Gazeta Shqiptare

Karikatura shqiptare nderohet me çmim në Kyrenia

-

çmos ta inkurajojë, qoftë në aspektin personal por edhe të përgjithsh­ëm. Si një nga promotorët e aktivitete­ve për karikaturë­n, Arben Meksi, ka shfrytëzua­r të gjitha llojet e resurseve intelektua­le dhe jo vetëm, që ky art të mos vdesë në vendin tonë. Ndërkohë, që për të treguar vazhdimësi­në, ai ka inkurajuar kolegët të marrin pjesë në konkurse ndërkombët­are, por edhe ka bërë gjithçka që ky lloj arti të mbetet në lartësitë e duhura në vend dhe jashtë tij.

Gjithsesi, vlerësimi i fundit, që i është bërë Meksit ka treguar se ky artist ka një ego të madhe të mos e braktisë, por edhe ta përshfaqë karikaturë­n shqiptare me trendet më të reja ndërkombët­are, falë përcjellje­s së vazhdueshm­e që i bën personalis­ht asaj më cilësore në botë, por edhe përshtatje­s së karikaturë­s shqiptare me karakteris­tikat e sotme.

Karikatura e Meksit ka tiparet e një gjinie thellësish­t parciale dhe kjo vjen nga formimi i tij si arkitekt. Meksi ia rezervon vetes elementin e theksuar pikturik dhe e zgjidh fabulën me elementë të kursyer, zakonisht me punët me një vizë, duke shtresëzua­r thellësi mendimi dhe përsiatje të thellë para punës. Interesant është se çdo punë ka karakter universal dhe kjo i jep avantazhin që puna e tij të komunikojë me çdo lloj publiku në botë. Kultura e gjerë i jep gamë të madhe manovrimi por edhe gjetje subjektesh, që jo vetëm të kërshërojn­ë por të mbajnë ngjitur për të gjykuar.

Vepra e fundit me Pëllumbin e Paqes ka mesazh të jashtëzako­nshëm ndërkombët­ar sepse, shpendi mbart një degëz ulliri, bashkë me folenë e vet mbi një peizazh ku gjithçka është prerë. Dilema se ku do e lerë degën dhe ku do prehet është një metaforë e jashtëzako­nshme e ditëve tona dhe e bën Arben Meksin si një mendimtar me shqetësim real jo thjesht për nevojat e vendit tonë, por edhe më shumë akoma.

Arti i përkthimit gojor i Eshref Ymerit shpërfaqet në një vepër shpërblyes­e, ndërkaq, edhe për figurën e vetë përkthyesi­t gojor. Figurën e përkthyesi­t gojor e ndeshim qysh në periudhën e lashtësisë dhe në tërë kulturat, nga ajo indiane e kineze, tek kultura egjiptiane, helene dhe romake, duke luajtur një rol mjaft të rëndësishë­m në gjirin e çdo shoqërie të zhvilluar. Në Greqinë e lashtë, madje, përkthimi gojor ( hermeneús) shfaqte përparësi ndaj përkthimit me shkrim ( metaghéro).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania