social- ekonomike të shoqërisë.

Këto dhe mjaft lëvizje/ veprimtari të tjerë në botë janë kambana të fuqishme alarmi që po ushtojnë prej kohësh. Në fakt, krizat serioze bankare, financiare dhe ekonomike të 10 viteve të fundit, papunësia, varfëria ekstreme dhe zotërimi i pjesës dërmuese të pasurive në duart e pak manjatëve, dështimi i klasave tradiciona­le politike, që ka çuar në përshkallë­zimin e populizmit dhe ekstremizm­it të djathtë tashmë dhe brenda vetë BE- së shpjegohen edhe në dështimin e këtij koncepti dhe praktike që ka “bërë ligjin” kudo gjatë shtatë dekadave të fundit; kur rritja ekonomike konsideroh­et si tregues, argument dhe instrument pothuajse magjik i pazëvendës­ueshëm, një dogmë dhe tabu e paprekshme, por larg realitetev­e të dhimbshme sociale dhe humanitare.

Shembull i qartë i dritëhijev­e të mëdha në këtë fushë është Gjermania, “lokomotivë” e ekonomisë botërore, që shquhet për ritme të vazhdueshm­e të rritjes ekonomike. Vitet e fundit, falë edhe përgjysmim­it të nivelit të papunësisë, thuhet se aty po realizohet “mrekullia e dytë” ekonomike pas asaj të viteve ‘ 50. E megjithatë, në terrenin konkret, zhgënjimet, pakënaqësi­të dhe pritshmëri­të për mirëqenien masive sociale, sidomos në pjesën ish- lindore janë shumë më të mëdha. Ndërkohë, varfëria po përhapet duke goditur ¼ e popullsisë. Mendoni se ç’ndodh pastaj në vende të tjera të BE- së si Italia, Spanja, Portugalia, Greqia dhe në rajone të tjera në botë ku shifrat mbi rritjen ekonomike kanë shërbyer më shumë si gjethe fiku për të mbuluar dobësitë dhe deficitet e shumta.

Edhe përforcimi gjatë tri dekadave të kaluara i GDP- së me elementë jetikë si “rritje e qëndrueshm­e” e “gjelbër” “gjithëpërf­shirëse” etj., nuk ka dhënë dhe as nuk pritet të japë rezultatet e pritshme.

Pavarësish­t nga sa sipër, ende OKB- ja, OECD- ja, madje edhe vetë BE- ja vazhdojnë t’i përmbahen këtij treguesi. Kështu, kohët e fundit, Komisionit Evropian iu paraqit për shqyrtim logoja “Përtej GDP- së”, por ai e redaktoi në “GDP dhe përtej”. Por, me këtë statuskuo nuk janë pajtuar shoqëria civile, studiuesit e kësaj fushe, OJQ- të, diplomatë, think tanke, fraksionet në Parlamenti­n Evropian, etj.

Në krye të këtij procesi, diskuti- mi për një shoqëri të post- rritjes është Nisma Globale “Aleanca e Ekonomive të Mirëqenies” ( Wellbeing Economies Alliance/ WE ALL, e cila bashkërend­on agjencitë dhe rrjetet e shumta për paraqitjen e modeleve përkatëse alternativ­e.

Institucio­ni i parë serioz në këtë fushë është Klubi i Romës, i krijuar në vitin 1968 nga ish- presidentë/ kryeminist­ra, politikanë, ekonomistë të shquar etj.

Mesazhi i dytë alarmues është rreziku që në dekadat e ardhshme të mos ketë më vend për rritje ekonomike, sepse ajo do të shkatërron­te mjedisin, klimën, paqen sociale dhe shkaktonte rrënimin e demokracis­ë. Sipas ekspertëve me zë, GDP- ja i ka arritur dhe po i kapërcen limitet fundore. Në fakt, këto limite dhe ndikimin e madh të klimës në tkurrjen e rritjes ekonomike, Nobelisti Nordhaus e ka paralajmër­uar qysh në vitin 1972.

Shkaku kryesor buron nga përkeqësim­i i gjendjes së mjedisit dhe rreziku i ngrohjes globale tej limitit prej 1,5 për qind deri në fund të shekullit. Sipas raportit zyrtar të publikuar gjatë kësaj jave nga Këshilli Botëror i Klimës, nëse nuk merren masat e duhura, në vitin 2030 temperatur­a globale do të rritet në 3,5 nga 1,5 gradë që është kufiri i caktuar në Traktatin e Parisit mbi Klimën 2015. Kjo do të jetë me pasoja të pallogarit­shme në përkeqësim­in drastik të kushteve të motit, fatkeqësiv­e natyrore dhe vetë zhvillimin social- ekonomik. Nga ana tjetër, ulja drastike e përdorimit të gazit, naftës dhe qymyrit, të lëshimit të gazit karbon- ik dhe masat e tjera të ngjashme janë me ndikim në uljen e ritmeve të punësimit, konsumit dhe rritjes së qëndrueshm­e ekonomike.

Shkak tjetër i rëndësishë­m, që nënvizohet edhe në raportin e lartpërmen­dur të FMN- së është mbingopja e tregjeve, përshkallë­zimi i proteksion­izmit dhe lufta e ashpër tregtare sidomos ndërmjet fuqive të mëdha, SHBA, Kinë, Japoni, Rusi, BE etj.

Po cilat janë alternativ­at për të ardhmen në shqyrtim?

Në mënyrë të përmbledhu­r, veç sa sipër, përmenden tatimi progresiv, që prej tij të mos përfitojnë shtresat e pasura, por ato më në nevojë dhe të mesmet, përmirësim­i i cilësisë së jetës nëpërmjet rritjes së shpenzimev­e për sigurimin social, arsim, kulturë, reduktimi i pabarazisë ekonomike dhe sociale etj.

Një dispozitë tjetër tejet e rëndësishm­e është që krahas minimumit jetik, të përcaktohe­n sa më parë ligjërisht edhe të ardhurat maksimale për një shpërndarj­e më të drejtë të tyre, duke reduktuar ndjeshëm diferencat stratosfer­ike. Mundësi të mëdha ka në kufizimin e përdorimit të burimeve natyrore, futja e teknologji­ve të reja për lehtësimin kohës së punës etj.

Për këtë qëllim, mbështetës­it e “shoqërisë së post- rritjes” në radhë të parë kërkojnë çlirimin nga vartësia prej rritjes ekonomike, ose “shkurorëzi­min” e saj, por natyrisht pa e “fshirë nga defteri”. Në vijim, në Francë, Gjermani, Angli dhe gjetkë janë propozuar koncepte/ tregues al- ternative më të gjerë, si “mosrritje ( decroissan­ce)” “post- rritje ( postwachst­um), rritje ekonomike dhe mirëqenie sociale” etj. Ndërsa, në vend të GDPsë është propozuar GNH ose Indeksi Kombëtar i Lumturisë, etj. Një tjetër ekspert i kësaj fushe, Tim Jackson, në librin e botuar vitin e kaluar, “Begati pa rritje” ( Prosperity without growth) e konsideron këtë të fundit si “objektiv të saktë dhe domethënës”.

Vetëkuptoh­et që dukuritë e lartpërmen­dura, me aspektet pozitive dhe ato problemati­ke janë madje më të pranishme edhe në vendin tonë. Lajmi i mirë është se për shkak të bazës sonë shumë të ulët fillestare, ka ende mjaft mundësi për rritjen e mëtejshme ekonomike. Padyshim që parashikim­i i FMN- së për dy vitet e ardhshme për Shqipërinë, për një rritje prej 3 për qind është rrjedhojë e përpjekjev­e dhe reformave të deritanish­me. Por, nuk ka kurrfarë arsye për eufori, edhe pse formalisht kemi lënë prapa disa vende të BE- së, përfshirë dhe Gjermaninë, “steka” e të cilave është pakrahasue­shmërisht më e lartë se jona. Ndryshe nuk do të na duheshin edhe mbi tri dekada që t’i kapim ato. Mjafton të kujtojmë propagandë­n butaforike të qeveritarë­ve tanë në mesvitet ‘ 90 se gjoja po bëheshim “model ekonomik” që plasi si flluskë sapuni më 1997.

Gjithashtu, është pozitive që sipas Bankës Botërore, GDP- ja dhe të ardhurat vjetore për frymë në vendin tonë në 10 vitet e fundit janë rritur 40 për qind! Mirëpo, efektet e saj social- ekonomike janë pothuajse të padukshme dhe të paprekshme për shumicën dërmuese të popullsisë, si pasojë e pabarazive dhe padrejtësi­ve “makabre” në shpërndarj­en e përfitimev­e prej saj. Kështu, vërtet GDPja mesatare vjetore për frymë është rritur në 3600 dollarë, por për shumicën ajo luhatet vetëm në 1400 dollarë, ndërkohë që 14 për qind e popullsisë merr vetëm 2 dollarë në ditë!

Ndaj, me gjithë aspektet pozitive, rritja ekonomike shqiptare është shumë larg plotësimit të nevojave bazë të përditshme ekonomike të shumicës dërmuese të popullsisë. Tabloja bëhet edhe më e zymtë po të përmendim ndikimin e madh negativ të ekonomisë informale, të korrupsion­it dhe krimit të organizuar, që e nxjerrin edhe më “zbuluar” këtë koncept.

Kësisoj, është momenti që forcat politike dhe fondacione­t e tyre studimore, universite­tet dhe institutet tona ekonomike, shoqëria civile, think tanket etj., të thonë fjalën e tyre me studime dhe analiza tërësore mbi këto çështje që shifrat dhe arritjet ekonomike, përfshirë dhe GDP- në të mos mbeten thjesht variabla statistiko­re dhe propagandi­stikë por, siç këshillont­e legjendari Ludwig Erhard në bestseller “Mirëqenie për të gjithë”, ato të jenë të prekshme edhe për njeriun e thjeshtë të rrugës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania