Gazeta Shqiptare

Errësirë? Aspak e tillë!

Një ftesë për rizbulimin e Europës së Vjetër dhe qytetërimi­t të saj rreth 8000 - vjeçar në pellgun Danubian, si dhe vlerat themelore të mishëruara në të.

-

bazë ishin kontradikt­ore në thelbin e tyre. Fjala “fraternité” ( vllazëri) na dikton menjëherë që barazia nuk përfshinte gruan – e cila vazhdonte të mos votonte e të mos merrte pjesë në vendim- marrje. Pra, revolucion­arëve të atëhershëm as që u kishte rënë ndërmend të kujdeseshi­n për barazinë gjinore.

Idetë që u ngritën në piedestal të shenjtë nga baballarët themelues të ShBAve në Deklaratën e Pavarësisë së 1776- ës si dhe Kushtetuta e parë e këtij vendi kishin gjithashtu kufizimet e tyre. Në atë kohë, mendohej si e pamundur t’i jepej fund skllavëris­ë, kështu që revolucion­arët e “shtynë” për më vonë debatin politik rreth kësaj çështjeje. Banorët e parë të Amerikës, të cilët prej europianëv­e të ardhur u quajtën “Indianë” ( pra, banorë të Indisë) – që në vetvete është shprehje e një paditurie të thellë – nuk përmënden fare si realitet shoqëror. Po kështu, as që u mendua që gratë, madje as ato që vinin prej Europës, të mund të kishin të drejta të barabarta me burrat. U desh lufta e përgjakshm­e civile e viteve 1861- 1865 për t’i dhënë fund skllavëris­ë në ShBA. Përpjekjet e mëdha për t’i dhënë barazinë popullsisë vendase si dhe për të shtrirë tek gratë të drejtën e votës apo edhe të tjera të drejta, arritën suksesin vetëm në shekullin e XX.

Koncepti qëndror i teorisë ekonomike moderne ( në sensin klasik të përkufizim­it) i atribuohet skocezit Adam Smith, në veprën e titulluar “Pasuria e kombeve” e vitit 1771, do të shndërohej në “biblën” e tregut kapitalist. Aty thuhet që tregu ekonomik vetërregul­lohet gjithmonë në mënyrë gati magjike me efekte që sjellin pasurimin e kombeve. Megjithatë, vetërregul­limi i tregjeve u provua – më së fundmi me krizën ekonomike globale – që s’ishte veçse një mit. Ekonomisti Bengt Holmstrom, që u nderua me çmimin Nobël për ekonomi në vitin 2016, thotë se Adam Smithi nuk arriti të kuptonte se si ngjarje të paparashik­ueshme mund të kenë pasoja shkatërrim­tare për rrjetin e tregut kapitalist. Baza e një ekonomie tregu me qasje sociale, në kuptimin e vërtetë të fjalës, nuk do të mund të formulohej përpara shekullit të XX – dhe aktualisht është e rrezikuar nga manipulato­rë të fuqishëm që mbeten deri diku të fshehur prej publikut ( shiko www. investigat­e- europe. eu).

Luftrat, krizat, të ndërthurru­ra me periudha të shkurtra paqeje janë karakteris­tikat konstante që përshkojnë gjithë historinë e shkruar të njerëzimit. Qysh prej kohës kur Homeri na njeh me Luftën e Trojës e deri në ditët tona, historia njerëzore ka trashëguar një paradigëm konstante të bazuar mbi konfliktua­litetin. Përse nuk shkëputemi dot prej kësaj logjike? Përse nuk përmendet kurrë fakti që ka ekzistuar në Europë një epokë më se 3000 vjeçare paqeje? Sepse në traditën tonë të edukimit gjithçka që ka ekzistuar përpara epikave homerike trajtohet si “periudhë e errët”. Përtej Luftës së Trojës dhe periudhës mikenase, errësira bëhet edhe më e dendur.

Megjithëse shkenca e arkeologji­së ka hedhur një farë drite mbi të ashtuquajt­urën “periudhë e errët”, klisheja e errësirës vazhdon të qëndrojë ende sot e fuqishme. Mos vallë është e pashpresë që të gjenin gjurmë të vlerave themelore të njerëzimit nga një epokë kaq të largët?

Kohët e fundit arkeologët kanë kryer gërmime intensive në zonën e Europës juglindore, falë kjo edhe mundësive të krijuara me rënien e komunizmit në 1990- 91. Sidoqoftë, edhe përpara viteve 1990, pas një pune prej disa dekadash, arkeologia lituano- amerikane Marija Gimbutas arriti të identifiko­jë themelet e një qytetërimi të lashtë ( para indo- europian), të cilin ajo e quajti “Europa e Vjetër” dhe që sot përcaktohe­t gjithashtu prej disa studiuesve si “Qytetërimi Danubian”, një qytetërim që shtrihej kryesisht rreth pellgut të Danubit. Në thelb të analizës së saj Gimbutas thotë se komuniteti njerëzor që jetonte në Europën e Vjetër gëzonte kushte paqësore jetese. Ndërkohë, tradiciona­listët, që mbështesin teorinë e ex oriente lux (“drita vjen nga lindja”) dhe që shohin Mesopotami­në si djepin e qytetërimi­t, nuk e morrën seriozisht Gimbutasin dhe tezën e saj mbi “Europën e

 ??  ?? Tri terrakota të Shtojit
Tri terrakota të Shtojit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania