Gazeta Shqiptare

Kthimi i dënimit me vdekje, Basha: Referendum, e vendosin shqiptarët

Kriminalit­eti, kreu i PD: Nuk ndalemi deri në largimin e krimit nga politika Te familjarët e viktimave në Mat: Rama të shkyçë gojën

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk e përjash ton kërkesën për rikthimin e referendum­it për dënimin me vdekje, për shkak të situatës së rëndë të kriminalit­etit në vend. Pas vizitës në familjet e viktimave të masakrës që ndodhi së fundmi në Mat, ku një banor vrau tre punonjës të bashkisë, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha teksa e cilësoi ngjarjen një tjetër tregues të kapitullim­it total të shtetit, iu përgjigj interesit të medias, nëse duhet të rikthehet dënimi me vdekje. Sipas kreut të opozitës, kjo është një çështje që u takon shqiptarëv­e ta vendosin, apo ai thekson se është i gatshëm ta shtrojë në kuadrin e një referendum­i. "Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalis­ht jam i gatshëm që këtë pyetje t'ia shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjës­inë për të qeverisur vendin", - theksoi kreu i PD- së. Ekzekutimi i fundit është ai i vitit 1992 në Fier, ku dy vëllezër u vranë në mes të qytetit, pasi kishin vrarë kur po grabisnin brenda në shtëpinë e tyre, 5 pjesëtarë të një familjeje, përfshi një foshnje. Shqipëria që nga viti 1995 kur u bë anëtare e Këshillit të Europës nuk ka dhënë dënime me vdekje dhe për veprat më të mëdha penale, vendimi është shndërruar në "burgim të përjetshëm". Heqja globale e dënimit me vdekje është një nga objektivat kryesore të politikës së të drejtave të njeriut të BE- së. Në vitin 2013, ministrat e Jashtëm të 42 vendeve të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, firmosën deklaratën kundër dënimeve me vdekje, por aktualisht 52 shtete kanë ende në fuqi ligjin e ekzekutime­ve. Bjellorusi­a është shteti i vetëm në Europë që ka në fuqi dënimin me vdekje. Ndër 52 vendet, përfshihen edhe katër vende të industrial­izuara që vijojnë ende të ekzekutojn­ë kriminelët SHBA, Japonia, Singapori dhe Taj-

Kreu i PD- së nga spitali, ku kishte vizituar të plagosurin tregoi se kishte qenë edhe në familjet e të vrarëve dhe shprehu ngushëllim­in, duke thënë se kjo është një ngjarje e rëndë, duke i vendosur epitetin makabër. Kryetari i PD- së i bëri thirrje kreut të qeverisë të reagojë lidhur me rastin. "I bëj thirrje kryeminist­rit ta shkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë dhe t'u ofrojë ngushëllim­e familjeve e në veçanti familjarëv­e të tre viktimave të kësaj masakre shtazarake. T'ju ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij s'mund të zëvendësoj­ë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron, as të ofrojë ngushëllim për dhimb- "Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalis­ht jam i gatshëm që këtë pyetje t'ia shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjës­inë për të qeverisur vendin", - deklaroi kreu i PD- së. jen e thellë që ndjejnë qytetarët e Matit", tha Basha. "Dua t'u jap një mesazh kuraje dhe force qytetarëve të Matit dhe prej Matit gjithë Shqipërisë, për betejën që do ftojmë së bashku për largimin e krimit nga politika. Largimin e krimit nga rrugët, sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atë ku e ka vendin, para drejtësisë dhe prapa hekurave", deklaroi z. Basha.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kryetari i opozitës, Lulzim Basha
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania