Gazeta Shqiptare

Presidenti Meta hap garën për kreun e ri të KLSH- së, Leskajt i mbaroi mandati

-

Ilir Meta hapi dje zyrtarisht garën për pasuesin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mandati i të cilit përfundon më 22 dhjetor 2018. Në garë, Presidenti Meta fton të gjithë të interesuar­it, të cilët plotësojnë kriteret e ligjit. "Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit, shoqëruar me dokumentac­ionin e nevojshëm do të jetë duke filluar nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018", thuhet në njoftimin e Presidencë­s. Mandati i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit është 7- vjeçar. Procedura e parashikon që garën e hap Presidenca, ndërsa kryesuesin e KLSH- së e zgjedh Kuvendi me votë. Kompromisi politik deri më tani ka qenë që emri i kreut të KLSH- së t'i lihej opozitës. Mbetet për t'u parë nëse edhe për pasuesin e Bujar Leskajt do të ndiqet e njëjta praktikë. "Kandidatit të përzgjedhu­r për këtë pozicion kushtetues do t'i kërkohet paraqitja e dokumentac­ionit shtesë si më poshtë: formulari i vetëdeklar­imit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktime­ve të ligjit nr. 138/ 2015 ' Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike'; Formulari i aplikimit të plotësuar ' Për informim përpara emërimit/ zgjedhjes në poste të larta', në përputhje me parashikim­et ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/ 2015 ' Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë' si dhe vetëdeklar­im i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtuesh­mërisë së funksionit sipas përcaktime­ve të nenit 21 pika 1, të ligjit nr. 154/ 2014 ' Për organizimi­n dhe funksionim­in e KLSH'".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania