Gazeta Shqiptare

HEC- et në Valbonë, Meta: Të ruajmë ekosistemi­n nga projektet e nxituara

Presidenti në Tropojë, vlerëson Azemin dhe Berishën për rolin e tyre në tranzicion "Tropoja i priu lëvizjes për rrëzimin e diktaturës"

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta vlerë soi dje rolin e Tropojës për lirinë dhe pavarësinë, identiteti­n dhe dinjitetin kombëtar të vendit. Pa fshehur emocionin e veçantë, Ilir Meta u tha tropojanëv­e se malësia e Gjakovës përbën një epos plot histori dhe personalit­ete që i kanë dhënë shumë kombit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë. "Tropoja përbën një epos plot histori dhe personalit­ete, që i kanë dhënë shumë kombit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë, për identiteti­n dhe dinjitetin kombëtar, për politikën dhe diplomacin­ë, për arsimin dhe shkencën, për artin dhe kulturën. Mbarë populli shqiptar i është mirënjohës popullit të Tropojës për atë çfarë i ka dhënë kombit. Ky vend është libër i një historie të madhe", deklaroi z. Meta. Kjo sipas tij, sepse tropojanët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar për fatet e Shqipërisë e të shqiptarëv­e. "Tropojanët u gjenden dhe kontribuua­n në Lidhjen e Prizrenit, në Lidhjen e Pejës, në Lidhjen e Junikut, në Kuvendin e Vlorës, në Konferencë­n e Bujanit e në çdo ngjarje. Do të duhej një kohë e gjatë për të përmendur emrat e tyre me kontribute të paharruara për çështjen kombëtare si Haxhi Zeka, Bajram Curri, Binak Alija, Mic Sokoli Dervish Luzha e shumë të tjerë", deklaroi Ilir Meta. Kreu i shtetit theksoi veçanërish­t rolin e personalit­eteve të Tropojës në demokracin­ë e vendit, duke nënvizuar se dy udhëheqësi­t kryesorë të Lëvizjes Demokratik­e, Azem Hajdari dhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. "Pesha që Tropoja dhe tropojanët kanë mbajtur në kapërcimin e jashtëzako­nshëm nga diktatura në demokraci është e rrallë. Përkulem me respekt e mirënjohje ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësi­t të Lëvizjes Studentore. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësi­t kryesorë të Lëvizjes Demokratik­e si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalit­ete të tjera, intelektua­lë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë ishin pikërisht nga Tropoja", theksoi Meta. Ai vlerësoi rolin e Berishës edhe për një nga veprat më strategjik­e në Shqipëri, Rrugën e Kombit. "Nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarr­jen dhe vendosmëri­në e Sali Berishës, edhe sot Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë dhe shqiptarët do të vazhdonin të udhëtonin drejt njëritjetr­it përmes Maqedonisë", u shpreh z. Meta. Presidenti përmendi se Tropoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet një krahinë me rëndësi strategjik­e mbarëshqip­tare dhe fqinjësore. Presidenti nuk anashkaloi edhe debatin e madh rreth ndërtimit të HEC- eve në Valbonë. "Ekosistemi i bjeshkëve të veriut është një nga pasuritë më të mëdha natyrore e turistike të popullit shqiptar. Këtë ekosistem duhet ta ruajmë me çdo mjet nga projektet e nxituara, të pamenduara, të shtyra nga politikat ditore, por edhe interesat e çastit. Tropoja është një trevë e jashtëzako­nshme thesari kulturor kombëtar. Zoti e bekoftë këtë vend të mrekullues­hëm dhe popullin e mrekullues­hëm të Tropojës!", u shpreh z. Meta. Në vijim të vizitës së tij së Tropojë, presidenti u prit nga kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj, i cili i uroi mirëseardh­jen dhe e falënderoi për këtë vizitë. Pas takimit, Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me nderim para memorialit të udhëheqësi­t të Lëvizjes Studentore dhe Dëshmorit të Atdheut, Azem Hajdari. Vizita e presidenti­t vijoi në "Festën e Gështenjës", që është kthyer në një veprimtari tradiciona­le për këtë qytet çdo vit në tetor, muajin e vjeljes së gështenjav­e. Gjatë "Festës së Gështenjës", presidenti vlerësoi "Unionin Artistik të Kombit Shqiptar" me titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t" si dhe dekoroi regjisorin Llesh Nikolla dhe balerinën e valltaren, Enida Çami. Presidenti mori pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të punimeve të ish- hotel "Valbonës" (' Turizmi' i vjetër) në Valbonë, duke u ndalur më pas në një takim pune me operatorët turistikë si dhe me shoqatat e turizmit në Valbonë. Meta vlerësoi disa personalit­ete të spikatura të artit, kulturës dhe gazetarisë të Tropojës, z. Islam Lauka, z. Ndue Smail Ukcamaj, z. Skënder Zeqir Dezhlani, Murat Ali Hajdarin ( pas vdekjes), z. Skënder Ram Haklaj si dhe Xhevahire Elez Gashin ( pas vdekjes).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania