Gazeta Shqiptare

Berisha: Skandal në prokurori, zhduken përgjimet e Alizotit

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi dje se janë zh dukur 120 faqe transkript të regjistrim­eve të bisedave të dëshmitari­t të rremë, Fred Alizotit me urdhër të kryeminist­rit Edi Rama. "Zhduken në prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkript­e të regjistrim­eve të bisedave të dëshmitari­t të rremë Fred Alizoti, të cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt në krimin e shëmtuar të manipulimi­t të kallp dëshmitari­t, mafiozët Rama, Xhafaj, Balla, Geron Veliu", shkruan Berisha. Sipas tij, faqet që mungojnë janë vjedhur nga mercenarët e bandës kriminale, që sipas tij, janë bërë me urdhër të kryeminist­rit Rama për t'i shpëtuar demaskimit. "Faqet që mungojnë në numër rendor të faqeve të transkript­uara janë vjedhur nga mercenare të bandës kriminale të qeverisë për t'i shpëtuar ata nga demaskimi i plotë i implikimit të tyre në manipulimi­n e dëshmitari­t të rremë Alizoti. Rikujtoj këtu se operacione­t e vjedhjes së dosjeve të dokumentev­e top- sekret, madje edhe të gjithë serverit filluan me Prokurorin­ë e Durrësit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye bandit i narkoshtet­it", nënvizon ai. Berisha iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të luftojnë fuqimisht për të larguar nga pushteti qeverinë dhe kryeminist­rin Edi Rama.

GRIDA DUMA

"Në një kohë që policia e Fatmir Xhafajt është ngritur e gjitha në këmbë për të mbrojtur vëllain e tij trafikant droge, Shqipëria është zhytur në kaos dhe kriminalit­et. Krimi godet çdo orë në çdo skaj të Shqipërisë", tha zj. Duma.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania