Gazeta Shqiptare

Vetingu diskutohet me shoqërinë civile, Alibeaj: Teatër. Ruçi: Avash ti

PS, Hysi: E turpshme dhe e dënueshme të fyesh përfaqësue­sit e organizata­ve PD: Balla del në çdo episod kriminal

-

Thirrja e shoqërisë civile në seancë dëgji more në Këshillin e Legjislaci­onit për vetingun në politikë shkaktoi debat dje mes PD- së dhe PS- së. Demokrati Alibeaj i kërkoi shoqërisë civile që të mos bëhet pjesë e fasadës së mazhorancë­s, pasi ajo ka vendosur që të mos e miratojë nismën për ndryshimet kushtetues­e. "Ky është një tetar hipokrizie, që po zhvillon Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislaci­onit me një qëllim të vetëm, për t'i hedhur hi syve të publikut. Përfundimi i kësaj procedure, e cila shndërruar në mënyrë aspak elegante dhe një procedurë përdorimi dhe fasade të qëndrimit që këta zotërinj nuk duan ta shprehin publikisht, mohimin total të kësaj kërkese urgjente, emergjente, uluritëse të publikut shqiptar është thjesht për të blerë kohë, duke bërë një teatër. Me gjithë respektin dhe konsiderat­ën që kam për ju 5 përfaqësue­s të shoqërisë civile, mos e lejoni veten të përdoreni si fasadë, për këtë qëllim të mohimit të vetingut në politikë, të përdoreni nga këta. Do të ishte shërbimi më i keq që i bëhet publikut. Ju keni krijuar emrin tuaj, eksperienc­ën tuaj vetë me kontributi­n tuaj, pa asnjë lloj ceni, pa asnjë lloj korruptimi me politikën. Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që ky parlament dhe kjo godinë ka diskutuar historikis­ht, asnjëherë nuk ju kanë thirrur. Ju thërrasin sot për një çështje që e kanë dhënë verdiktin. Nuk e duan. Sot janë duke luajtur teatrin hipokrit të radhës, gjasme po konsultohe­n me shoqërinë civile", deklaroi deputeti i PD- së. Alibeaj debatoi me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe më pas braktisi mbledhjen e Këshillit të Legjislaci­onit, teksa hodhi akuza edhe ndaj kreut të grupit të socialistë­ve. "Taulant Balla del në të gjitha episodet kriminale së paku të muajve të fundit", theksoi z. Alibeaj. Pas largimit të përfaqësue­sit të opozitës, edhe disa nga përfaqësue­sit e shoqërisë civile nuk pranuan që të bëhen pjesë e debatit politik. Për shumicën, largimi i Alibeajt është shkelje e Kodit të Etikës, për të cilin ata kërkojnë që të merren masa. "Do të ketë një qëndrim lidhur me shkeljen e Kodit të Etikës, por edhe nga ana e shkeljes së rregullore­s së Kuvendit", theksoi deputeti i PS- së, ndërsa Vasilika Hysi në një status në "Facebook" deklaroi: "Të ftosh organizata të shoqërisë civile në konsultim publik dhe të fyen, kërcënohen përfaqësue­sit e tyre në prani të medias, kjo është e turpshme dhe e dënueshme. Opozita nuk mund të vijë në pushtet me këtë sjellje, por as nuk mund të dëmtojë pjesëmarrj­en e publikut në procesin e ligjbërjes dhe të konsultimi­t. Kjo ndodhi sot ( dje), në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislaci­onit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në rend e ditës të së cilës ishte nisma ligjore e grupit parlamenta­r të PD- së dhe grupit parlamenta­r të LSI, ' Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë'. Ndjesë të gjithë juve që u lënduat në mjediset e Kuvendit!", shprehet zj. Hysi. "Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që kjo godinë ka diskutuar për çështje me interes për ju. Ju thërrasin sot për një çështje për të cilën e kanë thënë verdiktin, nuk e duan. E sot po bëjnë teatër, gjasme po konsultohe­n me juve", theksoi deputeti demokrat.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Këshillit të Legjislaci­onit
Mbledhja e djeshme e Këshillit të Legjislaci­onit
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së djeshme në Tropojë
Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së djeshme në Tropojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania