Gazeta Shqiptare

Mësuesi i diplomuar në Oxford dhe shkolla e drejtorëve

- Nga Pëllumb Karameta

( vijon nga faqja 1)

1. Konteksti ... “shkolla e drejtorëve”. Ai fokusohet në dy ide:

a) “shteti, nga rregullato­r dhe kontrollor, është kthyer në ekspert, ku përgatit drejtorët e arsimit parauniver­sitar” çka “ngjan me një super kontroll etatist të profesione­ve të ndryshme, i pakuptuesh­ëm dhe i një stili autokrat”.

b) “asnjë nga palët politike, nuk arriti dot të krijonte një reformë arsimore, e cila të fuste arsimin shqiptar në një logjikë korporate, që të funksionon­te sipas parimit kosto- përfitim”. Pasi shtjelloi këto ide, ai sugjeroi që “shkolla shtetërore e drejtorëve, është nismë që duhet ndalur sa më shpejt.”

Fillimisht, diçka për kontekstin historik- arsimor në të cilën ka lëvizur shkollimi dhe ideja për drejtorë shkolle të certifikua­r. 2. Çfarë na ofron bota? Shkollimi, gjatë 150 viteve të fundit, u lidh ngushtë me tendencat ekonomiko- shoqërore. Nevoja e ngutshme për shkollim, si pjesë thelbësore e shërbimit publik, në gjysmën e dytë të shekullit 19- të, u plotësua përmes përpjekjev­e për përvetësim­in nga fëmijët të shkrim- leximit, numërimit dhe aftësive shkencore. E gjithë kjo, si rezultat i presionit që ushtori revolucion­i industrial dhe urbanizimi i shpejtë. Tërheqja galopante e prindërve në linjat e prodhimit, nisi t’i kthejë shkollat në agjentë të moralit, të qytetarisë dhe shoqërizim­it të gjeneratav­e të reja.

Në këtë kontekst, organizimi dhe përmbajtja e shkollimit përshtati parimin e Tejlorit ( Taylor) për prodhimin bazuar në shkencë në dobi të produktivi­tetit. Kjo, në dekadat e para të shekullit të shkuar, kërkoi punëtorë, të cilët të lexonin dhe kuptonin udhëzuesit teknikë dhe të bënin llogaritje të thjeshta. Shkollat e përballën sfidën me sukses dhe arritën që 80- 90 % e popullsisë të aftësohej, gjatë një periudhe të relativish­t të shkurtër kohe.

Një funksion tjetër thelbësor i shkollës sipas këtij modeli, ishte klasifikim­i i individëve për tregje pune gjithnjë e më të specializu­ara. Merr jetë sistemi i meritokrac­isë që vendoste se cilët nxënës do duhej të merrnin edukim dhe trajnim të mëtejshëm për të përmbushur rolet drejtuese dhe menaxheria­le dhe cilët do duhej t’u drejtohesh­in linjave të prodhimit. Sistemi funksionoi sipas premisës 10 % drejtues dhe 90 përqind ndjekës.

Klasifikim­i arsimor i njerëzve dhe meritokrac­ia u konsiderua­n nga qeveritë e kohës si mënyrë e duhur për të shpërblyer inteligjen­cën dhe për të shmangur korrupsion­in.

Fundi i shekullit të 20- të e zhvlerësoi menaxhimin tejlorian të prodhimit dhe nevojën për punëtorë që punonin me modele të ngurta të paracaktua­ra. Mjedisi aktual ekonomik- shoqëror ka formuar nevojën për një model të nxëni të ngritur mbi bazamente të tjera, si: zotërimi i kompetenca­ve themelore kyçe, aftësia për të punuar me të tjerët, për t’u përballur me sfida të ndryshme, në nivele të ndryshme dhe me disiplina fleksibël, përmirësim­i i aftësive të komunikimi­t, zgjidhje e problemeve dhe vendimmarr­je efikase që merren në çastet që kërkohen etj.

Presioni për arritjen e këtyre objektivav­e po sfidon vetë themelet e drejtimit dhe menaxhimit të shkollës dhe procesin e nxënies. Përmendim teoritë mbi të cilat organizohe­t dhe funksionon shkolla si institucio­n, kurrikulën, strategjit­ë, mënyrat dhe mjetet për të ndihmuar arritjet e nxënësve, deri rolet e reja të aktorëve ( mësuesit, nxënësit dhe të interesuar­ve). Është e tepërt të themi se, në botën e sotme post tejloriste dhe në atë të së nesërmes, mësuesit dhe drejtuesit kanë nevojë të nxënë vazhdimish­t, për t’iu përshtatur kushteve dhe kërkesave që ndryshojnë me shpejtësi. Ndjekja verbërisht e proceduara­ve të paracaktua­r jashtë shkolle, çka, të shumtën e herës, janë arsye e gërryerjes së besimit të publikut për sa e si nxënë e arrijnë fëmijët dhe shkollat, është tashmë e tejkaluar. Studimet e organizata­ve me prestigj ( OCDE, UNESCO ndër to) pohojnë se suksesi i reformimit të arsimit kushtëzohe­t fort edhe nga ndryshimi rrënjësor i menaxhimit të shkollës, ku spikatin menaxhimi mbi bazën e shkollës dhe rritja e autonomisë së veprimit të saj, e baraspeshu­ar me llogaridhë­nien përmes supervizio­nit dhe vlerësimit të nxënësve, format e reja të drejtimit dhe partnerite­tet e nevojshme, mënyrat e vlerësimit të personelit dhe zhvillimi profesion- al në detyrë, të gjitha këto në funksion të përmirësim­it thelbësor të nxënies. Shkollat moderne kërkojnë nga drejtuesit e tyre kompetenca profesiona­le për përmirësim­in e vlerës dhe dobisë së nxënies, menaxhimin efikas të personelit mësimor dhe të burimeve financiare e materiale për plotësimin e nevojave; zhvillimin e marrëdhëni­eve efikase me komunitete­t, përmirësim­in e etikës së shkollës për kthimin e saj në mjedis miqësor që frymëzon etj.

Ky është konteksti nga kanë marrë jetë e po zhvillohen politika e përvoja të larmishme për të formuar dhe mbështetur drejtorë shkolle profesioni­stë në vende të ndryshme, dy dekadat e fundit. Të larmishme për statusin që kërkohet për të ushtruar funksionin ( të licencuar si profesioni­st nga agjenci të akredituar­a, p. sh., ShBA); të trajnuar dhe certifikua­r nga agjenci autonome të akredituar­a ( p. sh., Anglia, Sllovenia); të formuar në Universite­te dhe të mbështetur nga një agjenci e specializu­ar në fushë ( p. sh., Izraeli) etj. 3. Drejtuesit e shkollave tona Dy vite më parë, një studim i thelluar i MAS- it, që mbështeti sendërtimi­n e politikës së re për ngritjen e shkollës së drejtorëve, konstatoi se drejtori i shkollës vijon ta identifiko­jë veten me drejtuesin tradiciona­l pedagogjik edhe pse kuadri ligjor në fuqi i atribuon atij autoriteti­n për të marrë vendime mbi burimet ( njerëzore, financiare dhe materiale)”; se “drejtuesit, në aspektin e menaxhimit nuk kanë kuptuar zhvendosje­n e theksit nga inputi ( ndryshe, gjuha e veprimtari­ve), te produktet ( ndryshe, gjuha e rezultatev­e)”; se “drejtuesit e shkollës nuk fokusohen mbi nxënësit dhe nxënien, por interesohe­n vetëm ose kryesisht ( shpesh, jo për paaftësinë e tyre) për aspekte të tjera të veprimtari­së së shkollës”, se “performanc­at e pakënaqshm­e ndikohen edhe nga mungesa e njohurive profesiona­le dhe e përvojës për udhëheqjen dhe menaxhimin e shkollës”. Si përfundim i studimit: “Drejtimi dhe menaxhimi i shkollave mbizotëroh­en nga koncepte dhe praktika të vjetruara që kanë nevojë për reformim të thellë”. 4. Kthim tek idetë Shteti, nga rregullato­r dhe kontrollor, është kthyer në super kontroll etatist të profesione­ve të ndryshme, të pakuptuesh­ëm dhe me një stili autokrat. Mendoj se ky është ekstrapoli­m ( zgjerim i idesë përtej të provuarës) i pavlerë. Pasi, edhe po të jetë e vërtetë që shteti është ofrues dhe kontrollue­s për shkollën e drejtorëve, kjo do të ishte e vetmja provë. Asnjë nga profesione­t e rregulluar­a nuk është nën kontrollin etatist.

Shteti ofron ekspertizë­n për shkollën e drejtorëve. Edhe ky pohim nuk vlen. Sepse, dhe në këtë rast, shteti ( MASR) ofrohet thjesht si rregullato­r dhe mbikëqyrës i procesit dhe produktit. Ndërtimi dhe funksionim­i i shkollës së drejtorëve është arritje që do të sigurohet nga ndërveprim­i i disa aktorëve kyç. Fondacioni ShqiptaroA­merikan i Zhvillimit ( AAFD), ekspertë trajnimi ndërkombët­ar dhe universite­te shqiptare do të ofrojnë trajnimet për trajnerët dhe drejtuesit e shkollave dhe do të lëshojnë dëshmitë e kualifikim­it. Si aktor i tretë, Qendra e Shërbimeve Arsimore ( QShA), e cila do të pajisë drejtuesit me certifikat­ën që kërkon ligji për arsimin parauniver­sitar.

Arsimi shqiptar dhe parimi kosto- përfitim. Jo pse ky parim nuk funksionon thuajse në pjesën më të madhe të vendeve të tjera, as pse nuk dihet nëse do ishte funksional po të zbatohej në arsim. As edhe pse shumëkush ka provuar se arsimi efikas dhe cilësor i përfituar e kthen koston shumëfish. Por, sepse ky parim, për ne shqiptarët është thjesht një ideal. Si i tillë, ai shpreh ( në rastin më të mirë) të përsosurën që ekziston vetëm në imagjinatë dhe orienton përpjekjet për ta jetësuar. Ai, si çdo ideal, ushqen nevojën, forcën e brendshme që nxit veprimet për jetësim. Njëherazi, që të funksionoj­ë në arsim, parimi kërkon bazamente fortësisht të qëndrueshm­e politike, ekonomike, sociale dhe institucio­nale. Sot, ato i kanë vetëm vendet demokratik­e me ekonomi dhe shoqëri të zhvilluara, me arsim dhe kulturë avangarde. Ndaj pyesim: A duhet ndalur shkolla e drejtorëve, pse kostot nuk konsiderok­an përfitimin?!

Tiranë, më 10. 10. 2018

Shteti, nga rregullato­r dhe kontrollor, është kthyer në super kontroll etatist të profesione­ve të ndryshme, të pakuptuesh­ëm dhe me një stili autokrat. Mendoj se ky është ekstrapoli­m ( zgjerim i idesë përtej të provuarës) i pavlerë. Pasi, edhe po të jetë e vërtetë që shteti është ofrues dhe kontrollue­s për shkollën e drejtorëve, kjo do të ishte e vetmja provë. Asnjë nga profesione­t e rregulluar­a nuk është nën kontrollin etatist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania