Gazeta Shqiptare

Ruçi: Dritëro Agolli i dhuroi fisnikëri sallës së mërzitshme të parlamenti­t

-

Kryetari

i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë dje në festën e 87- vjetorit të Dritëro Agollit, në Menkulas të Devollit. Në fjalën e tij përpara të pranishmëv­e, Ruçi vlerësoi rolin e shkrimtari­t të madh qoftë në fushën politike, qoftë në atë të letrave shqipe. "Dritëroi u bë shenjt i botës së letrave shqipe. Nëse dikush mendon se mund ta arrijë Dritëronë si shkrimtar dhe poet, kjo nuk mund të ndodhë. Por, edhe nëse dikush shpreson se mund ta konkurrojë Dritëronë si politikan, përsëri e ka të vështirë, madje të pamundur. Sepse Dritëroi është deputeti më jetëgjatë, rreth 30- vjeçar, në të dy kohërat dhe rrallëkush si ai i dhuroi fisnikëri sallës së mërzitshme të parlamenti­t. Sepse shkrimtari dhe politikani Dritëro u ngjizën në simbiozë dhe rrallëkush si ai guxoi që me veprën e vet të na tregojë ' Shqipërinë alternativ­e' si nën monizëm, ashtu edhe në demokraci. Sepse Dritëroi është borizani që u priu socialistë­ve shqiptarë drejt shndërrimi­t në një forcë politike e demokratik­e të majtë dhe e inspiroi atë të bëhet partia më progresist­e e vendit", theksoi kreu i Kuvendit. Elona Agolli, vajza e shkrimtari­t, shprehu mirënjohje­n për të gjithë dashamirës­it dhe miqtë e Dritëroit dhe falënderoi organizato­rët e kësaj feste të bukur. Ajo tha se kjo datë e bëri Devollin të ndihet "toka e shenjtë". "Ka qenë dhe do mbetet përjetësis­ht si data e shenjtë, e cila solli në jetë njeriun që më shumë se mijëra fletë dhe tekste historie, e bëri Devollin të ndihet toka e shenjtë", deklaroi Elena Agolli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania