Gazeta Shqiptare

"Reuters": Varreza shqiptare e ' Mig'- ëve shndërrohe­t në bazën ajrore të NATO- s

Xhaçka: Kjo bazë është gjurma e parë e NATO- s në Ballkanin Perëndimor "Do të shpenzohen mbi 50 milionë euro në fazën e parë"

-

Për një kohë të gjatë ka qenë varreza e forcave ajrore, baza shqiptare në Kuçovë do të bëhet një qendër e NATO- s, që do të sjellë kënaqësi për aviatorët, të cilët presin të dëgjojnë sërish zhurmën e motorëve të ' ulërijnë', shkruan agjencia zyrtare britanike e lajmeve, "Reuters", në një artikull që ia dedikon bazës së parë ajrore të NATO- s në Ballkan, e cila do të ngrihet në Kuçovë. Shqipëria i uli përfundimi­sht 224 ' Mig'- ët e saj sovjetike dhe kinezë në vitin 2005 dhe që prej vitit 2009, fqinjët e NATO- s, Greqia dhe Italia monitorojn­ë hapësirën e saj ajrore. Kjo solli një rënie të ekonomisë përreth Kuçovës, që dikur quhej "Qyteti i Stalinit" gjatë epokës komuniste. "Kjo bazë është gjurma e parë e NATO- s në Ballkanin Perëndimor, pasi do të transformo­jë Kuçovën në bazën e parë ajrore të NATO- s për këtë rajon", thotë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për "Reuters". "NATO- ja do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetës­e për furnizime, logjistikë, trajnim dhe manovra", tha Xhaçka. Shqipëria mendon se e ka fituar një transformi­m të tillë në këtë bazë për ndihmën që ka dhënë në ruajtjen e stabilitet­it në Ballkan dhe kontribute­t në misionet paqeruajtë­se të NATO- s përreth botës. "Rajoni, si i tërë ka hyrë në një proces të integrimit Euro- Atlantik", shtoi Xhaçka. Lajmet për një bazë të NATO- s kanë rritur shpresat në Kuçovë. Civilët e shohin projektin e bazës si një nxitje ekonomike për një zonë të rrënuar nga emigrimi dhe papunësia. Gjenerata e fundit e pilotëve të trajnuar, tani në të pesëdhjeta­t, janë të etur të dëgjojnë zhurmën e motorëve përsëri, ndërsa më të rinj në këtë zonë largohen nga puna për shkak të rrogave të tyre të ulëta. Delet kullosin në shkurret mes korsive të uljes dhe pistës. Rreth 88 ' Mig' qëndrojnë me gomat e shfryra pranë tre hangarëve nëntokësor­ë, ndërsa zogjtë këndojnë sipër tyre. Pista, e konceptuar nga inxhinierë­t sovjetikë, e cila ruante dinamit nën të për ta hedhur në erë nëse do të duhej për të mos rënë

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania