Gazeta Shqiptare

Shqipëria ngec me Jordaninë, Panuçi "luftë" me mediat

Kuqezinjtë dominojnë, por nuk shënojnë, shtylla i mohoi golin Uzunit në të 85'- ën Në "Elbasan Arena" mbyllet gjithçka 0- 0

-

drani sheh gardianin jordanez të bëjë një pritje fantastike në të 52'- ën. Veseli ka në këmbët e tij golin e avantazhit 12 minuta më pas, por fillimisht del huq, ndërsa më pas gjuan keq. Kuqezinjtë vijojnë të këmbënguli­n, por nuk do të shkojnë më larg sesa shtylla e Uzunit në minutën e 85- të. 0- 0 do të mbyllet në "Elbasan Are- na", një barazim që lë shije të hidhur pak ditë nga ndeshja vendimtare me Izraelin.

Abazaj ndjek ndeshjen nga tribuna Kristal Abazaj nuk po kalon një moment të mirë në Belgjikë, pasi me skuadrën e Anderlehti­t nuk po aktivizohe­t. Gjithsesi, sulmuesi 22vjeçar nuk është larg Kombëtares dhe ka qenë i grumbullua­r me ekipin e Shpresave. Por Kristian Panuçi nuk e ka grumbullua­r në ekipin e parë, duke bërë që ndeshjen kundër Jordanisë, sulmuesi i Anderlehti­t ta ndjekë nga tribuna. Në "Elbasan Arena", Abazaj është fotografua­r në tribunë për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares në miqësoren kundër Jordanisë. Panuçi braktis "Supersport"- in Kristian Panuçi ka refuzuar të flasë për "Supersport" pas ndeshjes. Kjo ka sjellë menjëherë reagimin e gazetarëve dhe të panelit të platfomrës dixhitale që transmeton edhe ndeshjet e Kombëtares. Ilda Bejleri, e cila e priste me mikrofon në dorë trajnerin, e ka cilësuar arrogant dhe aspak korrekt trajnerin. Ndërkohë, ish- trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, e ka cilësuar të pavend sjelljen e trajnerit të Kombëtares. "Të gjithëve nuk na pëlqen të flasim kur punët nuk janë mirë, ndërkohë që jemi të detyruar të respektojm­ë mediat dhe opinionin publik. Sjellja e trajnerit është e papranuesh­me. Ai e nënvlerëso­n shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojtarëve të jenë profesioni­stë, për vete jep shembullin e kundërt. Tërësisht e papranuesh­me kjo sjellje. Nuk e kam parë në asnjë vend", ka thënë Hafizi ndër të tjera për "Supersport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania