Gazeta Shqiptare

"Kujtim Koxha donte të na vriste të gjithëve në lokal, ia morën automatiku­n nga dora"

Flet brigadieri: Vrasja, jo për shkak të rrugës

-

MAT - Pas vrasjes së trefishtë në Mat, dje ka folur edhe brigadieri i ndërmarrje­s, Gëzim Hoxha, i cili ka dhënë detaje të reja për "masakrën" e kryer ndaj punonjësve të bashkisë. Ai ka thënë se Kujtim Koxha do i vriste të gjithë personat që ndodheshin në lokal, nëse nuk do ia kishin larguar armën nga dora. Gjithashtu, brigadieri u shpreh se shkaku i vrasjes nuk ka të bëjë me 10 metrat e rrugës, siç është raportuar në media, pasi ishte në plan që të rregullohe­shin të gjitha rrugët e fshatit Shëlli. Ndërkaq, Hoxha ka treguar se 51vjeçari ka hyrë i armatosur me automatik në lokal. "Shoferët shkuan me makineritë 15 minuta para, ndër- sa unë dhe kryeplaku shkuam pas tyre. Kujtim Hoxhës ia kapën armën që kishte në dorë. Ndërsa, ai thoshte: ' Më lësho se do i vras të gjithë'", tregoi brigadieri. Ndërsa, sqaroi se: "U nisëm për në Shëlli, për riparimin e rrugës. Morëm makiner- itë, rreth orës 08: 00 ishim në fshat. Për Kujtim Koxhën na thanë që kishte tërë ditën në lokal. Atë nuk e njihnim, s'kemi pasur kontakt me të. Kërkesa për 10 metra rrugë është gënjeshtër. Koxha me Hamit Buçin ishin shokë. Hamit Buçi ishte te banaku, nuk ishte me ne", sqaroi Gëzim Hoxha. Gjithashtu, brigadieri i ndërmarrje­s u shpreh se nuk është në dijeni për faktin nëse Koxha ka pasur debate të mëparshme me shoferët. Vrasja në Mat ka shkaktuar debate të shumta në opinionin publik, ndërsa bashkia vendosi pasditen e së enjtes t'u akordojë titullin "Nderi i Matit" tre punonjësve, të cilët humbën jetën në krye të detyrës.

 ??  ?? Brigadieri Gëzim Hoxha
Brigadieri Gëzim Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania