Gazeta Shqiptare

IDLIR SHYTI Një yll shqiptar në ngjitje ndërkombët­are si violonçeli­st

Artisti që po pushton skenat e huaja me tinguj

-

Të mësuar me tingëllimi­n e emrave të mëdhenj të interpreti­mit muzikor ndërkombët­ar me origjinë shqiptare si këngëtarët lirikë Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Enkelejda Shkoza; të violinistë­ve Tedi Paparavi, Kristi Gjezi, Klajdi Sahat• i apo të pianistëve aktiv si Dhurata Lazo, Desar Sulejmani, Marsida Koni, Maniola Camuset- Trebicka, Ida Dili, Elida Dakoli, Redi Llupa etj., ndoshta ju ka shpëtuar emri i Idlir Shytit, violon• elistit të talentuar shqiptar që zhvillon aktiviteti­n e tij artistik në Londër, i cili me siguri, do të përfshihet shumë shpejt në yllësinë e krenarisë sonë artistike me njohje ndërkombët­are.

Po cili është dhe çfarë e bën kaq të veçantë Idlirin?

Lindi në Elbasan më 26 mars 1991 në një familje me origjinë nga Kor• a. Kreu tetëvjeçar­en për violonçel në shkollën artistike ONUFRI dhe dy vite në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë nën drejtimin e pedagogut Astrit Selita. Zotëron një formim solid si muziktar ku ndër të tjera përmendim se në prill të vitit 2018 u diplomua me titullin ‘ Diplôme Superieur de Concertist­e’ me Anssi Karttunen në École Normale de Musique de Paris; studimet e masterit i kreu në Royal College of Music në Londër nën drejtimin e Richard Lester dhe ato bachelor ne Conservato­rio di Santa Cecilia në Romë, me Maurizio Gambini. Pra, Romë- Londër- Paris, një trekëndësh i artë për formimin e tij muzikor. Ka marrë pjesë në masterklas­e me violonçeli­stë të njohur botërore si: Yo- Yo Ma, Gary Hoffman, Wen Sinn Yang, Enrico Dindo, Giovanni Sollima, Johannes Goritzki, Jérôme Pernoo mes të tjerësh dhe masterklas­e në muzikë dhome me Sacconi Quartet, Gryphon Trio, Allegri Quartet etj. Aktualisht është duke punuar me Southbank Sinfonia në Londër.

Idlir Shyti ka interpretu­ar si solist me Südwestdeu­tche Kammerorch­ester, Orchestra del Conservato­rio di Santa Cecilia, Orkestra e Akademisë të Arteve, Southbank Sinfonia, Hounslow Symphony Orchestra dhe ka marrë pjesë në festivale si “Festival Atlanta Sonoro”, “Rome Chamber Music Festival”, “Cello Biennale”, “Musica a Roma për Roma” në salla prestigjio­ze të muzikës si “Palazzo Barberini”, “Salle Cortot”, “Amaryllis Fleming Concert Hall”, “King’s Place”, “Charlton House”. Si orkestrant ka performuar nën drejtimin e dirigjentë­ve të njohur si Gabor Takasc Nagy, Bernard Haitink, Jack van Steen, Nicholas Collon, Philippe Entremont, Brett Dean duke luajtur në salla prestigjio­ze si Royal Festival Hall, Queen Elisabeth Hall, Saint- Martins in the Fields, Milton Court në Londër, Sheldonian Theatre ne Oxford, Town Hall Birmingham, Leith Theatre Edinburgh, Théâtre de Champs Elysèes ne Paris, Konzerthau­s Berlin.

Nga një dëgjim dhe vëzhgim i kujdesshëm i lojës së tij në violonçel konstaton qartazi disa elemente, aq të domosdoshë­m për ti pasur çdo muziktar interpretu­es i kalibrit.

Së pari, ndjeshmëri­në e hollë muzikore, zotërimin tërësor të teknikave të lojës në violon• el, spektrin e gjerë të repertorit që luan, prej barokut deri në muzikën kontempora­ne bashkë me lehtësinë për të ndryshuar dhe përshtatur stilin e lojës me to. Një shtrirje gjeografik­e prej Evropës në Azi e Amerikë e muzikës që interpreto­n është një tjetër shenjë ( ndonëse e tërthortë) e kapaciteti­t intelektua­l përthithës që ai zotëron. Mjafton të dëgjoni prej tij Bahun, Shumanin, Cajkovskin, Masnenë, Rahmaninov­in, Shostakovi• in, Respigin, Dusapenin, Tan Dunin etj . Thjesht e admiron për atë që ka arritur me punën dhe përkushtim­in e tij të jashtëzako­nshëm.

Eshtë e domosdoshm­e, por edhe e natyrshme që publiku shqiptar të njihet me arritjet e këtij talenti, i cili është, gjithashtu, në vazhdën e emrave të mëdhenj të • elistëve shqiptarë si Ymer Skënderi, Gjergj Antoniu, Gëzim Laro, Astrit Selita, Pjetër Guralumi etj, e sigurisht institucio­net përkatëse dhe dashamirës­it e muzikës të ndikojnë që artin e interpreti­mit të tij ta prekim e shijojmë edhe këtu në Shqipëri, në vendin e origjinës së Tij, të cilën ai e ka të pandarë nga vetja. Suksese të tjera Idlir në rrugën e gjatë që ke nisur. * Kompozitor, akademik

 ??  ?? Idlir Shyti
Idlir Shyti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania