Gazeta Shqiptare

Një vepër shpërblyes­e

-

gojor, qoftë për ata që aspirojnë t’i kushtohen një pune të tillë, të cilët do të ndërgjegjë­sohen gjithnjë e më shumë për një sërë vështirësi­sh që shpërfaq një punë e tillë, sikundërse dhe për faktit se njohja mirë e të dyja gjuhëve në një bashkëbise­dim mes njerëzish që nuk e kuptojnë gjuhën e njëri- tjetrit, është një kusht i domosdoshë­m, por i pamjaftues­hëm, njësoj siç është një kusht i domosdoshë­m pasja e dy duarve, por i pamjaftues­hëm për të luajtur në piano. Përkthimi në tërësi, dhe jo vetëm ai gojor, është një aftësi që kërkon një ushtrim të vazhdueshë­m, dhe nuk mund të mësohet kurrsesi përmes mësimit të gjuhës, sikundërse dhe vetë gjuha, nga ana e saj, nuk mund të mësohet kurrsesi përmes përkthimit. Në rastin e përkthimit gojor, më pas, është domosdoshm­ërisht e nevojshme që interpreti, përkthyesi gojor, të ketë një njohje të mirë të kulturave e subkultura­ve që formësojnë jo vetëm stofin, por edhe horizontin kuptimor të dy gjuhëve, si dhe aftësi për të sintetizua­r shpejt, duke përcjellë me saktësi dhe qartësi thelbin kuptimor të mesazhit, apo mendimit, dhe jo formën e tij, duke ndjekur kësisoj me përpikmëri parimin e njohur të Jeronimit, Shenjtit Mbrojtës të Përkthyesv­e: “non verbum e verbo, sed sensum de sensu”. Kjo është edhe arsyeja përse përkthyesi gojor emërtohet përmes termit “interpret”; kjo është ajo çfarë e bën të dallohet nga përkthyesi i tekstit të shkruar.

Arti i përkthimit gojor shpërfaqet një vepër shpërblyes­e, ndërkaq, edhe për figurën e vetë përkthyesi­t gojor. Figurën e përkthyesi­t gojor e ndeshim qysh në periudhën e lashtësisë, dhe në tërë kulturat, nga ajo indiane e kineze, tek kultura egjiptiane, helene dhe romake, duke luajtur një rol mjaft të rëndësishë­m në gjirin e çdo shoqërie të zhvilluar. Në Greqinë e lashtë, madje, përkthimi gojor ( hermeneús) shfaqte përparësi ndaj përkthimit me shkrim ( metaghéro). Në Romën e lashtë, ndonëse përkthimi me shkrim shfaq përparësi, praninë e përkthyesi­t gojor e ndeshim gjithsesi të dokumentua­r nga Ciceroni, kur shprehet se “nuk i përktheva [ fjalimet e Demostenit dhe Eskinit] si përkthyes [ me shkrim], por si përkthyes me gojë” ( nec converti ut interpres, sed ut orator).

Shekuj më pas, përkthyesi­t gojorë luajtën një rol vërtet vendimtar në kolonizimi­n spanjoll të Amerikave. Komunikimi me vendasit u shfaq i një rëndësie thelbësore për Kristofor Kolombin, i cili arriti deri aty, saqë u mësoi disa vendasve gjuhën dhe kulturën spanjolle, për t’i përdorur më pas si përkthyes. Dokumentet e kohës tregojnë se, për të komunikuar me fiset e gadishulli­t Yukatan, për shembull, Hernan Kortesi pati punësuar tre përkthyes; përkthyesi­t të parë i fliste në spanjisht, ndërsa ky ia përkthente në gjuhën maya të dytit, i cili, nga ana e tij, e përkthente në dialekte të ndryshme të zonës.

Më pas, roli i përkthyesi­t gojor u shfaq akoma dhe më vendimtar me krijimin e gjykatave ( 1563), kohë kur përkthimi gojor fitoi edhe statusin e profesioni­t, shoqëruar me rregullat kontraktua­le. Në shekullin XX, ky rol i rëndësishë­m i përkthyesi­t gojor doli sërish në pah gjatë proceseve të Nurembergu­t, pas luftës së dytë botërore, sikundërse edhe me rritjen e marrëdhëni­eve ndërkombët­are, për të shmangur spiralen e komunikimi­t midis krerëve të shteteve që nuk flisnin të njëjtën gjuhë, çka vijon edhe sot e gjithë ditën, pa anashkalua­r ndërkaq edhe veprimtari­të e ndryshme ndërkombët­are në fushat e ndryshme si rrjedhojë e prirjeve globale, apo edhe rastet e intervisti­mit të të huajve nëpër emisione televizive apo në qendra emigrantës­h, në kohët tona.

Pavarësish­t rolit të rëndësishë­m në krijimin e urave lidhëse mes kulturave e qytetërime­ve të ndryshme, e asaj rrjete mjaft të dendur marrëdhëni­esh njerëzore, shoqërore, kulturore, shkencore, ekonomike, politike etj., është fakt i pakundërsh­tueshëm se përkthyesi gojor, ndryshe nga përkthyesi me shkrim, ka qenë gjithnjë i mbështjell­ë jo rrallëherë nga harresa dhe nga anonimati. Kjo vepër e Prof. Dr. Eshref Ymerit shpërfaqet shpërblyes­e edhe për këtë “hero të heshtur dhe të fshehur” të kulturës dhe qytetërimi­t, duke i dhënë kësisoj një fytyrë, një fizionomi, një zë. Në këtë drejtim, vepra e Prof. Dr. Eshref Ymerit shpërfaqet akoma më tepër shpërblyes­e për ata përkthyes gojorë që humbën jetën vetëm për shkak të ndihmesës që dhanë në mundësimin e komunikimi­t mes dy a më shumë njerëzve, por që më pas u ekzekutuan nga këta “për të siguruar ruajtjen e sekretit”. Në këtë drejtim, vepra e Prof. Dr. Eshref Ymerit meriton pa dyshim respektin dhe mirënjohje­n. Në emër të të gjallëve; në emër të atyre që nuk janë më; në emër të humanizmit.

 ??  ?? Eshref Ymeri
Eshref Ymeri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania