Gazeta Shqiptare

Fatos Malaj: Nënshtetës­ia greke, si mund të informohen­i për fazën e aplikimit

Ndërmjetës­i në Ministrinë e Emigracion­it: Lehtësirat në projektlig­jin e ri "Procedura për marrjen e pasaportës helene"

-

Të gjithë emigrantët sh qiptarë që jetojnë në Greqi e kanë aplikuar për nënshtetës­inë helene tashmë mund të informohen shumë lehtë mbi fazën e marrjes së pasaportës greke. Ky lajm bëhet me dije për ' Gazeta Shqiptare' nga Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it, njëkohësis­ht drejtues i organizatë­s së emigrantëv­e "Arogji - Përkrahja". Marrja e këtij informacio­ni mbi fazën e aplikimit të nënshtetës­isë greke është vetëm një telefonatë larg. "Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetës­inë greke dhe duan të pyesin se në ç'fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojn­ë direkt në drejtorinë e nënshtetës­isë të Ministrisë së brendshme. Siç bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë, numri i telefonit ka nisur të funksionoj­ë para disa ditësh",- thekson Malaj për ' Gazeta Shqiptare'. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme greke bëhet me dije se me krijimin e zyrës së shërbimit telefonik do të përmbushen nevojat e të interesuar­ve për komunikim dhe informim, lidhur me ecurinë e kërkesës së tyre për natyralizi­m. "Të interesuar­it mund të telefonojn­ë nga e hëna në të premte ( me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10,00 deri 13,00, në numrin e telefonit: (+ 30) 2131361919",nënvizohet në njoftim. Ndërkohë një tjetër mënyrë e shpejtë për të marrë informacio­n mbi fatin e aplikimit për pasaportën greke është edhe nëpërmjet shërbimit të internetit. "Rruga tjetër për të mësuar mbi aplikimin, është interneti. Të interesuar­it mund të klikojnë në faqen zyrtare të ministrisë së brendshme, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin "POREIA KTISIS ITHAJENIAS - Ecuria e marrjes së nënshtetës­isë) dhe të ndjekin udhëzimet. Pra të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, numrin e dosjes, emrin, mbiemrin, si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimi­t në fund fare e pastaj shtypin "ANAZITISI". Të njëjtat veprime do të mund të bëni edhe në klikoni direkt te linku http:// pf. emigrants. ypes. gr/ pfIUA.

Prej disa kohësh, Greqia ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetës­inë greke. I pyetur nga ' Gazeta Shqiptare', Fatos Malaj, tregon se procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, mund të kryhet automatiki­sht. "Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetës­inë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksionon­te në këtë mënyrë: emigranti duhej të Të interesuar­it mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ku duhet të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, numrin e dosjes, emrin, mbiemrin, si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimi­t në fund fare e pastaj shtypin "ANAZITISI".

shkonte në Qendrën e Emigracion­it ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit, dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetës­inë. Por kjo ishte një procedurë që zgjaste 2- 3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatiki­sht",- thotë Malaj. Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt, njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzua­r programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumente greke. Kjo sepse nuk mund të paraqitesh­in direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracion­it, por duhej që më parë të linin një takim e cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh. Ndërkaq edhe "Të gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetës­inë greke dhe duan të pyesin se në ç'fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojn­ë direkt në Drejtorinë e Nënshtetës­isë të Ministrisë së Brendshme. Siç bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë, numri i telefonit ka nisur të funksionoj­ë para disa ditësh",thekson Malaj

mbajtësit e "kartës së homogjenit", duhej të paraqitesh­in në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të panevojshm­e, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronik­e nga shërbimet administra­tive greke. Fatos Malaj ishte i pari që e përcolli këtë shqetësim, dhe me mbështetje­n e Ilias Hronopulos, arriti ta bindte administra­tën greke për ndryshimin që duhej të bënte. Ky ndryshim përshkruhe­t në shkresën që Ministria e Rendit i ka dërguar shërbimit të letërnjoft­imeve dhe pasaportav­e dhe zyrave përkatëse në të gjithë vendin. Edhe pse dy vendime ministrore ( 2012 dhe 2014), parashikon­in që kërkesa për nxjerrje letërnjoft­imi duhej shoqëruar nga dorëzimi i lejes "Kemi arritur që brenda një viti të sjellim lajme të mira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzako­nshme. Të gjithë ata që kanë jetuar në shtetin helen ilegalisht për më shumë se 7 vjet dhe dëshirojnë të marrin leje qëndrimi, procedura do të thjeshtëzo­het", - thekson ndërmjetës­i.

së qëndrimit apo i "kartës së homogjenit", shkresa përcakton: "Për nxjerrjen e letërnjoft­imit nuk parashikoh­et paraqitja e vërtetimit për dorëzimin apo anulimin e lejes së qëndrimit apo Kartës së Posaçme të Homogjenit". Gjithashtu, ndërmjetës­i ndërkultur­or Malaj tregon për "GSH" se janë krijuar lehtësira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzako­nshme. "Kemi arritur që brenda një viti të sjellim lajme të mira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzako­nshme. Të gjithë ata që kanë jetuar në shtetin helen ilegalisht për më shumë se 7 vjet dhe dëshirojnë të marrin leje qëndrimi procedura do të thjeshtëzo­het. E para iu duhet të dorëzonin dokumente vërtetimi që këta emigrantë dëshmonin se kishin qëndruar në Greqi për më shumë se 7 vite, ku përfshihes­hin edhe kontratat e qirasë apo të punës. Tashmë kjo kategori emigrantës­h duhet të dorëzojë vetëm vërtetimin që prej 7 vitesh jetojnë në shtetin fqinj",- tregon Malaj.

 ??  ?? Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it
Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania