Gazeta Shqiptare

ICHIRO IURA, PËRKTHYESI I AUTORËVE SHQIPTARË NË JAPONISHT

-

Studiuesin

dhe albano logun e mirënjohur japonez, dr. Ichiro Iura, i cili, që pas hapjes së katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universite­tin e Hiroshimës, ka arritur që falë një pune shumëvjeça­re të përkthejë e të botojë një sërë veprash dhe shkrimtarë­sh më në zë të letrave shqipe dhe t’i bëj të njohur falë përpjekjev­e të vazhdueshm­e për publikun japonez. Kjo përbën jo vetëm një sukses, por edhe një tregues të pakundërsh­tueshëm për vlerat dhe rëndësinë që bart kjo letërsi në mozaikun dhe zhvillimet e letërsisë së gjithmbars­hme. Tashmë, kultura e shkruar shqipe, po shfaqet gjithmonë e më e plotë edhe në gjuhën japoneze.

Veprat e përkthyera dhe të publikuara nga dr. Ichiro Iura, janë si më poshtë: nga Ismail Kadare, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ëndrra mashtruese”, “Përbindësh­i”, “Nga një dhjetor në tjetrin”, nga Dritëro Agolli “Kalorësi lakuriq”, nga Xhevahir Spahiu “Pezull”, nga Fatos Kongoli “I humburi”, nga Ylljet Aliçka “Parullat me gurë”, nga Betim Muço “Karusel” dhe “L & M”, nga Ermir Nika “Net mëkatarësh” e nga Viktor Canosinaj “Meriyll”.

Vlen të përmendet fakti se pas përkthimit të një fjalori japonisht- shqip, me rreth 1000 fjalë, apo përkthimit dhe botimit të romanit “Qyteti i fundit”, të shkrimtari­t të shquar shqiptar Petro Marko, si dhe botimi në japonisht i veprës së shkrimtari­t të shquar shqiptar Ismail Kadare, veçanërish­t romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ka shënuar një sukses të jashtëzako­nshëm për lexuesin japonez dhe, për më tepër, u vu re se kjo vepër kishte tërhequr interesin dhe vëmendjen kryesisht të gjeneratës së re, të përbërë nga nxënës e studentë dhe intelektua­lë të spikatur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania