Gazeta Shqiptare

Tahiri para gjyqit, gati dosja e akuzës

Prokuroria përgatitet të mbyllë hetimet për ish- ministrin e Brendshëm për grup kriminal Ish- funksionar­i i PS dyshohet se favorizoi kushërinjt­ë trafikantë

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikës­h në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali. Ditën e hënë përfundon afati i hetimit, pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim, nëse do ta dërgojë për gjykim ish- ministrin Tahiri, apo do të pushojë çështjen ndaj tij. Burime të "Top Channel" pranë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda kanë pohuar se grupi i hetimit të kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit. Kjo kërkesë pritet t'i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes. Nga hetimet e kryera, ish- ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Këto dyshime, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish- ministrit Tahiri. Për këtë, prokuroria ka marrë edhe disa letërporos­i nga Greqia, Mali i zi dhe Italia.

Në të njëjtën dosje me ish- ministrin Tahiri është edhe ish- financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproc­edurale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritete­t italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

IRONIA E DRITAN ZAGANIT

Debati i fundit që po zhvillohet rreth çështjes "Babale" pas publikimit të videos së dytë nga ana e deputetit të PD- së, Ervin Salianji, ku flitet edhe për qindra mijëra euro që palët do të paguanin që ta kishin "në anën e tyre" Fredi Alizotin, nuk i ka shpëtuar pa komentuar dhe Dritan Zaganit. Ish- oficeri i Antidrogës përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar situatën, duke shkruar se edhe atij i ka lindur një ide për të bërë para. Duke iu referuar akuzave të qeverisë ndaj tij se ai ishte i paguar kur artikuloi publikisht akuzat për Saimir Tahirin si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt, Zagani tani ka një pyetje dhe një kërkesë.

Duke parë e dëgjuar nga të gjitha anët situatën e sotme në vendin tim lidhur me pagesat që përfliten për Ish- oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar situatën, duke shkruar se edhe atij i ka lindur një ide për të bërë para. Zagani pohon se kërkon 200 mijë euro për të përgënjesh­truar veten e tij dhe akuzat për Saimir Tahirin.

çdo video që qarkullon, më lindi një ide të bëj naj lek se po më kalon jeta pa lekë fare…!

Meqë pretendime­t e Ril- indjes se jam paguar mirë nga PD për gjithë sa kam bërë e thënë deri më sot për mua është shpifje, dhe për faktin se as tokën në fjalë s'e kam, le pastaj lekë apo euro, si dhe duke marrë shkas nga këto pagesat e majme që dolën këto dite për videot "Babale", unë kam një pyetje ( kërkesë) për ta…!

"Sa është pagesa po të bëj një video, ku të përgënjesh­troj veten dhe të akuzoj kundërshta­rët se më kanë paguar ata që të flas keq ( pra të shpif) për Rilindjen, Sajen dhe lidhjet e tyre me trafikun e drogës në këto 5 vjet Rilindje".

Videon e bëj dhe tekstin le ta shkruajë Taotao, ose edhe vetë Fugsi i vogël, për mua s'ka problem, por sqaroj se nuk marr dot përsipër të përgënjesh­troj antimafian dhe shtetin italian lidhur me çështjen…!

P. s. unë s'dua 200 mijë euro, kënaqem me gjysmat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania