Gazeta Shqiptare

"Gjysma" e policisë së Vlorës në kërkim, si e favorizuan trafikun e hashashit drejt Italisë

Prokuroria: Ja roli i Jaeld Çelës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës

-

Shumë

kohë pas shpalljes në kërkim të tre ish- zyrtarëve të lartë të policisë së Vlorës në kuadër të hetimit të dosjes "Habilaj", "Gazeta Shqiptare" siguron pjesë nga dosja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ku përmenden rolet e tyre dhe përfshirja në grupin e trafikut të drogës. Bëhet fjalë për ishdrejtor­in e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela; shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorës, Gjergj Kohila si dhe ish- drejtorin e Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Në dosjen hetimore shpjegohet se si grupi hetimor ra në gjurmët e tre ish- zyrtarëve. Gjithashtu, tregohen lidhjet që kanë mbajtur me trafikantë­t Habilaj. Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj dhe bashkëpunë­torët e tij kanë bashkëpunu­ar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit për kultivimin e sasive të konsiderue­shme të lëndës narkotike dhe trafikimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacio­n jashtë vendit. Konkretish­t, ekzistenca e një bashkëpuni­mi mes ish- zyrtarëve të policisë dhe grupit

SHEFI I POLICISE SE DHERMIUT

"Pjesëmarrë­s në këtë grup kriminal është edhe shtetasi Sokol Bode, me detyrë shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal, me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëv­e nga Shqipëria drejt Italisë", thuhet në dosjen hetimore.

Habilaj për të kryer trafikimin e lëndëve narkotike u dyshua nisur nga shtrirja e aktiviteti­t kriminal në kohë dhe hapësirë, sasitë e lëndëve narkotike të sekuestrua­ra në Itali dhe në Shqipëri, sendet e sekuestrua­ra tek banesa e shtetasit Armand Koçerri dhe tek objekti në pronësi të shtetasit Florian Habilaj, të dhënat nga bisedat telefonike mes shtetasve Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. "Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrë­s të këtij grupi kriminal janë dhe shtetasit

Sokol Bode, me detyrë shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëv­e nga Shqipëria drejt Italisë", thuhet në dosjen hetimore.

Nga ana tjetër, një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëv­e dhe Trafiqeve, Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunu­ar drejtpërdr­ejt me trafikantë­t. "Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë shef sektori për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunu­ar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj", - sqarohet në dosje. Më tej në dosje përmendet drejtori i Drejtorisë së Policisë Vendore Vlorë, Jaeld Çela, i cili dyshohet se bashkëpuno­nte me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj. "Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Çela, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Vlorë, në bashkëpuni­m me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunu­ar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në dosjen e

Prokuroria e Krimeve të rënda në vijim të hetimeve për dosjen "Habilaj" ka shpallur në kërkim tre ish- zyrtarët e Policisë së Vlorës. Konkretish­t ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jael Çela; shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Qarkut Vlorës, Gjergj Kohila si dhe ish- drejtorin e Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Masa e ndalimit ndaj tre ish- zyrtarëve është dhënë pasi akuzohen për mosveprim ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark, duke lejuar trafikimin e drogës së Habilajve në drejtim të Italisë. Urdhër- arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i janë dërguar për ekzekutim Policisë së Shtetit. Por, policia ngriti dyshime se operacioni është dekonspiru­ar. Kjo për faktin se nuk është kryer ende asnjë arrestim, pasi asnjë nga ish- zyrtarët nuk është gjetur. Ministria e Brendshme reagoi duke sqaruar se pavarësish­t kontrollev­e të ushtruara në banesa dhe vende ku dyshohet se mund të strehohesh­in ishzyrtarë­t Çela, Bode dhe Kohila, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre. Ndaj tyre u mor vendimi për përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania