Gazeta Shqiptare

Kontrolle të specializu­ara për cilësinë e vajit në restorante dhe fast- food- e

-

MILIONË LEKË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nëpërmjet një procedure të hapur tenderuese, ka vënë në dispozicio­n një fond limit prej 6.1 milionë lekësh, që do të përdoret për blerjen e pajisjeve speciale për grupet e inspektimi­t të drejtorive rajonale të AKU.

mbrojtës së konsumator­it, kryesisht në drejtim të vajit të që përdoret nga fast foodet. Sipas tyre, vaji që përdoret masivisht nuk reko- mandohet të përdoret më shumë se 4- 5 herë, por pavarësish­t kësaj në këto biznese përdorimi i tij mund të shkojë edhe me javë. Ky abuzim, sipas ekspertëve, shkakton probleme serioze në shëndet, që lidhen me alergjitë në aparatin tretës, zmadhim të mëlçisë apo zmadhim të pankreasit. Gjithashtu, disa studime kanë treguar se këto simptoma shkaktojnë edhe kancer në rast se teprohet me përdorimin e këtyre produkteve. Ofertat nga kompanitë e interesuar­a për të marrë pesë në garën e shpallur nga AKU do të pranohen deri në datën 24 tetor, çka do të thotë se nisja e inspektime­ve më të specializu­ara nuk do të vonojë.

Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimi­t të të gjithë operatorëv­e të biznesit ushqimor ( OBU) pranë institucio­neve arsimore në vend ( shkolla, kopshte, çerdhe) AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime. Deri më tani nga AKU janë marrë: 65 masa administra­tive me paralajmër­im, 13 masa administra­tive me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti. Ndërkohë gjatë inspektime­ve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohe­n nga produktet ushqimore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania