Gazeta Shqiptare

Niko Lera: Qeveria do u vërë drynin edhe basteve "online"

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, në "News 24" Mbetet Lotaria Kombëtare, Telebingo dhe kazinotë elektronik­e në hotele me 5 yje

-

lançojë një masë të tillë, ka edhe detyrimin ligjor të kontrolloj­ë zbatimin e kësaj mase. Pra, organet ligjzbatue­se të këtij vendi, tatimet apo policia do të jenë në funksion të zbatimit të këtij ligji", deklaroi drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave.

EFEKTET FINANCIARE

Duke u ndalur te efektet financiare që sjell mbyllja e kësaj industrie në vend, Lera tha se formalizim­i i tyre rriti të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe me vendimin e fundit do të kemi një rikompozim të lojërave të fatit. "Ne kemi llogaritur një efekt diku te 70- 75% të të ardhurave që mbledhim nga lojërat e fatit, por kemi parashikua­r edhe burimet që do të zëvendësoj­në të ardhurat që ne do të humbasim", tha Lera. "Do të mbeten në tregun e lojërave të fatit, me këto dy ndryshime që janë deklaruar deri tani, Lotaria Kombëtare, Bingo Televizive dhe lojërat elektronik­e në struktura akomoduese të licencuara me 5 yje që kanë kazino, apo në resorte turistike. Sepse ka mundësi kontrolli të plotë", deklaroi Lera. Duke u ndalur në efektet sociale që do të sjellë ky ligj, Lera sqaroi se janë rreth 4200 vende sekondare biznesi të këtyre tri kompanive, që zhvillojnë aktivitet te bastet sportive. "Një pjesë e madhe e tyre nuk janë ek- skluzivish­t pika bastesh, por janë edhe ' bar bufe', ku ka një vend të veçantë ku vendosen baste. Ne në të gjithë tregun e lojërave të fatit kemi 7280 të punësuar, një pjesë e tyre do të vazhdojnë të jenë të punësuar, sepse janë punësuar në Lotarinë Kombëtare, në Bingon Televizive etj. Kemi llogaritur me logjikën e të ardhurave që 65- 70% e këtij numri i përket kësaj kategorie të lojërave të fatit, që nuk do të jetë më në treg. Nuk do të mbetet asnjë njeri pa punë, sepse janë 4200 pika bastesh, por njëkohësis­ht janë edhe bar bufe, ai është i licencuar si bar bufe, pra nxjerr të ardhura. Në 4200 pika, pjesa kryesore Në përfundim, Lera theksoi edhe një herë se një mënyrë e organizimi­t mund të jetë organizimi nëpërmjet një monopoli shtetëror, një opsion tjetër mund të jetë organizimi përmes një kontrolli të rreptë të pagesës, apo futjes në lojë përmes kartës së identiteti­t të çdo personi, nëse është në moshën e lejuar. kanë aktivitet kryesore lokalin, por edhe ato që janë thjesht pika bastesh, do të ristruktur­ohen", tha Lera.

Referuar deklaratës së ministrit Ahmetaj në parlament se do të ketë një program rikualifik­imi për ata që do të mbeten të papunë, Lera tha se jemi në një proces riformatim­i të të gjithë sektorit, që përfshin jo vetëm lojërat e fatit, ndërsa garantoi se nuk ka për të ngelur asnjë dyqan, asnjë pikë bastesh i mbyllur, ato do të kthehen në biznese të tjera në shërbim të konsumator­it.

SHPJEGIMI

Arsyet e mbylljes së basteve: Sjell konsekuenc­a në shoqërinë shqiptare

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera komentoi në emisionin "Kjo Javë" në "News 24", edhe deklaratat e deputetit Erion Braçe në parlament, i cili foli për shtetëzim të lojërave të fatit. Lera tha se nuk duhet përdorur termi "shtetëzim", pasi shteti nuk po konfiskon pasurinë e dikujt dhe ta përdorë për interesat e veta. "Po mbyllet një biznes i caktuar, sepse konsekuenc­at që sjell në shoqërinë shqiptare janë gjykuar që janë me pasoja. Në kuptim të prishjes së familjeve, shpenzimit të lekëve në mënyrë joprodukti­ve, të futjes së kapitaleve me origjinë të dyshimtë etj., pra këto janë faktorët kryesorë që imponuan këto zgjidhje", theksoi Lera.

Ndërsa theksoi se ndodhen në proces të riformatim­it të këtij sektori, Lera përmendi edhe shembuj të ndryshëm se si mund të kryhet ai. "Një shembull mund të jetë që kategori të caktuara të lojërave të fatit t'i organizojë shteti, por ky nuk është konfiskim, ky nuk është shtetëzim. Shteti vendos që kategori të caktuara për arsye madhore, t'i organizojë vetë. Dhe ka shtete që organizojn­ë lojëra të ndryshme fati", tha ndër të tjera Lera, ndërsa shtoi se një ndër opsionet është organizimi në një ndërmarrje­je të madhe. "Unë nuk mendoj se jemi në fazë emergjence, kemi edhe dy muaj e gjysmë kohë, ndaj të gjitha alternativ­at do të gjykohen".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania