Gazeta Shqiptare

Salianji: 600 mijë euro udhëtime. Balla: Të hënën, padi në gjykatë

PD publikon fakte për lidhjen e Ballës me Begon: 25 udhëtime me trafikanti­n e drogës "Po kontribuon për Fondin e Edukimit"

- Valentina Madani

Deputeti demokrat, Ervin Salianji aku zoi dje deputetin socialist, Taulant Balla se ka bërë disa udhëtime bashkë me ish- trafikanti­n e drogës, Edmond Bega. Salianji tha se faktet i ka siguruar nga sistemi TIMS dhe janë provë e lidhjeve të ngushta të Ballës me ishtrafika­ntin e drogës, Edmond Bega, me të cilin ka udhëtuar dhjetëra herë jashtë vendin. "Deputeti socialist, Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikanti­n e drogës, Edmond Bega. Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeveris Edi Rama ka përdorur plot 18 herë çarterin për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me çarter nën shoqërinë e trafikanti­t të drogës, Edmond Bega. Janë minimalish­t 600 mijë euro udhëtime me çarter", deklaroi deputeti i PD- së. Demokratët shtruan disa pyetje, për të cilat kërkojnë përgjigjen e kryeminist­rit dhe vetë të akuzuarit prej tyre, Taulant Balla. "Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me çarter plot 18 herë? A janë financuar udhëtimet e tij me çarter nga burime të paligjshme? Kush i ka paguar paratë për fluturimin me çarter të Taulant Ballës? Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave? Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?", shprehet z. Salianji. Demokratët e vlerësojnë si shantazh ndaj qytetarëve, opozitës dhe medias, iniciativë­n e shumicës për miratimin e një pakete antishpifj­e. E gjitha kjo, sipas tyre, bëhet në bashkëpuni­m me ata që i quajnë veglat e një prokurori, të cilët nuk hetojnë dhe nuk dënojnë afer- at e përfaqësue­sve të shumicës socialiste.

REAGIMI

Kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mohoi dje akuzat e Partisë Demokratik­e se ka shpenzuar 600 mijë euro për udhëtime, në 18 fluturime me çarter së bashku me biznesmeni­n Edmond Bega. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamenta­r të PS shprehet se udhëtimet e pretenduar­a nga deputeti Ervin Salianji janë shpifje dhe paralajmër­on padi ndaj këtij të fundit. "Lulzim, mjaft e shpërdorov­e Salianjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me çartera. Informacio­ni është në ' Albcontrol' "Shqiptarët sot duhet të dinë se një udhëtim me çarter kushton minimalish­t 30 mijë euro. Janë minimalish­t 600 mijë euro udhëtime me çarter vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi", deklaroi deputeti i PD- së. dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallëzim në prokurori?", deklaroi z. Balla. Kreu i deputetëve socialistë paralajmër­oi se të hënën do të bëjë padi në gjykatë. "Megjithatë, faleminder­it që po vijon të kontribuos­h për Fondin e Edukimit! Të hënën padia në gjykatë!", shprehet z. Balla.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dje në Tropojë
Presidenti Ilir Meta dje në Tropojë
 ??  ?? Deputeti i PD- së Ervin Salianji
Deputeti i PD- së Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania