Gazeta Shqiptare

Trafikuan 10 tonë kanabis në Itali, mbyllen hetimet për 25 doganierë e policë 10

Lënda narkotike me vlerë 80 milionë euro u sekuestrua në Ankona

-

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar për gjykim 25 doganierë dhe policë, të cilët akuzohen se lejuan të kalonin 2 kamionë me rreth 10 tonë drogë vitin e kaluar përmes Portit të Durrësit. Droga me vlerë 80 mln euro u sekuestrua nga policia italiane në Ankona. Sipas TV "Klan", tashmë organi i akuzës ka mbyllur hetimet për Florenc Tresën, që akuzohet për veprën penale "Trafikim i narkotikëv­e" i kryer në bashkëpuni­m. Tresa ka pasur rolin e trafikanti­t, ndërsa doganierët dhe policët bënë të mundur kalimin e kamionëve në doganë. 25 të arrestuari­t janë punonjës të doganave dhe të policive kufitare Qafë- Thanës, Durrës dhe të Doganës së Vorës. "Prokuroria ka mbyllur hetimet edhe për punonjësit e doganave dhe policëve kufitarë Lirim Halili, Syrja Terziu, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, Ilias Malja, Ymer Blloshmi, Ilir Spahiu, Maliq Kadilli, Kastriot Topalli, Vladimir Ziu, Elis Deliu, Ylli Vogli, Erald Kulla, Edmond Luzi, Argorn Kapllani, Gëzim Dervishi, Roland Metani, Gentian Selmani, Mehdi Demiri, Mexhit Xhixha, Nezir Bardhoshi, Julian Dorci, Fatmir Plaku dhe Behar Sula", thuhet në njoftimin e organit të akuzës. Këta persona kanë pasur funksione si punonjës doganorë të doganave QafëThanë, Vorë, Durrës, si dhe punonjës të policisë kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë dhe pranë Portit të Durrës, të akuzuar për veprën penale "Shpërdorim detyre" e kryer në bashkëpuni­m. Sipas prokuroris­ë, këta persona kanë lejuar kalimin e të paktën 10 tonëve kanabis me kamion drejt Italisë në dy raste. I pari lidhet me kapjen në Ankona, më 5 shkurt të këtij viti të një kamioni me 8.8 tonë kanabis, i futur në Shqipëri nga Maqedonia. Ndërsa ngarkesa e dytë prej 2.2 tonë kanabis u sekuestrua në 24 mars në Itali. Nga hetimi ka rezultuar se mes punonjësve të policisë dhe doganierëv­e kishte një formë të organizuar bashkëpuni­mi për kalimin e automjetev­e me drogë nga Shqipëria në Itali.

TONË

Sipas prokuroris­ë, 25 doganierë dhe policë kanë lejuar kalimin e të paktën 10 tonëve kanabis me kamion drejt Italisë në dy raste. I pari lidhet me kapjen në Ankona, më 5 shkurt të këtij viti të një kamioni me 8.8 tonë kanabis, i futur në Shqipëri nga Maqedonia. Ndërsa ngarkesa e dytë prej 2.2 tonë kanabis u sekuestrua në 24 mars në Itali.

 ??  ?? Policia në vilën që po vidhej
Policia në vilën që po vidhej

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania