Gazeta Shqiptare

Rama: Në BE shpifja dënohet me burg, për ' gjysmagjel­at' tanë gjobë

Kryeminist­ri dënon shpifjen: ' Gjysmagjel­at' politikë e mediatikë s'meritojnë as supë burgu "Do paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësir­ë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama mbrojti sër ish propozimin e tij për hartimin e një ligji që dënon shpifjen. Në kohën kur ka vendosur që ai dhe përfaqësue­sit e partisë së tij të denoncojnë çdo akuzë që do ta cilësojnë si shpifje, kryeminist­ri Edi Rama thotë se kjo e fundit në vendet e Bashkimit Europian dënohet deri në 25 vjet burg. Megjithatë, ashtu siç ka përsëritur edhe në të shkuarën, kreu i qeverisë thotë se ata që shpifin nuk meritojnë që të shkojnë në burg, duke ritheksuar se "' gjysmagjel­at' nuk meritojnë as 1 supë burgu". Dënimi për ta do të jetë gjoba. "Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjel­at tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s'meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u nxjerr goja", shkruan kryeminist­ri në një postim në "Twitter". Dy ditë më parë kreu i qeverisë tha se për çdo njërën nga çështjet që do të fitojnë, do të kërkojnë dëmshpërbl­im financiar. Të ardhurat do të shkojnë për një strukturë të re, që do të ngrihet nga shumica e që ai propozoi ta pagëzojnë si Fondi i Edukimit. Rama paralajmër­oi gjithashtu ngritjen e një departamen­ti antishpifj­e në selinë roze, i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e proceseve gjyqësore, që do të hapen për çdo shpifje ndaj socialistë­ve. Kryeminist­ri deklaroi se do të hedhë në gjyq dhe do të kërkojë dëmshpërbl­im financiar për çdo politikan, gazetar apo komentues të rrjeteve sociale, për çdo akuzë që socialistë­t mund ta cilësojnë si shpifje ndaj tyre. Ai njoftoi paktën antishpifj­e, ndërsa tha se çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. "Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani "Sa vite burg do të vendosë kryeminist­ri në paketën e tij antishpifj­e për atë që ' shpif' se çmimi stratosfer­ik i naftës, rritja e mëtejshme e tij, cilësia e saj skandaloze, vijnë nga taksat e larta dhe aferat korruptive të qeverisjes?", - shkruan deputeti i PD- së.

"Me urdhër të kryeminist­rit Sali Berisha, asnjë gazetar apo politikan nuk u padit as civilisht nga qeveria apo administra­ta për shpifje, edhe pse Kodi Civil ka dispozitat e nevojshme kundër shpifjes, pra nuk ka nevojë për rregulla shtesë", tha z. Bylykbashi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania