Gazeta Shqiptare

Tabaku: Diktatura e propagandë­s ka e shpallur armike dijen

"Emërime politike dhe mungesë e meritokrac­isë"

-

Deputetja

e PD- së, Jorida Tabaku, shprehet se qeveria "Rama" e ka shpallur armike dijen dhe arsimin. "Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë në fushën e arsimit dhe zhvillimit arsimor, qeveria ' Rama' i ka shpallur armik dijen dhe arsimin. Tashmë është praktikë e qeverisë ' Rama' që të buxhetojë shumë herë më pak se sa qeveritë e shkuara për arsimin", shkruan ajo. Ndryshe nga dy vite më parë, Tabaku paralajmër­on se vlerësimi i PISA do të jetë negativ. "Para dy vjetëve qeveria e Rilindjes ' Rama' rrihte gjoksin për arritjet e qeverisë demokratik­e, që u vlerësua edhe nga sistemi PISA. Por, është shumë e qartë që me mung- esën e mësuesve cilësorë, emërimeve politike dhe mungesës së meritokrac­isë shoqëruar me kushtet e turpshme infrastruk­turore, vlerësimi i PISA do të jetë negativ për rinjtë e shkolluar në periudhën e errësirës ' Rama 1' dhe ' Rama 2'", shton Tabaku. Teksa vlerëson në gjendje të mjeruar arsimin parauniver­sitar në Shqipëri, ajo thekson se gjendja në ciklin e lartë arsimor është edhe më lebetitëse. "Kryeminist­ri i cili përpiqet të shfaqë kulturën dhe civilizimi­n e tij për të mbuluar dështimin e tij në arsimin e lartë, nuk mund të fshehë dështimin e turpshëm të reformës në arsim. Një reformë që mbylli 130 shkolla, 20 degë dhe që shtyu të rinjtë të largohen", shkruan Tabaku, duke shtuar se edhe ata pak studentë që vijnë në universite­tet shtetërore përballen me tarifa marramendë­se, që rriten përvit ndërsa familjet shqiptare varfërohen për vit. Një tjetër abuzim sipas saj është edhe rritja e çmimeve të librave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania