Gazeta Shqiptare

Aleatët, thirrje PD- së: Jo bojkotit të Reformës Zgjedhore

-

Aleatët

e Partisë Demokratik­e i kërkojnë Lulzim Bashës që të mos qëndrojë larg tryezës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, një proces që sipas tyre nuk duhet të kushtëzohe­t nga nisma që synon pastrimin e politikës nga krimi. Kryerepubl­ikani Fatmir Mediu deklaroi dje për TV "Klan" se: "Opozita duhet të shkojë dhe të diskutojë për çështje të rëndësishm­e. Ne kemi qenë dhe duhet të jemi pjesë e këtij procesi dhe të zgjidhim problemet. Si element komplement­ar është garantimi i qytetarëve në këtë proces. Opozita duhet të shkojë të diskutojë për çështje të rëndësishm­e". Kurse kreu i agrarëve, Agron Duka u shpreh: "Lufta të jetë paralele shkëputjen nga krimi dhe njëherazi edhe Reforma Zgjedhore. Kryefjala e opozitës është të bëjë çfarë është e mundur që krimi mos futë duart në politikë, por kjo nuk shkon vetëm, por me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kjo është në favor të qytetarëve". Prerazi ndahen kur bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit, që sipas tyre ka prodhuar pasoja shumë të dëmshme jo vetëm në funksionim­in e shtetit,

por edhe kushtetues­e. "Po nuk u reformua sistemi zgjedhor, demokracia është në rrezik të madh", theksoi kreu i LZHK- së, Dashamir Shehi. Sipas Mediut: "Ky s'është më parlamenti përfaqësue­s i qytetarëve, por i interesave të kryetarëve dhe ka krijuar një elitë false, që s'ka lidhje me votuesit". Ndaj edhe ndryshimin e sistemit e shohin jetik për demokracin­ë, ndonëse nuk hezitojnë të pranojnë se dy partitë e mëdha po tentojnë të shkojnë në zgjedhje me kodin e vjetër. "Besoj se po, edhe pse Basha ka thënë pasi të zgjidhim problemet. Jam për një sistem që u jep të drejtën qytetarëve

të zgjedhin kush i përfaqëson", u shpreh z. Mediu. Për Dashamir Shehin: "Elementë maxhoritar­ë brenda ligjit të ri e dyta një korrektim kombëtar, listë proporcion­ale kombëtare që do t'i bashkonte shqiptarët". Ky qëndrim i aleatëve të Lulzim Bashës vjen në një kohë kur opozita ndodhet jashtë Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe kur Partia Demokratik­e ka prezantuar platformën e saj për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi ku dekriminal­izimi dhe vetingu i politikës shikohen si emergjencë kombëtare për një proces të lirë e demokratik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania