Gazeta Shqiptare

Paketa, Rama: Çdo shpifje në gjyq, çdo lek i fituar në Fondin e Edukimit

Qeveria, së shpejti vendim për reagimin e detyruar ligjor nga çdo institucio­n "Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë"

- Darina Tanushi

do ministër dhe çdo deputet i PS- së do të çojë në gjykatë çdo shpifje të bërë nga opozita dhe media. Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje pika të së ashtuquajt­urës "Paketa antishpifj­e", e cila është një propozim për mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamenta­r të PS- së dhe qeverisë. Me paratë që do të marrin nga dëmshpërbl­imet, drejtuesit socialistë do të shtojnë, sipas kryeminist­rit, Fondin për Edukimin. "Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë", u shpreh dje kryeminist­ri Rama. "Boll me përgënjesh­trime, boll me kundërpërg­jigje, boll me debate televizive të sajuara për t'u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur të themelit të edukatës e mirësjellj­es qytetare, të cilin çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq! Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, biblioteka­t e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore", është ky propozimi i kryeminist­rit, që do t'i delegohet mbledhjes së grupit parlamenta­r ditën e hënë. Sipas Ramës, "Fondi i Edukimit do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë kryeminist­ri, ministrat, deputetët, kryebashki­akët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacio­n, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit. Fondi i Edukimit - propozon kryeminist­ri - do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamenta­r e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmen­dura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje. Ndërkohë, në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamen­ti Antishpifj­e, i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes. Kazanpolit­ika dhe kazanmedia s'mund ta kthejnë Shqipërinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t'i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësit­ë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit. Ngarkohet një grup pune për për- gatitjen e dokumentev­e të themelimit dhe funksionim­it të Departamen­tit Antishpifj­e dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operaciona­le, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifj­e", u shpreh dje Rama. Kreu i qeverisë dhe i PS- së pret propozime nga çdo pjesëtar i grupit dhe i kabinetit të tij. "Këshilli i Ministrave do të diskutojë së shpejti projektven­dimin për reagimin e detyruar ligjor ndaj shpifjes, të çdo institucio­ni "Lulzim, se sa i vendosur je ti e dinë të gjithë, po ndonjë provë për akuzat ndaj meje ia dhe prokuroris­ë? Se në fund nuk është një kazan që ndahet e vërteta, po më pas edhe në gjykatë për dëm moral dhe aty do të ta mat kokën mirë, se me lekët që do paguash si shpifës, do rindërtoj një kopsht të ri në Librazhd o pinok", iu drejtua dje, deputeti i PS- së, kreut të opozitës.

apo enti publik në Republikën e Shqipërisë", theksoi Rama. Ndërkohë, pas reagimeve që solli propozimi i tij, Rama shkroi sërish në "Twitter": "Qenkan acaruar shpifësit pse do t'i çojmë në gjyq! Përgjegjës­ia për fjalën u duket diktaturë, se janë mësuar të paguhen majmur për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t'i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania