Gazeta Shqiptare

Si e "fshehu" gjyqtari Artur Malaj vilën 3- katëshe në Vlorë nga vetingu

KPK anashkaloi prova të shumta, që e lidhin gjyqtarin e Gjykatës Administra­tive të Apelit me një vilë në qytetin bregdetar "Familjarët e tij dhe personat e lidhur zotërojnë mijëra metra katrorë tokë"

- Aleksandra Bogdani, Besar Likmeta

Ervin Çeta, ish- kampi on kombëtar boksi me klubin sportiv "Flamurtari" u rrit përballë një fushe sportive pas shkollës së mesme "Halim Xhelo" në qytetin e Vlorës, në oborrin e së cilës luante futboll dhe ushtronte muskujt mbi paralele. Në një cep të oborrit të shkollës, aty ku dikur ndodhej një vendstrehi­m i nëndheshëm antiajror, që banorët e zonës i referohen si "tuneli", ngrihet sot një vilë e madhe trekatëshe me papafingo, grila persiane, kangjella hekuri dhe porta automatike. "Kam nostalgji, pasi në oborrin e shkollës luanim futboll. Këtu ku ndodhet shtëpia, më parë ishte vendstrehi­mi", kujton Çeta, i cili e ndan jetën mes Vlorës dhe qytetit të Otrantos në Itali, ku punon si bahçevan. "Shtëpia është e boshatisur prej vitesh dhe e vizitojnë rrallë gjatë beharit, pasi janë zhvendosur të gjithë në Tiranë", tregon ish- boksieri, i cili ka zhvilluar 11 ndeshje ndërkombët­are. Sipas banorëve të lagjes "Kushtrimi", pas mureve të dekoruara me tulla terakotë jetonte dikur Artur Malaj, për shumë vite kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe prej vitit 2013, gjyqtar në Gjykatën e Administra­tive të Apelit në Tiranë. Përveç dëshmive të fqinjëve, fije të shumta verbale dhe shkresore, një raport i deklasifik­uar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r, një denoncim në KLD, si dhe dokumente të ILDKPKI- së dhe institucio­neve të tjera e lidhin ngushtësis­ht gjyqtarin Malaj me këtë vilë, e cila ka një origjinë prone të dyshimtë dhe është regjistrua­r në hipotekë në emër të ish- sekretares së tij. Megjithatë, sinjalet e shumëfisht­a se vila mund të jetë pasuri e fshehur e gjyqtarit u anashkalua­n nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, i cili më 3 gusht mori vendimin për ta konfirmuar në detyrë Malajn me argumentin se ai "ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel kualifikue­s të vlerësimit të aftësive profesiona­le". Vila pas shkollës "Halim Xhelo" nuk është e vetmja pronë që ka ngritur dyshime mbi integritet­in e gjyqtarit Artur Malaj. Sipas provave të administru­ara nga KPK, famil-

jarët e tij dhe personat e lidhur zotërojnë mijëra metra katrorë tokë, apartament­e dhe troje ndërtimi, një pjesë e të cilave janë përfituar nga persona me precedentë të theksuar kriminalë dhe të lidhur më të ashtuquajt­urën "mafia" e tjetërsimi­t të pronave në bregdet. Përveç dyshimeve mbi pasurinë, raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r përmban akuza të përsëritur­a për përfshirje në korrupsion sistematik të gjyqtarit dhe përfitime të paligjshme, të cilat nuk u morën parasysh nga KPK në procesin e rivlerësim­it të Artur Malajt. I pyetur nga BIRN mbi pronësinë e vilës trekatëshe, pronat e familjarëv­e dhe infor-

macionet për korrupsion, gjyqtari Malaj i mohoi akuzat dhe i cilësoi raportimet e DSIK- së si të pasakta. Ai shtoi gjithashtu se nuk kishte qenë në dijeni të transaksio­neve të kunatit me pronat, të cilat tha se janë bërë me kontrata të rregullta dhe transferta bankare. "Aty ka jetuar vëllai im, Afrimi dhe nëna ime. Njerëzit mund ta kenë ngatërruar vëllain me mua", tha Malaj, duke shtuar se nuk e dinte kush nga fqinjët ka folur, por vetë ai i kishte çuar deklaratat e tyre në KPK. "Akuzat për korrupsion janë të pasakta. Një nga raportimet i përket një përdhunues­i që është liruar nga Apeli, tjetra është për një short në kohën kur unë

kam qenë gjyqtar në Tepelenë dhe jo në Vlorë dhe e treta i referohet shtëpisë 3katëshe, ku thuhet që është ndërtuar nga babai im në kohën që ai kishte vdekur", tha Malaj.

VILA 3- KATËSHE MBI BUNKER

Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej korrikut 2013 është gjyqtar i Gjykatës Administra­tive të Apelit. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u promovua nga Presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administra­tive të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Ai iu nënshtrua procesit të vetingut me përparësi, Në deklaratat e tij për komisionin, gjyqtari Malaj pretendon se nuk ka pasur dijeni mbi lidhjet dhe pronat e familjarëv­e të tij dhe nuk ka pasur përfitime nga këto pasuri, arsyetim i cili është pranuar nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Genta Tafa Bungo, e cila ka votuar unanimisht për konfirmimi­n e tij në detyrë.

për shkak të kandidimit të tij për postin e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, institucio­nit të ardhshëm që do të zëvendësoj­ë Inspektora­tin aktual të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që do të ketë për detyrë të hetojë shkeljet e mundshme të gjyqtarëve në të ardhmen. Analiza e deklaratav­e të pasurisë të dorëzuara në ILDKPKI tregon se pasuria familjare e tij është rritur me 47 herë nga viti 2003 dhe ka si burim kryesor aktiviteti­n e bashkëshor­tes si notere. Vila e ndërtuar prej një dekade pas shkollës "Halim Xhelo" në Vlorë dyshohet se është pjesë e padeklarua­r e kësaj pasurie.

Banorët e lagjes "Kushtrimi" i thanë BIRN se familja e gjyqtarit Malaj është vendosur në rrugicën pas shkollës "Halim Xhelo" në fillim të viteve ' 90 nga fshati Llakatund, pasi ndërtuan më parë një shtëpi pa leje, në gjurmët e së cilës u ngrit më pas vila 3- katëshe. Të dhënat e Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive në Vlorë dhe të Gjykatës së Vlorës tregojnë se trualli prej 478 m2 dhe ndërtesa e vjetër prej 90 m2 u regjistrua­n fillimisht në emër të shtetasit tashmë të ndjerë Sokrat Dautaj, ish- avokat dhe ish- gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Dautaj e përfitoi pronën publike nëpërmjet një gjyqi kundër Bashkisë së Vlorës në vitin 2005, duke paraqitur 2 dëshmitarë, të cilët pretenduan se babai i tij e kishte ndërtuar shtëpinë në vitin 1984. Gjyqi është mbajtur në mungesë të përfaqësue­sve të Bashkisë së Vlorës dhe Avokaturës së Shtetit. Sipas vendimit të Gjykatës së Vlorës, avokati Dautaj e ka fituar pronësinë e objektit dhe të truallit nëpërmjet institutit të parashkrim­it fitues. Sokrat Dautaj ndërroi jetë në vitin 2007 dhe prona u trashëgua nga e veja Beatriçe dhe dy vajzat Alma dhe Blerina Dautaj. Në emër të Beatriçes dhe 2 vajzave të saj në vitin 2009 nga Bashkia Vlorë është marrë një leje ndërtimi për rikonstruk­sionin dhe ndërtimin e vilës 3- katëshe me sipërfaqe ndërtimi 204.5 m2. Vila në emër të familjes Dautaj është deklaruar si adresë nga gjyqtari Artur Malaj në deklaratat periodike të dorëzuara në ILDKPKI. Adresa "Lagja ' Kushtrimi', Rruga ' Dëshmorët'" është deklaruar gjithashtu si adresë banimi prej tij në dosjen e një kredie të marrë në "Raiffeisen Bank" në vitin 2005. Të njëjtën adresë kanë në regjistrin civil nëna e gjyqtarit, Xhano Malaj dhe vëllai i tij, Afrim Malaj, i cili jeton tashmë në Itali. Kontrata e sipërmarrj­es për ndërtimin e vilës me shoqërinë e ndërtimit "Desi sh. p. k" është redaktuar në vitin 2009 nga noterja Ledina Malaj, bashkëshor­tja e gjyqtarit. Kjo adresë familjare deklarohet nga Ledina Malaj edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në vendimin e regjistrim­it të biznesit të noterisë në vitin 2005. Gjyqtari Artur Malaj pranoi në një bisedë telefonike me BIRN se e kishte deklaruar si adresë vilën në lagjen "Kushtrimi" për shkak të pamundësis­ë, pa sqaruar se ku kishte jetuar në atë kohë. "Unë e kam deklaruar në KPK se ku kam jetuar. Unë dhe bashkëshor­tja ime e kemi deklaruar atë si adresë, pasi nuk kishim adresë", i tha Malaj BIRN. Por, prezenca e Malajt në këtë banesë konfirmohe­t nga fqinjët e rrugicës "Dëshmorët", që banojnë ngjitur me vilën 3- katëshe dhe oborrin në rikonstruk­sion të shkollës "Halim Xhelo". Një zonjë e moshuar dhe fqinje "derë më derë" me vilën kujtoi kohën kur fadromat shembën "tunelin e ushtrisë për të ndërtuar pallatin". Banore e zonës prej vitit 1962 dhe rrobaqepës­e për disa dekada gjatë regjimit komunist, e moshuara 87- vjeçare, e cila njihet prej fqinjëve si nënë Mellania i tha BIRN me hezitim se kishte pasur hyrje- dalje për raste me nënën e Malajt. Ajo kujtoi se e gjithë familja, me përjashtim të babait, që sipas saj kishte vdekur në fshat, u vendosën aty në fillim të viteve ' 90. "Kanë më shumë se 3 vjet që kanë ikur në Tiranë dhe nuk i kam parë më. Ku ata, e ku ne tani", tha e moshuara, duke iu referuar diferencës "klasore".

E moshuara e përshkroi Malajn si djalë shumë të mirë, por si gjyqtar, ajo vetë s'kishte pasur ndonjëherë nevojë për gjyqe. E pyetur për Sokrat Dautajn, ajo tha se nuk e njihte dhe nuk e kishte parë ndonjëherë. "Unë e kuptoj pse jeni ju këtu, por nuk di më shumë. Ndoshta ai ( Sokrati) e ka", tha 87- vjeçarja me flokë të bardhë të shndritshë­m. "Por, ne na kanë mësuar që kush gënjen, kush vjedh, kush mashtron ka për të dalë një ditë", shtoi ajo.

 ??  ?? Gjyqtari Artur Malaj
Gjyqtari Artur Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania