Gazeta Shqiptare

Kosovë, Gjykata e Prishtinës liron "Babalen": Ka kërkuar azil politik

Albert Veliu: Kam frikë të kthehem në Shqipëri

-

Gjykata

e Prishtinës li roi dje Albert Veliun të ashtuquajt­ur "Babale". Ndërsa ai pritej të ekstradohe­j në Tiranë, Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoritete­ve shqiptare për paraburgim ndaj "Babales", me argumentin se ka kërkuar statusin e azilantit me pretendimi­n se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Albert Veliu akuzohet në Shqipëri për kallëzim të rremë për rastin e audiopërgj­imit të pretenduar të Agron Xhafajt dhe kalim të paligjshëm të kufirit. "Babalja" u lirua rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës. Në një komunikim telefonik me "News 24", Veliu tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri. Avokati i "Babales", Tomë Gashi tha se klienti i tij, Albert Veliu ndodhej me të pas vendimit të gjykatës. Në vendimin e gjykatës thuhet se përfaqësue­si i akuzës, prokurori Hivzi Bajraktari ka kërkuar masën e sigurimit personal arrest me burg për Veliun, me qëllim ekstradimi­n në Shqipëri, në bazë të urdhër- arrestit të lëshuar nga autoritet shqiptare, që e akuzojnë për veprat penale "Kallëzim të rremë në bashkëpuni­m" dhe "Kalim i paligjshëm i kufirit". Vetë Veliu, sipas dokumentit, ka kundërshtu­ar masën e kërkuar nga organi i akuzës, duke thënë se ka kërkuar azil në Kosovë, pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta. Argument ky, që u përmend edhe nga avokati. Albert Veliu ka kërkuar azil në Kosovë bashkë me djalin e tij 18vjeçar, Ledio. Ndërsa bashkëshor­tja dhe djali i mitur ndodhen si azilantë në Belgjikë. Nga ana tjetër, avokati i "Babales", Tomë Gashi ka përdorur si argument gjatë seancës precedenti­n e ekstradimi­t të "gylenistëv­e" te Erdogan dhe ka thënë se nëse klienti i tij do mbahej, ky do ishte skandali më i madh juridik pas rastit të turqve. Në përfundim, referuar argumentev­e të palës mbrojtëse, Gjykata e Prishtinës ka vendosur të lërë të lirë Albert Veliun, i cili kthehet në kampin e azilantëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania