Gazeta Shqiptare

Kreu i Kuvendit pret ambasadori­n e ri, Soreca: Po punojmë për Shqipërinë në BE

-

Kryetari

i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti dje ambasa dorin e ri të misionit të BE- së në Tiranë, z. Luigi Soreca. Pasi e uroi ambasadori­n Soreca për misionin e tij në Shqipëri, kryetari i Kuvendit informoi gjerësisht mbi veprimtari­në dhe kontributi­n e Kuvendit në tri aspektet kryesore: kurorëzimi­n me sukses të hapjes së negociatav­e në qershor 2019, vazhdimin me vendosmëri të reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, përfundimi­n e reformës zgjedhore. "Kuvendi është i angazhuar për realizimin e të gjitha detyrimeve të tij për kurorëzimi­n me sukses të hapjes së negociatav­e në qershor 2019. Pas publikimit të raportit me rekomandim­et e Komisionit Evropian për Shqipërinë, në maj 2018, Kuvendi hartoi Planin e Veprimit me 6 objektiva dhe 46 masa për realizimin e tyre. Deri më 1 tetor janë realizuar 22 nga 37 masa të parashikua­ra për periudhën 1 maj31 tetor 2018, ndërsa 15 masa janë në proces. 9 masat e tjera janë programuar të realizohen gjatë periudhës 1 nëntor 2018- prill 2019", tha Ruçi në paraqitjen e tij. Në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore, kryetari i Kuvendit nënvizoi se Komisioni i Reformës ka bërë një punë të shkëlqyer, por është i nevojshëm vullneti politik i partive, të cilat duhet të afrohen në qëndrimet e tyre, në emër të interesave të vendit. "Nëse partitë arrijnë një kompromis, reforma miratohet që nesër", nënvizoi kryetari i Kuvendit. Ambasadori Soreca nënvizoi se tetë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë. "Objektivi i BE- së është i qartë: Shqipëria duhet të jetë në BE dhe për këtë po punojmë të gjithë", u shpreh ambasadori Soreca. Por për këtë duhen rezultate konkrete, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Reforma në drejtësi po lavdërohet për kurajën dhe përgjegjës­inë që po demonstroh­et për zbatimin e saj. Vetingu po funksionon, por është shumë e rëndësishm­e të krijohen organet e reja të sistemit dhe për këtë duhen shtuar përpjekjet. Përsa i përket reformës zgjedhore, ajo po shkon drejt përfundimi­t, por për këtë duhet që partitë të mbështesin më shumë Komisionin e Reformës dhe të arrijnë një kompromis në të mirë të vendit.

në duart e armikut dhe që ishte ndërtuar nga të burgosurit politikë në vitet 1950, ka kushte të mira moti gjatë gjithë vitit. "Një bazë e NATO- s do të rrisë kapacitete­t mbrojtëse të vendit dhe

investitor­ët e huaj do të kenë më shumë besim në Shqipëri. Do të jetë gjithashtu, diçka e mirë për punësim në rajon", tha komandanti i Forcave Ajrore, 68- vjeçari në pension, Klement Alikaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania