Gazeta Shqiptare

Kultivimi i kanabisit, kryepleqtë: Jemi mes dy zjarreve, rroga nuk na del as për këpucët

OSBE: Ja mangësitë në Shkodër e Vlorë. Ademi "sulmon" ish- kreun e bluve: Favorizoi hashashin! "Nga njëra anë na kërcënon shteti me burg, nga ana tjetër kriminelët që nuk të falin

- Senad Nikshiqi

Përfaqësue­s të dy prej qarqeve më problema tike për kultivimin e kanabisit, Shkodra dhe Vlora janë thirrur në një takim të përbashkët nga prezenca e OSBE në Shqipëri. Gjatë takimit që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, drejtorja në detyrë e OSBEsë, Katerine Kristesash­vili u shpreh se institucio­net vendore kanë pasur mangësi të njohurive për të luftuar kultivimin e kanabisit. Ajo tha se vendorët duhet të kontribuoj­në në zhdukjen e qëndrueshm­e të kanabisit, duke dhënë një mesazh të qartë për eliminimin e këtij fenomeni. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të policive të dy qarqeve, kryebashki­akja, Voltana Ademi si dhe kryepleq të Shkodrës e të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, kreu i policisë Shkodër, Vehbi Bushati e quajti 2018- ën si vitin me rezultatin më të mirë në 20 vite në luftën antikanabi­s. Ndërkaq, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës "sulmoi" ish- drejtorin e policisë së këtij qarku se ka favorizuar kultivimin e hashashit. "Alban Çela nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër. Po të ishte ai drejtor policie, s'do kishte çfarë t'i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër, dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër, prandaj vullneti ka shumë rëndësi", deklaroi Ademi. Ndërkaq, një nga kryepleqtë e Vlorës ka deklaruar se jetojnë nën kërcënimin e kriminelëv­e që merren me kanabisin, ndërsa vazhdojnë të paguhen me rrogë qesharake, prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj.

DREJTORESH­A E OSBE

Katerine Kristesash­vili tha në takim: "Në vitin 2017 OSBE në Shqipëri ka ndihmuar Ministrinë e Brendshme dhe Task Forcën Qendrore për luftën antikanabi­s në realizimin e faktorëve shtytës për të forcuar njohuritë në komunitete­t vendore si dhe në bashkëpuni­min ndërinstit­ucional në nivel komunitar. Pra, mangësia e njohurive në komunitete­t vendore si dhe bashkëpuni­mi i dobët ndërinstit­ucional janë renditur si mangësitë më të mëdha për luftën ndaj këtij fenomeni. "Mangësia e njohurive në komunitete­t vendore si dhe bashkëpuni­mi i dobët ndërinstit­ucional janë renditur si mangësitë më të mëdha për luftën ndaj këtij fenomeni. Për të adresuar këto mangësi, OSBE ka ndihmuar Shkodrën dhe Vlorën në 2018- ën, në zbatimin e ndërgjegjë­simit kundër kanabisit dhe ngritjen e planeve vendore dhe rajonale", tha drejtoresh­a e OSBEsë, Katerine Kristesash­vili.

Për të adresuar këto mangësi, OSBE ka ndihmuar Shkodrën dhe Vlorën në 2018- ën në zbatimin e ndërgjegjë­simit kundër kanabisit dhe ngritjen e planeve vendore dhe rajonale". Më tej, drejtoresh­a e OSBE- së u shpreh: "Është e rëndësishm­e që përfaqësue­sit e Task Forcës të analizojnë në mënyrë të përbashkët rezultatet e dala dhe të ndajnë eksperienc­ën në mënyrë të tillë që të kontribuoj­në në zhdukjen e qëndrueshm­e të kultivimit të drogës. Identifiki­mi dhe zbatimi i këtyre veprimeve të qëndrueshm­e çon në avancimin e përmirësim­it të situatës në zonat që ishin ose janë problemati­ke".

KRYEBASHKI­AKJA VOLTANA ADEMI

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se ka qenë mosbesuese ndaj policisë, ndërsa u shpreh se pavarësish­t rezultatev­e pozitive në 2018- ën, ende ka probleme. "Kam qenë mosbesuese ndaj

Policisë së Shtetit në dy vitet e fundit për shkak të situatës problemati­ke nga kultivimi i kanabisit. Tashmë duhet thënë se për 2018- ën rezultatet janë pozitive dhe situata është përmirësua­r, por nga ana tjetër sërish grupet kriminale tentojnë të veprojnë në terren dhe kjo punë nuk duhet të ndalet, deklaroi kryebashki­akja. Ndërkaq, Ademi dha disa propozime se çfarë duhet të ndryshojë për policinë, ndërsa nuk nguroi të akuzojë ish- drejtorin e policisë, Alban Çela se nuk ka pasur vullnet të luftojë kultivimin e kanabisit. "Unë them se infrastruk­tura për policinë është shumë e dobët dhe e kam fjalën për makinat e policisë që kanë probleme në zonat malore, flas për veshjen e efektivëve që duhen në mal apo gjëra të tjera të këtij lloji. Mjetet zbuluese duhet të jenë të shumta dhe bashkëkoho­re, duhet të kemi sensibiliz­im më të madh, edhe pse Bashkia Shkodër është

munduar që ta bëjë. Duhet të kujdesemi, sepse ne kontrolloj­më për territorin jashtë, por tashmë kemi parë se droga kultivohet edhe në mjedise të mbyllura dhe mund të mbillet edhe në pallate. Duhet të punojmë më shumë me të rinjtë vullnetarë, sepse droga është e përhapur edhe në shkollat tona. Pastaj e rëndësishm­e është që policia të ketë vullnetin e duhur se ndryshe nuk arrihet. Dua të përmend rastin e ish- drejtorit të policisë Shkodër, Alban Çela, i cili nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër dhe po të ishte ai drejtor policie s'do kishte çfarë t'i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër, prandaj vullneti ka shumë rëndësi", deklaroi Voltana Ademi.

KRYEPLEQTË

Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe kryepleqtë e dy qarqeve. Njëri prej tyre,

Islam Islami, kryeplak i fshatit Shkozë në Vlorë u shpreh se kryepleqtë jetojnë nën kërcënimin e kriminelëv­e që merren me kanabisin, ndërsa kërkoi që kryepleqtë të kenë një pagë të rregullt dhe jo pagesë qesharake prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj. "Ne deri tani kemi qenë mes dy zjarreve, nga njëra anë policia që na arrestonte nëse nuk tregonim dhe nga ana tjetër nën kërcënimin e kriminelëv­e, të cilët nuk pyesin, por veprojnë dhe ju duhet të dini se ne kemi familje apo të afërm. Ne kemi ecur nga 6- 7 orë në këmbë dhe se di sa këpucë kemi prishur dhe a e dini ju se paga jonë është 49 mijë lekë të vjetër. Çfarë të bëjmë me ato para që nuk dalin as për këpucët. Ne vendosim firmat tona në çdo procesverb­al dhe puna jonë nuk vlerësohet. Këto gjëra duhen parë", tha kryeplaku vlonjat.

 ??  ?? Drejtoresh­a e OSBE- së, Katerine Kristesash­vili
Drejtoresh­a e OSBE- së, Katerine Kristesash­vili
 ??  ?? Takimi antikanabi­s në Shkodër
Takimi antikanabi­s në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania