Gazeta Shqiptare

Lidhja e Dytë e Prizrenit

Fati tragjik i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe spekulimi me një mbledhje rutinë të vitit 2014

-

Me 11 shtator 1943, me nismën e një grupi nacionalis­tësh të përberë nga ing. Xhafer Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Luke Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjetër Vuçaj, u zhvillua ne Prizren një mbledhje, ku u shqyrtua situata e krijuar dhe nevoja imediatë e disa nismave urgjentë qe duheshin marre, për përballimi­n e situatës se krijuar.

Tri ishin pikat baze të kesaj mbledhje. 1. Thirrja e një Lidhjeje me frymën e Lidhjes se Pare të Prizrenit, ku do të përfaqësoh­eshin të gjitha krahinat e Kosoves, Dibres, Strugës, Tuzit, Ulqinit me delegatë të zgjedhur nga populli. 2. Krijimi i një Keshilli Autonom Ekzekutiv qe do vepronte deri sa të zgjidhej një autoritet legjitim nga Mbledhja e Përgjithsh­me e kesaj Lidhjeje. Kjo me qellim për të mbajtur qetësinë, rendin publik dhe për t’u bere balle situatave e reja qe mund të krijohen ne terren. 3. Keshilli Ekzekutiv i kesaj mbjedhje do të merrej me përgatitje­n e Mbledhjes se Kuvendit, pra të Lidhjes se Dytë të Prizrenit, hapja e të ciles do të behej jo me vone se me 16 shtator 1943.

Keshtu pra me 16 shtator 1943 ne godinën e shkollës “Bajram Curri”, ne Prizren filloi punimet Lidhja e Dytë e Prizrenit. Kjo lidhje zgjodhi Musa Shehun kryetar, Aqif Blutën n/ kryetar, Prof. Rexhep Krasniqin n/ kryetar e Bedri Gjinajn sekretar. Ketu u miratuan 6 pikat e rendit të ditës, të cilat ne thelbin e tyre të përbashket kishin bashkimin e trojeve etnike. Ne fund u zgjodhen Rexhep Mitrovica kryetar, Musa Shehu n/ kryetar, Prof. Kole Margjini n/ kryetar, dhe Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca, antare.

Ishtë data 21 shtator 1943 kur delegatët shkuan ne seline e Lidhjes se Pare të Prizrenit të 1878, dhe atje nenshkruan vendimet qe Lidhja e Dytë e Prizrenit kishte marrë. Statuti i Organizatë­s se Lidhjes se Dytë e Prizrenit, kishte 22 nene, të ndare ne disa pika.

Veprimtari­a e kësaj Lidhjeje u shtyp dhunshëm me pushtimin e Kosoves nga Jugoslla- via e Titos. Por, është i njohur fakti se përpjekjet dhe luftimet e çetave nacionalis­të qe vepronin ne kuader të kesaj Lidhjeje nuk kane pushuar deri ne vitin 1945. Komunistët serb, malazez e shqiptar qe vepronin se bashku vrane e masakruan me mijëra nacionalis­të të Kosovës dhe Shqipërise qe veronin ne kuader të kesaj Lidhjeje.

Numri i nacionalis­tëve të pushkatuar mbas pushtimit sllavokomu­nist të Ksoves arriti ne mbi 20.000 vetë, duke përfshire ketu drejtuesit dhe organizato­ret e kesaj Lidhjeje si, Musa Shehu, Prof. Kole Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli, Xhevat e Rifat Gegolli, Shyqyri Bej Ramadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina, Sulejman Ashiku, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Isak Taniku, Av. Shaban Kamberi, Xhem Gostivari e qindra të tjere ne viset e ndryshme të Kosoves e Maqedonise.

Edhe ato pak nacionalis­të qe munden të largohen nga Kosova duke shkuar ne Shqipëri, regjimi i Enver Hoxhes, nuk ngurroi t’i ktheje të gjithe tek autoritete­t Jugosllave, ku u pushkatuan pa gjyq. Të tille ishin Kolo- Pas shembullit pozitiv të Lidhjes së parë të Prizrenit më 1878, të mbajtur ne qytetin me të njëjtin emër, me ndihmën dhe përkrahjen e Perandoris­ë Osmane, në situatën e re të krijuar gjatë Luftës se Dytë Botërore, lindi nevoja imediate e thirrjes së Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Kjo pasi fati dhe interesat e shqiptarev­e të Kosovës ishin të kërcënuara seriozisht. nel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, n/ kryetar Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapitën Hajdar Planeja, Kapitën Rasim Dajç, kapitën Hysni Rudi, kapitën Gjon Deshtanish­ta, kapitën Mark Thani, toger Musli Dobruna, n/ toger Qazim Gostivari e aspirant Reshit Kaçaniku.

Gjatë Luftës se Dytë Botërore njësitet e ushtrise shqiptare qe shkuan ne Kosove, ne vend qe të bashkonin forcat me njësitet nacionalis­të të kesaj Lidhjeje dhe të luftonin kunder atyre qe po vrisnin shqiptaret e Kosoves; bene të kundertën, vrane me qindra e mijera shqiptare, nacionalis­të. Dhe të gjithe ketë gjakderdhj­e e bene për hir ideologjis­e komunistë.

Ky pra, qe fati i Lidhjes se Dytë të Prizrenit. Keshtu qe nese Rama e Thaçi tëntuan ta trumbetojn­e mbledhjen e përbashket të qeverive qe kryesonin si Lidhje të Prizrenit, duhej qe për hir të të gjithe nacionalis­tëve qe organizaun dhe drejtuan Lidhjen e Dytë të Prizrenit dhe qe dhane jetën për idealin kombetar, se paku ta etiketonin atë mbledhje rutine të 11 Janarit 2014, me termin Lidhja e Tretë e Prizrenit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania