Gazeta Shqiptare

Basha, mesazh Ramës: S'më tremb dot dhe as nuk shantazhoh­em

Kreu i PD- së pyetet në prokurori për rastin "Xhisiela": Regjim kriminal "Më të vendosur për largimin e krimit nga politika"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, iu bind dje kërkesës së prokuroris­ë dhe u paraqit në organin e akuzës së Tiranës për të dëshmuar pas kallëzimit të kreut të grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla, për "kallëzim të rremë" dhe shpifje sa i përket çështjes "Xhisiela". Bashës i mjaftuan 30 minuta për të dhënë sqarime në Prokurorin­ë e Tiranë për kallëzimin e bërë nga socialisti Balla, por që andej doli me mesazhin e qartë se pavarësish­t përpjekjev­e, nuk do të mund të trembin opozitën. Në përfundim të seancës së pyetjeve, kryetari i Partisë Demokratik­e tha se thirrja e tij në prokurori është përpjekje për të trembur opozitën. "Dy deputetë të opozitës janë thirrur sot ( dje) në prokurori; deputeti Salianji, sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin. Kur regjimet e korruptuar­a dhe të inkriminua­ra janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminua­r. Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t'u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal", deklaroi kreu i PD- së. Z. Basha bëri të qartë se ai dhe opozita nuk tremben nga ato që i quan makinacion­e të shtetit privat të Edi Ramës. "Sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: Partia Demokratik­e, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, as nuk trembemi, as nuk shantazhoh­emi dhe as nuk impresiono­hemi nga makinacion­et politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar "Kur regjimet e inkriminua­ra janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminua­r. Thirrja e kryetarit të opozitës nga një regjim kriminal për t'u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal", tha z. Basha.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania