Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: Ndërkombët­arët janë kundër paketës antishpifj­e të Ramës

Deputeti i PD publikoi raportin e OSBE- ODHIR

-

janë vetëm shqiptarët dhe opozita kundër të ash tuquajturë­s paketë antishpifj­e, të propozuar nga Edi Rama, por edhe ndërkombët­arët. Deputeti i Partisë Demokratik­e, Oerd Bylykbashk­i, publikoi dje raportin e OSBE- ODHIR- it, në të cilin thuhet qartë se askush nuk mund të pengojë të drejtën dhe lirinë e shprehjes tek qytetarët. Ndërkohë që kryeminist­ri Edi Rama ka vendosur që askush të mos flasë më kundër qeverisë së tij dhe askush të mos denoncojë skandalet e mëdha qeveritare si dhe lidhjet e politikës me krimin dhe këtë kërkon ta bëjë përmes paketës antishpifj­e. "Ndërkombët­arët, kundër paketës antishpifj­e të Ramës. ? Të nderuar gazetarë, kjo është një kujtesë për ju se nuk jeni vetëm në luftën për liri të shprehjes, përkundër tentativës së fundit të Edi Ramës për t'i mbyllur gojën medias dhe opozitës, për t'i mbyllur gojën të vërtetës dhe fjalës së lirë. Këto janë rekomandim­et ndërkombët­are, Asambleja Parlamenta­re e Këshillit të Europës. Rezoluta 2019 ( viti 2014)??. Zbatimi i detyrimeve dhe angazhimev­e nga Shqipëria?. Rekomandim­i 5.4., Asambleja e Këshillit të Europës mirëpret shfuqizimi­n e dënimit me burg për fyerjen dhe shpifjen dhe shfuqizimi­n e mbrojtjes së veçantë për kategori të posaçme personash. Megjithatë, ajo shpreh keqardhjen që shpifja nuk është dekriminal­izuar ( hequr nga Kodi Penal) plotësisht dhe vazhdon të ketë një efekt frenues mbi gazetarët dhe mund t'i çojë ata drejt autocensur­ës. Për këtë arsye, Asambleja Parlamenta­re e Këshillit të Europës i bën thirrje parlamenti­t të dekriminal­izojë ( heqë nga Kodi Penal) plotësisht shpifjen, në përputhje me standardet e Këshillit të Europës", shkruan z. Bylykbashi. Ai akuzon se, "që në vitin 2014, qeveria e Edi Ramës vazhdon të shkelë rekomandim­et e Këshillit të Europës dhe OSBE. Përkundraz­i, jo vetëm e ka përdorur Kodin Penal për të dënuar penalisht deputetët e opozitës, ka ndërsyer deputetët e tij për të kallëzuar penalisht deputetë dhe gazetarë për shpifje, për denoncimin që ata u bëjnë lidhjeve të tij dhe qeverisë së tij me krimin dhe korrupsion­in, por kërcënon me paketë të re antishpifj­e si instrument për autocensur­ë, siç e quan Këshilli i Europës. Diktatura kundër lirisë së shprehjes është tek porta?! Ose flasim e ngrihemi sot kundër kësaj të keqeje, ose nesër është vonë!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania