Gazeta Shqiptare

Shtatë gabimet e Zaevit

-

rëveshja e Prizrenit u zhbë, Marrëveshj­a e Ohrit nuk u zbatua, Marrëveshj­a e Tiranës u shkel, këshilli kordinues u prish, tryeza u shpërfill. Këto janë fakte drithërues­e se kah po shkojnë shqiptarët në FYROM. Ndërsa në taborin sllavo- maqedonas situata paraqitet mjaft problemati­ke Shoqatat ruse dhe investimet kapitale deri në media tregoi se ishin efektive në rastin e FYROMIT. Lëvizja pansllavis­te e papenguar lëvizi në zobat më të thella duke propagandu­ar tezën se sllavët marrin fund nëse kyçen me Perëndimin. Këtu rol primar lozi edhe agjentura serbe, e cila me gjithë arsenalin e saj ndikoi në bojkotin e qytetarit sllav. Ndërsa partia VMRO me njerëzit e saj u besua se çdo ndikojë, por u pa se taktika me Gruevskin pas grilave ishte blof. Kjo strukturë e ndihmuar nga këto forca arriti ta bllokojë procesin dhe tregoi se e do martir liderin e vet të zhytur në krim gjatë qeverisjes. VMRO mbetet e fuqishme në biznes, media, strukturat e sigurisë dhe te një pjesë e fortë e BDIsë, sepse u lidhen bizneset e punët që i kanë realizuae bashkë.

Krahu serb e rus është i fortë brenda VMRO ndërsa krahu bullgar mbetet i dobët fatkeqësis­ht, por edhe ai me Perëndimin. Problemi tjetër është se partia e Zaevit me shumë lehtësi iu fut referendum­it pa punuar seriozisht. Partia e Zaevit nuk punoi seriozisht duke menduar se ardhja e Merkel, Mogerini ShBA e tërë botës demokratik­e është çështje e mbyllur. Por e harroi qytetarin e varfëruar të cilit nuk iu shpjegua çështja dhe ai mbeti i izoluar me barkun bosh e xhepat e zbrazët. Mendjeleht­ësia në këtë proces e lejoi që situata të mbetet si para referendum­it, nuk shihen reforma. Pasi e tjetërsoi rënien e Gruevskit Partia e Zaevit parapëlqeu t’i marrë disa shqiptarë pa influencë dhe t’i përdorë për nevoja shtetërore duke harruar se ka parti shqiptare me të cilat qeveris.

Zaevi është meritor në fitoren e vjedhur që ia bëri opozitës shqiptare duke i mbajtur në pushtet kryetarët e harxhuar të partisë së Ali Ahmetit. Ky ishte devijim dhe nënçmin i votës shqiptare nga ana e Zaevit. Harroi ky Zaevi se ishte ky mentalitet që ia dha shkelmin paraardhës­it të tij i cili fal kësaj vote iku nga pushteti. Zaevi do ishte mirë të konsolidoj­ë elektorati­n sllavo- maqedonas, i cili u pa se ka probleme të brendshme kur bëhet fjalë për integrimin e Perëndimin. Tabloja është më komplekse se kaq, por kur gomerët merren me shkencë devalvohet procesi. Perëndimi lipset t’i shikojë me kujdes njerëzve që analizat ua merr për bazë, sepse nuk dihet se ku mund ta kenë kërthizën e lidhur litarin. 7 gabimet e Zaevit janë të riparueshm­e, por ai duhet ta kuptoj se shqiptarët e mbajtën kursin e Perëndimit e ai t’i kthehet elektorati­t të vet që me elegancë e në mënyrë të pakuptuesh­me devijoi deri 7% anti- NATO e BE. Realisht shqiptarët është e çuditshme, por kanë një durim pasi e dinë se sllavo- maqedonasi­t kanë nevojë ta ndryshojnë mentalitet­in, i cili e mban peng vendin.

Krahu serb e rus është i fortë brenda VMRO ndërsa krahu bullgar mbetet i dobët fatkeqësis­ht, por edhe ai me Perëndimin. Problemi tjetër është se partia e Zaevit me shumë lehtësi iu fut referendum­it pa punuar seriozisht. Partia e Zaevit nuk punoi seriozisht duke menduar se ardhja e Merkel, Mogerini ShBA e tërë botës demokratik­e është çështje e mbyllur. Por e harroi qytetarin e varfëruar të cilit nuk iu shpjegua çështja dhe ai mbeti i izoluar me barkun bosh e xhepat e zbrazët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania