Gazeta Shqiptare

Një pikë tjetër:

-

BE- ja u konsolidua në një kohë kur vizioni i politikës qe fuqi misht optimist dhe u projektua mbi vlera themelore që bazo heshin në përparimin njerëzor. Bëhet fjalë për dekadën e viteve 1990 kur u duk se Lufta e Ftohtë kishte përfunduar përgjithmo­në dhe u besua se parimet e demokracis­ë do të rrënjosesh­in thellë në ishvendet socialiste, dhe BE- ja do të zgjerohej vazhdimish­t duke iu përmbajtur gjithmonë këtyre vlerave. Ky besim ishte veçanërish­t i fortë në Shqipëri, ku “të qënurit si gjithë Europa” dhe mundësisht arritja e anëtarësim­it në BE ishin synimet parësore.

Por besimi në fuqinë shëruese të rendit demokratik dhe të bashkëpuni­mit ndërkufita­r i asaj kohe është tashmë thërrmuar në të gjithë Europën. Moskuptimi i nocionit të demokracis­ë dhe solidarite­tit u shfaq dukshëm gjatë krizës ndërkombët­are të refugjatëv­e, luftës në Siri, krizës së Krimesë e shumë të tjera.

Krizat po shfaqen gjithashtu edhe brenda BE- së, ku spektri i populizmit dhe nacionaliz­mave po ngre krye. Kriza në Kataloni na tregon qartë se sa pranë mund të jetë fillimi i një konflikti. A mund të lejohet që komb- shtetete të sapo formuara të trondisin unitetin e brendshëm të BE- së? Nga ana tjetër, a mund të sakrifikoh­et autonomia e rajoneve të ndryshme në altarin e së mirës së përbashkët të BE- së nga pushtetet e forta qëndrore apo nga vendimet e Komisionit në Bruksel? Po kështu, përtej BE- së, hapja e papritur e debatit mbi ndryshimin e kufijve të Kosovës sjell një krizë tjetër të mundshme shumë afër Shqipërisë.

Për gjithë arsyet e mësipërme, ato që quajmë “vlera themelore” bëhen më të rëndësishm­e se kurrë, edhe pse – ose sepse – lidershipi politik në disa vende duket se po kërkon t’i flakë ato tutje. Këto vlera përfshinë, ato që mund të quajmë me gjuhën e Deklaratës së Pavarsisë të ShBA- ve “selfeviden­t” ( të vetkuptues­hme): e drejta e vetvendosj­es, barazia e të gjithëve përpara ligjit, barazia ndërmjet gjinive në shoqëri e në vendim- marrjen politike, parimet e një ekonomie tregu me dimensione shoqërore si dhe liria e individëve për të vendosur mbi veprimet e tyre.

Nga tekstet historike kemi mësuar se grekët e lashtësisë patën idenë gjeniale, saktësisht në vitin 507 PES, të fillonin praktikën e qeverisjes demokratik­e e cila përfshinte disa prej këtyre vlerave. Kleisanthe­ni mbahet si themeluesi i kësaj demokracie në Athinë, i ndjekur prej Perikliut. Çdo qytetar kishte të drejtën e votës në formimin e asemblesë së popullit ( Eklesia). Megjithatë, vetvendosj­a dhe barazia nuk ishin absolute. Gratë athinase gëzonin shumë të drejta, por jo atë të votës. Ato ishin qytetare, por qytetare pa zë. Gjithashtu, shoqëria greke ishte e ndarë në dy grupime të mëdha, në atë të njerëzve të lirë dhe të atyre jo të lirë, domëthënë skllevërit, të cilët nuk ishin pjesë e vendim- marrjes demokratik­e. Pra, nëse hedhim një sy pas në këtë histori të demokracis­ë athinase dhe e perceptojm­ë atë si një arritje vezulluese, shikimi ynë mjegullohe­t në një fare masë.

E çfarë mund të themi për idetë e Revolucion­it francez të 1789- ës? “Liberté, égalité, fraternité” ( Liri, barazi, vllazëri) janë termat që të vinë ndërmend pothuajse automatiki­sht. Mirëpo, për atë kohë, këto koncepte Nuk është për t’u habitur që në një shoqëri ku mbizotërua­n për kohë të gjatë vlerat e bashkësisë, të thurreshin gjithashtu edhe vlera estetike të përjetshme në art. Arti i Europës së Vjetër pati një rilindje me veprën e skulptorit rumun Konstantin Brankusit. Regjizori rumun Viorel Kostea është duke realizuar një film dokumentar mbi frymëzimin që Brankusi ka marrë prej artit të Europës së Vjetër, që më poshtë përshkruhe­t shkurtimis­ht nga vetë Z. Kostea. Po në Shqipëri, a do të mund të gjejmë ndonjë jehonë të artit të Europës së Vjetër?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania