Gazeta Shqiptare

115 farmaci kalojnë në "sitë", masa për shkelje ndaj 56 subjekteve

Aksioni do të vijojë në të gjithë vendin

-

Janë

intensifik­uar kon trollet në rrjetin e hapur farmaceuti­k për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task Forcës së ngritur nga Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, 1 muaj më parë, janë kontrollua­r 115 farmaci në të gjithë vendin. Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimi­t të barnave, të kushteve higjieno- sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për

KONTROLLI

Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administra­tive, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikim­it, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespekt­im të kushteve të ruajtjes së barnave

tregtimin e barnave pa recetën e mjekut. Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administra­tive, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18

masa për mungesë të recetave sipas klasifikim­it, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespekt­im të kushteve të ruajtjes së barnave. Task- Forca për kontrollin e barnave, është e

përbërë nga përfaqësue­s të disa institucio­neve, ku përfshihen për herë të parë edhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceuti­k. Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin. Disa ditë më parë, në kuadër të Platformës së Bashkëqeve­risjes, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u ka deklaruar se, nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacistë­t dhe farmacitë që japin ilaçe pa receta. E për këtë është ngritur një taskforcë, e cila do të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave dhe shitjen e tyre në farmaci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania