Gazeta Shqiptare

Berisha dhe Grezda, në një linjë: Fitojmë në Izrael

Largohen Ramadani e Veseli të dëmtuar

-

Portieri

Etrit Berisha dhe sulmuesi Eros Grezda dolën dje përpara mediave në vigjilje të ndeshjes zyrtare eliminator­e të së dielës në Ber Sheva me Izraelin. Sipas futbollist­ëve, angazhimi është maksimal për të marrë fitoren të dielën në mbrëmje. Portieri Berisha për këtë takim theksoi: "Një ndeshje, e cila është vlerësuar maksimalis­ht nga ana jonë. Tashmë jemi me pikë të barabarta të tria skuadrat në grup. Klima në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë bashkë do shkojmë për të marrë fitoren. Mundësitë ekzistojnë për të dalë me rezultat pozitiv pasnesër ( nesër). Nisur edhe nga humbja e Skocisë, nëse marrim rezultat pozitiv të dielën në Izrael, atëherë transferta që humbëm në Skoci pak do të vlejë. Tentojmë fitoren, por të them të drejtën, edhe barazimi nuk do të ishte i keq", - citoi portieri Berisha. "Nuk është aspak e pamundur. Janë një kundërshta­r i fortë, por edhe ne kemi forcën tonë. Njohim lojën e tyre, nisur edhe nga fitorja karshi tyre një muaj më parë në Elbasan. Na pret një 90- minutësh shumë i vështirë, por me përqendrim­in e duhur do ia dalim për të arritur një rezultat pozitiv", - theksoi Berisha. Ndërkaq, Grezda ka besim maksimal që skuadra do të reagojë në mënyrën më të fortë të mundshme të dielën në mbrëmje për të marrë fitoren: "Jemi në një moment, ku fitorja do të ishte një shtysë shumë e madhe për ekipin. Kemi punuar dhe do të vijojmë të punojmë shumë në seancat e ardhshme për të arritur objektivin tonë. Kam besim që mund t'ia dalim, edhe pse kundërshta­ri ka pikat e tij e të forta, me të cilat na vuri në vështirësi edhe në takimin e parë në Elbasan. Mendoj që jemi tri skuadra shumë afër njëra- tjetrës, në një kohë që edhe Izraeli ka pika të forta dhe kërkon shumë përqendrim e an- gazhim. Nga fitorja në Turqi mungojnë vetëm Sadiku e Roshi. Të tjerët janë po ata. Por e them me bindje që, nëse përsërisim ndeshjen e Turqisë, nuk na ndal dot as Izraeli e as Skocia".

Ekipi kombëtar do të vijojë stërvitjen e tij sot paradite përpara nisjes. Skua- drës, siç edhe është raportuar më parë, i janë larguar Veseli e Ramadani dhe në vend të tyre, trajneri ka grumbullua­r Ivan Balliun dhe Sabien Lilajn. Ndeshja do të luhet ditën e diel në orën 20.45 në Ber Sheva dhe do të gjykohet nga arbitri italian, Paolo Mazzoleni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania