Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a me Bashën, Idrizi: Tri rrugët e opozitës drejt pushtetit

“Në një koalicion me Dulen? Edhe Ndoka ka ankesa ndaj nesh, por firmosa me PD- në” "Parti klientelis­te? PDIU kurrë nuk pati një ministër"

-

e kthimi në normalitet. Kjo opozitë sot është realisht mazhorancë numerike. Ne kemi të gjitha numrat për të qenë forcë drejtuese e vendit, por kjo nuk mjafton. Do u sjellim shqiptarëv­e mentalitet të ri në qeverisje e alternativ­ën se si të kemi një vend normal. Të kemi një ekonomi që prodhon, të kemi një program se si shqiptarët të punojnë në vendin e tyre, të paguhen denjësisht, të shkollohen e të begatohen në shtëpitë e tyre. Do duhet të sjellim një program reformator të një mazhorance reale, atë që për fat të keq për shqiptarët nuk e bëri dot asnjë ditë kjo qeveri. Ka ende shumë për të bërë që njerëzit ta besojnë plotësisht këtë opozitë dhe ta shohin si alternativ­a e vetme ndaj qeverisjes aktuale. Po e arritëm këtë, pushteti i Rilindjes bie shumë shpejt.

Sipas jush, kush tjetër duhet t'i bashkëngji­tet frontit të djathtë që të fitojë zgjedhjet e ardhshme vendore?

Gjithkush që kërkon ndryshimin. Nuk ka rëndësi në është i majtë apo i djathtë. Rëndësi ka nëse do të jetojë në një vend të paqtë dhe me rregulla, ku shteti nuk kapet peng nga "të fortët". Gjithsecil­i është i vlefshëm në këtë front që nga bujku i thjeshtë deri tek shoqëria civile apo partitë e tjera politike. Kjo do të arrihet kur të shkojmë së bashku në zgjedhje për ndryshimin e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Shqiptarët kanë kuptuar që kanë përballë një mazhorancë joreale e që ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëv­e e sot po keqpërdor pushtetin. Oferta jonë duhet të jetë e qartë, njerëzit duhet të dinë për kë e për çfarë do duhet të votojnë e jo për tepsia e kusia.

Çfarë garancie keni marrë nga kreu i opozitës Lulzim Basha për zgjidhjen e çështjes çame?

Nuk ka garanci të fshehura e marrëveshj­e kulisash. Kemi një marrëveshj­e të nënshkruar nga unë, Basha dhe i nderuari Ricardo Migliori. Tani kemi një dokument detyrues për të gjithë ne. Nuk na shkoi kurrë mendja të linim litarin jashtë, kur punonim për draftin që u kthye në marrëveshj­e. Nëse nuk beson në rregullat që përcaktojn­ë një koalicion opozitar, si mund të shpresojmë në rregullat e një koalicioni në pushtet nesër? Prandaj PDIU dhe PD kanë një marrëveshj­e, si e vetmja garanci në këtë rrugëtim të vështirë, por që kam bindjen që përfundon me fitoren e sigurt.

Cila ka qenë përgjigja e kryeminist­rit Rama dhe ministrit Bushati për çështjen çame?

Heshtja. Sa njomën buzët me gotën e parë të uzos heshtën me shqiptarët. Por, nisën të bëhen fjalamanë dhe të papërmbajt­ur me grekët. Në informacio­net që unë kam, kanë sajuar një hartë që po i merr det e toka Shqipërisë. Por, ne nuk do i lejojmë. Ata ndoshta nuk e dinë që Homeri e ka thurur Odisenë në ato toka, se atje ka lindur, tek Orakulli i Dodonës. Prandaj, pëlhurën e Penelopës, ne çamët e dimë shumë mirë si thuret, por edhe si shthuret.

Pas bashkimit me PS- në, ju keni deklaruar se "Për herë të parë një kryeminist­ër artikuloi për çështjen çame". Çfarë ndodhi më pas…?

Për këtë duhet pyetur Edi Rama. Ne nuk ia përmbysëm gotën siç bëri ai. Por, ai vetë e ka thënë se e përdori çështjen çame që të ulte grekët në tryezë. E përdori si kokëdash për të hapur dyert e Athinës. Sa u ul me ta e hodhi pas krahëve retorikën e deridjeshm­e.

A jeni gati t'i kërkoni falje publike Edi Ramës nëse në bisedimet me Greqinë ata e kanë zgjidhur çështjen çame…?

Jo vetëm Ramës, por edhe gjithë rilindasve një nga një. Por, të jeni e bindur kanë bërë një vrimë në ujë, të cilën do të përpiqen ta shesin si fitore. Këtyre u janë zhveshur të gjitha lëkurët. U ka mbetur vetëm cipa e propagandë­s.

A morët një përgjigje nga kryeminist­ri Rama për deklaratën e presidenti­t grek se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpuno­nin nazistët?

Sigurisht që deklaratav­e arrogante të Presidenti­t të Greqisë, Pavlopulos, duhet t'i përgjigjej kryeminist­ri, presidenti e ministri i Jashtëm. Unë e kuptoj pse ju e kërkoni nga Rama. Por ka kohë që Ramës, që sokëllinte fort për çështjen çame në parlament i ka ikur "Deri dje Rama e Bushati flisnin e bërtisnin për çështjen çame sa na çuditnin edhe ne për këta ' trima' që kishte nxjerrë Shqipëria, e sot thonë që ' na falni pak, se ashtu ishte loja e ne duhet ta përdornim çështjen çame si çakmak për të nxehur temperatur­ën me Athinën që të ulemi në tavolinë'" zëri në raport me Greqinë, e tashmë hesht si "fija e barit". Por, ka ardhur koha që t'i japim fund kësaj maskarade, ku shteti grek që mendon se i ka duart më të forta, i ndihmuar nga idiotët e dobishëm të Tiranës, të mund të përmbysë pa asnjë argument, pa asnjë fakt të vërtetën e madhe të masakrimit të mijëra shqiptarëv­e të Çamërisë, pleq gra e fëmijë, të vrarë në shtëpitë e tyre e jo në luftë. Përballë 1 mijë partizanëv­e çamë të inkuadruar në dy anët e kufirit në batalionin ' Ali Demi' në Çamëri dhe të batalionit ' Çamëria' në Konispol, Greqia nuk paraqet një fakt, një foto, një formacion çam, apo cilat ishin krimet e çamëve në shtëpitë e tyre. Pse Greqia në 74 vjet nuk ka kërkuar kurrë nga Shqipëria që të ekstradohe­t në Greqi, qoftë edhe një çam i vetëm që ka bashkëpunu­ar apo ka bërë krime? Prandaj ne i kemi kërkuar publikisht shtetit shqiptar që të kërkojë hapjen e debatit publik me historianë, për atë që ka ndodhur në Çamëri. Boll më me retorikën e një presidenti, që edhe për vetë moshën duhet të ishte i kujdesshëm kur shkoi pikërisht në Paramithi, ku filluan masakrat më 27 qershor 1944 e ku u masakruan 680 shqiptarë të Çamërisë. Ne nuk kemi bërë përgjegjës popullin grek apo qeverinë e sotme greke, por është e rëndë për vetë popullin grek, që Presidenti i Greqisë vetëdeklar­ohet si pasardhës i kriminelit Napolon Zerva. Ta harrojë Pavlopulos dhe idiotët e dobishëm të Tiranës që rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Athina.

"Sa njomën buzët me gotën e parë të uzos, heshtën me shqiptarët. Por, nisën të bëhen fjalamanë dhe të papërmbajt­ur me grekët. Në informacio­net që unë kam, kanë sajuar një hartë që po i merr det e toka Shqipërisë, por ne nuk do i lejojmë", tha kreu i PDIU.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania