Gazeta Shqiptare

Masakra në Mat, autori policëve: Më jepni bukë të mbush barkun, se jam shumë i uritur

Varrosen tre viktimat. I mbijetuari: Babai i njërit prej të vrarëve qerasi me raki Koxhajn "Vrasja…, njëri nga ata më fyeu dhe më qëlloi me shuplakë, ndaj qëllova, më pas nuk mbaj mend çfarë ndodhi"

-

Më jepni njëherë bukë të mbush barkun se jam shumë i uritur, pastaj flasim se përse e bëra vrasjen". Këto kanë qenë fjalët e para që ka thënë në komisariat­in e policisë së Burrelit, kryeplaku i fshati Shëlli, Kujtim Koxha, i cili dy ditë më parë bëri masakër, duke vrarë me kallashnik­ov tre punonjës së Bashkisë së Matit dhe duke plagosur një tjetër. I pyetur se përse e bëri vrasjen e trefishtë që tronditi banorët e zonës dhe të gjithë opinionin publik, 51- vjeçari u ka kërkuar të mbush barkun me bukë. Ndërsa, i kanë thënë se do t'i caktonin një avokat, ai është shprehur se "avokatin e gjej vetë". Më pas, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e çështjes, autori i ngjarjes së rëndë është justifikua­r me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë. "Njëri nga ata më qëlloi në shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur", është shprehur 51- vjeçari, i cili pohohet të jetë person problemati­k. Më pas, Kujtim Koxha ka treguar se pas debateve për rrugën me punonjësit e bashkisë ka shkuar në shtëpi, 500 m larg lokalit ku po drekonin dhe ka marrë automatiku­n. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se në vendin e ngjarjes u gjendën 11 gëzhoja, pasi kryeplaku i fshatit ka qëlluar me breshëri. Një nga të pranishmit ka tentuar t'ia heqë armën nga dora, pasi Koxha tentoi të vriste të gjithë ata që ndodheshin në lokal. Ndërkaq, mesditën e djeshme iu është dhënë lamtumira e fundit viktimave: Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buçi. Ceremonitë e varrimit janë bërë në tri fshatra. Kjo për faktin se pasi ata jetonin në fshatra të ndryshme, konkretish­t në Zonisht, Burgajet, Shëlli. Në varrimin e viktimave kanë marrë pjesë qindra njerëz, stafi i Bashkisë së Matit si dhe përfaqësue­s të PD- së, PSsë si dhe deputeti i LSI- së, Përparim Spahiu. Pasditen e djeshme ka mbërritur në Mat dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, i cili ka vizituar dhe ka ngushëllua­r familjarët e tre të vrarëve. Gjithashtu, Basha ka qenë edhe në spitalin e Burrelit ku ka vizituar 40- vjeçarin Astrit Hani, i cili mbeti i plagosur, duke i mbijetuar masakrës. Ky i fundit, ndonëse në gjendje të rënduar psikologji­ke, tregoi dje për "Gazeta Shqiptare" minutat e tmerrit, kur pa se si Kujtim Koxha, ish- plakun e fshatit të qëllonte me breshëri automatiku tre kolegët e tij dhe atë vetë.

DËSHMIA E TË MBIJETUARI­IT

Astrit Hani tha se dy orë para ngjarjes, autori i krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin. Hani shokoi me dëshminë e tij, pasi pohoi se ndërsa babai i një prej viktimave, ( Mentor Hoxhës), i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një gotë raki nga ana e tij. "Kujtimi ishte dy orë para ngjarjes në atë lokal. Ishte ulur bashkë me Hamit Buçin. Pak më vonë, babai i njërit prej viktimave, Mentor Hoxhës, e qerasi me një dopio raki Kujtimin dhe më pas u largua. Aty ishin të gjithë punonjësit e bashkisë, edhe shoferët e makinave dhe varrmihës që po punonin për rrugën. Unë isha poshtë makinës ( shoferi i një prej mjeteve të bashkisë) se po e shihja një defekt dhe pashë që Kujtimi po debatonte me viktimat. Dëgjova që u thoshte: "Jam unë këtu, jo ju" dhe kur iku, i ofendoi. Madje ai tha ' do ta shihni për pak se kush jam unë'", - tha i mbijetuari. Më tej, Hani pohoi se gjithçka ndodhi gjatë kohës që ata ishin të gjithë duke ngrenë drekë. "Koxha u largua për 20 minuta nga lokali, se aq siç duket e kishte shtëpinë larg prej aty. U fut në derë me automatik dhe një çantë në dorë. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr me automatik te të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit që ishte te banaku, pas dere, e kapi nga duart dhe i ngriti automatiku­n lart dhe plumbat prekën tavanin. Po mos të kishte qenë, ai do ishin 13 viktima brenda në lokal", deklaroi 40- vjeçari Astrit Hani. Një ditë pas vrasjes së trefishtë janë zbardhur detaje të tjera rreth ngjarjes. Mësohet se kryeplaku Kujtim Koxha ishte një person problemati­k në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh, 51vjeçari kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. Kujtim Koxha kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

 ??  ?? Lokali ku ndodhi vrasja e trefishtë
Lokali ku ndodhi vrasja e trefishtë
 ??  ?? 51- vjeçari Kujtim Koxha, autori i masakrës në Mat
51- vjeçari Kujtim Koxha, autori i masakrës në Mat
 ??  ?? Ceremonia e varrimit të viktimave
Ceremonia e varrimit të viktimave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania