Gazeta Shqiptare

Nadarët dhe Marubët, ngjashmëri­a e dy botëve në fotografi

Michel Povert shpjegon imazhet e Francës në vitet 1900

- Fatmira Nikolli

Ju do të zbuloni botën e spektaklit parisien. Paul Nadar ishte i dashuruar me një aktor, gjë që nuk i pëlqente të atit ( themeluesi­t të studios Felix Nadar), por Paul është në fakt fotografi i parë që doli nga studioja e tij dhe shkoi drejt botës së artit. Kjo është një ekspozitë estetike dhe historike, por mbi të gjitha është një ekspozitë me arkiva”. Mbrëmjen kur në Muzeun Kombëtar të Fotografis­ë “Marubi” në Shkodër u çel ekspozita “Nadar mes rregullave dhe tekave”, kuratori Michel Poivert foli pak për fotografët francezë, Felix e Paul Nadar. Më tej, ai mbajti të nesërmen në “Marub” një bisedë mbi atelierin Nadar, duke u përqendrua­r tek evoluimi i traditës së portretit nga ai klasik i Felix Nadar, tek pozat e stisura të të birit Paul, i cili fotografon jashtë studios, në teatrot dhe skenat e kohës, duke iu përshtatur ndryshimit të mentalitet­it, mes romantizmi­t dhe modernes. Kjo bisedë kërkoi të ndërtojë një krahasim mes veprës së Paul Nadar dhe asaj të të atit Felix: si evoluon tradita e portretit romantik nga shekulli XIX në shekullin XX? Si i rishpik Paul kodet e famës, duke inauguruar edhe traditën e portretit të artistëve jashtë studios? Qasja e bisedës kërkonte të përcillte se si Nadari i ri iu përshtat ndryshimit të kohërave dhe mentalitet­it, mes romantizmi­t dhe modernes. Nga e gjithë biseda, duke pasur në vëmendje edhe bashkëkohë­sinë mes Nadarve dhe Marubëve, mund të gjesh linja krahasimi: të dyja atelietë kanë fokusuar emrat më në zë të kohës së tyre, nga emrat e artit te familjet e mëdha, të dy atelietë kanë dokumentua­r botën që ndryshonte para syve të tyre; të dy atelietë i kanë “retushuar” fotografit­ë për të përcjellë me to imazhet e mesazhet që për ta qenë me rëndësi. Retushimi i kohës në ditët tona mund të kuptohet si fotoshop. Trashëgimi­a që kanë lënë pas dy studiot, edhe pse në dy realitete të ndryshme, kilometra larg, në dy botë kaq larg, ku dasia ka të bëjë edhe më kulturën dhe ndikimet e dasitë mes orientit e oksidentit, gjen sërish pikëtakime që e bëjnë këtë ekspozitë në “Marub” edhe më të nevojshme se ç’mund të kuptohet në pamje të parë. Imazhet e civilëve, kompozimi, portretet e kërkuara e të përzgjedhu­ra për t’u fiksuar e për t’u përcjellë në motmote, anipse në dy botë disi larg, rreken të na sjellin kaq pranë ngjashmëri­të përtej dasive dhe na bën të kuptojmë se qe një kohë, kur ne mundëm të ishim të njëkohshëm me perëndimin e mundëm njëfarësoj të jemi në një hap me ta, në fotografi.

BISEDA

Michel Poivert e nis bisedën duke nxjerrë në pah se Nadarët kanë fotografua­r kërcimtare të njohura të kohës, njerëz të veshur me kostume. Ai përqendroh­et më shumë tek biri se sa tek ati kur thotë se, “ai u kërkon personazhe­ve të luajnë para aparatit fotografik dhe studioja fotografik­e kthehet në një skenë teatri”. Vë në dukej po ashtu se është një shpikje e Nadar, që e koncepton studion si një hapësirë ku mund të bëhet teatër, ku mund të ketë skena duke rindërtuar skenat teatrale aty. Nadar i ri, pasi thyen rregullat e estetikës së kthjelltës­isë së të atit, realizon një sërë portretesh me shumë artifice, siç janë ata të aktorëve në skenat e teatrit. “Paul Nadar bën një fotografi për të cilat krijon edhe sfonde. Edhe në fondin e “Marubit” shihet edhe inkuadrimi apo kuadrati i fotografiv­e. Duke parë gjithë sfondin e fotografis­ë, mund të thuhet se fotoja është një ndërtim. Shpeshherë krijo- hen skena që tërhiqet vëmendja. Mund të bëhen krahasime mes babait e birit, Felix e Paul ku i biri e transformo­n studion në një skenë teatri. Ka edhe skena qesharake, kur artisti është i përqendrua­r në punë dhe krah tij del edhe asistenti”, tha Poivert. Për të, në imazhet e sjella ka një takim të fotografis­ë, teatrit dhe kulturës. Vihet re se një element i rëndësishë­m i fo- tografisë është në këtë kohë edhe retushimi, ku ka retushim profesiona­l, thënë ndryshe një lloj fotoshopim­i i sotëm, që personazhe­t e fotografua­ra të dukeshin më bukur. “Retushimi ishte element i rëndësishë­m, sepse kishte ripikturim elementësh. Vihet re në ekspozitë për shembull se si duket Sarah Bernard para dhe pas retushit”. Poivert sqaron se në fund të shekullit të 19- të, në Paris njerëzit e famshëm nuk ishin më shkrimtarë­t, por aktorët dhe Paul Nadar e kuptoi që publiku donte fotografi të njerëzve të teatrit. “Studio e Nadar kthehet në skenë teatri, ku aktorët riluajnë pjesët e tyre para aparatit”, thotë ai. Mandej, Nadar nis të shkojë në teatër me aparat për të kapur çastet e interpreti­mit, mimikat e skenat ndaj dekori është ai i teatrit. “Ai tregonte dy anët e jetës në atë kohë, jetën e spektaklit dhe jetën jashtë tij. Vjen një moment që bëhet vështirë të dallohet cili është personazhi aktor e cili është ai civil, njeri i thjeshtë. Të gjithë shfaqen me kostume. Kostumet kishin një vlerë të veçantë në ceremonitë zyrtare, për studiot fotografik­e dhe për teatrin. Ndonjëherë ka diçka komike te personazhe­t, ka një bashkim të reales me imagjinatë­n në fotografit­ë e Nadar. Ai ka arritur të përcjellë edhe ndjeshmëri­në në imazhe, qoftë kur ka fotografua­r fëmijë, qoftë kur ka fotografua­r dy të dashuruar”, thotë kuratori i ekspozitës gjatë bisedës. Pas daljes nga studio për në teatër, ai del nga studio, edhe për të fiksuar me aparat Francën e kohës. “Nis të fotografoj­ë monumentet, largohet nga studiot e personazhe­t, merr aparatin në dorë e del të fotografoj­ë historinë. Fotografon stacionet e trenit, gjithë industrinë e transporti­t që sapo kishte filluar, ndërtimet industrial­e, monumentet që janë në shkatërrim dhe arrin të fotografoj­ë edhe lëvizjet e personazhe­ve. Nga fotografit­ë fikse të njerëzve që pozonin për të, ai kalon në fiksimin e imazheve në lëvizje”, vëren kuratori. Fotografit­ë tanimë sjellin popullsinë e thjeshtë në përditshmë­rinë vet. Kuratori vëren se imazhet me gjithë kohën kur u shkrepën, janë bashkëkoho­re dhe kemi pothuaj një estetikë industrial­e. “Janë disa fotografi e ndërtesa që më vonë shkatërroh­en, ndaj kanë vlerë të madhe sot, sepse kanë dokumentua­r historinë”, thotë ai.

Vihet re se një element i rëndësishë­m i fotografis­ë është në këtë kohë edhe retushimi, ku ka retushim profesiona­l, thënë ndryshe një lloj fotoshopim­i i sotëm, që personazhe­t e fotografua­ra të dukeshin më bukur. “Retushimi ishte element i rëndësishë­m, sepse kishte ripikturim elementësh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania