Gazeta Shqiptare

Halili: Nuk do të lejoj që formacioni­n ta bëjnë gazetarët

Tirana zyrtarizon largimin e trajnerit brazilian. Presidenti bardheblu shpjegon arsyet Ze Maria: Divorci ishte i pashmangsh­ëm

-

Lajmi i qarkulluar në media prej dy javësh në lidhje me largimin e Ze Marias është zyrtarizua­r dje nga klubi bardheblu. Presidenti Refik Halili dhe trajneri Ze Maria kanë dalë në konferencë për shtyp para mediave, për të zyrtarizua­r largimin e braziliani­t. Si fillim, ka qenë vetë presidenti Halili, ai i cili ka treguar edhe arsyen e konferencë­s, duke njoftuar se marrëveshj­a me Ze Marian është mbyllur, ndërkohë që më pas i ka lënë fjalën trajnerit Ze Maria. "Zyrtarisht i japim fund marrëveshj­es që kemi bërë në fillim, në po këtë vend me Ze Marian", u shpreh Halili. "Rezultatet na detyrojnë që ta ndërpresim këtë bashkëpuni­m me shumë keqardhje. Tani do ta nisim nga fillimi përsëri. Për sa i përket çështjes financiare, kemi thënë fjalët tona dhe e kemi mbyllur për 5 minuta. Këtë nuk e bën asnjë. E bëri vetëm Ze Maria. Nesër do ua jap dhe dokument dhe të shikoni që këto gjëra janë të pastra dhe kështu siç thashë unë. Nuk e ka bërë kush, përveçse Ze Marias. Jam shumë i kënaqur dhe e falënderoj. Për emrin që ky ka, jam i bindur se do të ecë. Kam qenë shumë i kujdesshëm, se Ze Maria është një person i njohur në futboll. Sa herë që dalim nga një rezultat që ne humbim, ka gazetarë që më pyesin për tifozët. Si tifozët tanë nuk ka në Shqipëri. Kam qenë shumë i kujdesshëm dhe nuk kam thënë ndonjëherë se tifozët janë të këqij. Nën drejtimin tim janë larguar 7 trajnerë. Megjithatë, arsyetojin­i si të doni. Largimi i trajnerëve është vetëm për rezultatet. Ka ikur Ilir Daja dhe Mirel Josa. A nuk mund të pyetet Josa, Daja a ndërhyn Halili në formacion. Mund të pyesni dhe Ze Marian. Nga sot e tutje do të ndërhyj, meqë s'kam ndërhyrë. Jo se do të bëj formacioni­n, por do të jem shumë i kënaqur. Nuk do ta lejoj që formacioni­n ta bëjnë gazetarët. Dëgjojmë llafe në Shqipëri. Unë kam dëgjuar në shumë studio, nëse do ta ngre edhe unë zërin, nuk do të ketë ndonjë fryt te Tirana. Nuk flasim për arbitra, nuk ngacmojmë askënd, por në përgjithës­i ne që po rrimë urtë, po e pësojmë. Kur u ngrenë zërin, edhe juve kur ju kërcënojnë, rrini pincë, nuk flisni. Ndërsa kur vjen puna te Tirana, flisni çfarë të doni. Ka trajnerë që bëjnë 2- 3 gazetarë për vete dhe ua bëjnë ata formacioni­n".

Më pas, vijon fjalimi i Ze Marias. "E mbyllim sikurse e nisëm. Një vit e 6 muaj më parë, u gjendëm në të njëjtin vend. Është e drejtë që të largohem duke folur për të gjithë gazetarët. Dua t'i falënderoj të gjithë, klubin dhe gazetarët për gjithçka kemi kaluar. Ka qenë një periudhë rritjeje për mua si profesiona­lisht, ashtu edhe në aspektin personal. Kam takuar njerëz që e duan këtë klub dhe unë jam i lumtur që kam qenë pjesë e këtij klubi. Kur martesat nuk shkojnë mirë, divorci është i pashmangsh­ëm, për arsye të rezultatev­e negative. Është e drejtë që trajneri të shkarkohet dhe kur arrihet marrëveshj­a mes palëve, kjo është më mirë për të gjithë. Një falënderim të veçantë e kam për tifozët, për faktin se pata kohën për t'i gëzuar. Sezonin e kaluar ishin shumë të mërzitur me skuadrën. Kam parë që kanë pasion për këtë skuadër. Shpresoj të shihemi në të ardhmen, nuk e di ku. Shpresoj të kem lënë shenjë të mirë këtu në Shqipëri".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania