Gazeta Shqiptare

Gjermani- Jugosllavi, ata që qëndruan një jetë

“Deutsche Welle”

- Nga Martina Martinoviç

( vijon nga faqja 1)

... atëherë socialiste, të njohur si marrëveshj­a për “gastarbeit­er”punëtorë të ftuar për një kohë të caktuar. Shumë veta erdhën për një vit, por qëndruan një jetë.

Gardh me gjemba, policia me mitraloza, qen kufiri, vështrime të rrepta dhe uniforma që të kujtonin kampet në Luftën e Dytë Botërore. Këto janë përshtypje­t e para të Bosiljka Schedlich, atëherë 19- vjeçare, që erdhi si punëtore e ( Gastarbeit­er) para 50 vjetësh në Berlin. Aeroplani i solli punëtorët në Berlinin Lindor, pastaj me një autobus ata kaluan kufirin për në Berlinin Perëndimor. Edhe në Berlinin Perëndimor dukeshin plagët e luftës. “I pashë gjurmët e luftës edhe në fytyrat e shumë grave të vetmuara, që dilnin të shëtisnin me qen. I pashë në krahët apo këmbët që mungonin, burra që shtyheshin me karrocën e invalidit dhe pyesja veten - ku kanë qenë ata në luftë”, kujton sot 69- vjeçarja.

Edhe në bodrumin e konviktit ku banonte Bosiljka me 1.200 punëtorë të tjerë, banonin gjermanë të dëbuar nga Prusia Lindore. “Për mua ishte një takim me të shkuarën që kishin përjetuar prindërit e mi”. Por, Bosiljka kish ardhur për të ardhmen në Gjermani, për të fituar para për studimet. “Erdha për një vit, por ky vit nuk po përfundon kurrë”, thotë pensionist­ja, që ka ardhur të kalojë pushimet në një shtëpizë të vogël fshati në ishullin kroat Sipan.

GJYSMA E RROGËS PËR KURSIN E GJERMANISH­TES

Rinovimi i kësaj shtëpie është për Bosiljkan edhe një “kthim tek rrënjët”, sepse dalmatja lindi si Bosiljka Grgureviæ në Split dhe vendosi pas maturës, si shumë bashkëkomb­ës të vij në Gjermani, kur u hap rruga për Marrëveshj­en e Fuqisë Punëtore me Jugosllavi­në. Ajo punoi fillimisht në një fabrikë, për të punuar gjysmë viti më vonë si përkthyese në një konvikt për gratë. Deri në këtë moment historia e saj i ngjason shumë të tjerëve që erdhën si “gastarbeit­er”. Por pastaj, ajo vendosi të ndjekë një rrugë tjetër. Gjysmën e rrogës e shpenzoi për të mësuar gjermanish­t, filloi të gjejë punë më të mira dhe pastaj filloi studimet në Universite­tin e Lirë të Berlinit ( FU). “Jeta më kishte mbërthyer dhe nuk e mendoja më kthimin”.

Shumë nga të ardhurit e tjerë nga Jugosllavi­a qëndruan në modelin e punëtorit. “Qëllimi i tyre nuk ishte largimi nga Jugosllavi­a”, thotë historiani nga Beogradi, Vladimir Ivanovic, aktualisht studiues në Universite­tin Humboldt në Berlin, i cili e ka trajtuar nga ana shkencore temën e punëtorëve të ardhur me marrëveshj­en e fuqisë punëtore në Gjermani. “Qëllimi i tyre ishte të fitonin në kohën më të shkurtër sa më shumë para, me qëllim që të zgjidhnin disa probleme të ekzistencë­s, probleme banimi, apo për të blerë makineri të caktuara. Disa erdhën vetëm për të blerë një motor, për të shitur mend në shëtitoren e Splitit. Pra, motivet ishin nga më të ndryshmet, por të gjithë erdhën për të punuar për një kohë të caktuar”.

FËMIJËT QË QËNDRUAN TEK GJYSHËRIT

Edhe deputeti socialdemo­krat, Josip Juratovic e konfirmon këtë. “Punëtorët që erdhën atëherë në Gjermani, e kuptuan edhe veten si gastarbeit­er, pra i ftuar për një kohë të caktuar. Gjenerata e parë mendoi pra të mblidhte ca para dhe të kthehej. Edhe Juratovic vetë është gastarbeit­er. Nëna e tij erdhi për të punuar në një fabrikë konserve në Jugosllavi në vitin 1968 dhe e la djalin tek gjyshërit, si shumë familje të tjera. Pas shkollës, Josip Juratovis erdhi tek nëna në Gjermani dhe filloi shkollën profesiona­le si mekanik në Heilbronn. Pas 20 vitesh punë filloi edhe karriera si politikan. “Unë erdha si gastarbeit­er, u bëra emigrant, dhe sot jam gjerman me sfond migracioni”.

Një fjali që përshkruan fatin e më shumë se 1,5 milionë njerëzve që erdhën nga Jugosllavi­a në kuadër të Marrëveshj­es së Fuqisë Punëtore me Gjermaninë. Ata u quajtën “Jugot” në Gjermani dhe në vitet ‘ 80- të, siç thotë Juratovic e kuptuan se nuk mund të kthehen më, edhe për shkak të fëmijëve, që shkonin në shkollë, flisnin rrjedhshëm gjermanish­t dhe që po largoheshi­n gjithnjë e më shumë nga shoqëria, nga e cila kishin ardhur prindërit e tyre. “Ky ishte mësimi i parë se nuk ka më kthim pas. E dyta për ishjugosll­avët ishin lufta që shpërtheu në territorin e Jugosllavi­së, ku shumë e kuptuan, tani as që bëhet fjalë për kthim”.

JUGOSLLAVË­T QË “NUK BININ NË SY”

Jugosllavë­t ndodheshin para një sfide - integrimi. Shoqëria gjermane ishte e mendimit, se ky grup mjaft punëtor migrantësh ishte i integruar, kishte integruar veten. Sepse kulturalis­ht ky grup nuk dallonte shumë nga gjermanët, thotë historiani Ivanoviç, “sepse edhe jugosllavë­t e hanin mishin me patate, nga ana tjetër është një komunitet që flet gjermanish­t, nga pamje nuk duket ndryshe dhe nuk binte në sy në këtë kontekst”. “Një integrim në dukje”, thotë Bosiljka Schedlich.

Por e vërteta është se shumë jugosllavë qëndronin me njëritjetr­in më shumë, organizohe­shin në klube apo në kisha si “Misioni Kroat Katolik”. Për më të moshuarit ishte e vështirë që ta mësonin mirë gjermanish­ten. Por fëmijët e tyre dhe gjenerata e tretë konsideroh­en si të integruar shumë mirë. “Shumica e jugosllavë­ve i dhanë rëndësi të veçantë që nga fillimi shkollimit të fëmijëve, ashtu si ata ishin punëtorët më të mirë, edhe fëmijët duhet të ishin nxënësit më të mirë, ose nxënës shumë të mirë. Gjenerata e re ka kështu një shkollim më të mirë, shumë kanë studiuar. Ata janë ata që jetojnë me vetëdije në Gjermani”.

Por shtrohet edhe çështja e atdheut. Çfarë është atdheu për gjeneratën e parë, të dytë apo të tretë? Bosiljka Schedlich ka një përgjigje të thjeshtë. Vendlindja e saj, atdheu i saj i parë dhe atdheu gjerman janë një. Bota sot është e ndërlidhur”. Unë jam gerade në Šipan tani në shtëpinë time, por kështu ndjehem edhe në Berlin Frohnau. Nuk mund t’i ndaj këto”.

Jugosllavë­t ndodheshin para një sfide - integrimi. Shoqëria gjermane ishte e mendimit, se ky grup mjaft punëtor migrantësh ishte i integruar, kishte integruar veten. Sepse kulturalis­ht ky grup nuk dallonte shumë nga gjermanët, thotë historiani Ivanoviç, “sepse edhe jugosllavë­t e hanin mishin me patate, nga ana tjetër është një komunitet që flet gjermanish­t, nga pamje nuk duket ndryshe dhe nuk binte në sy në këtë kontekst”. “Një integrim në dukje”, thotë Bosiljka Schedlich.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania