Gazeta Shqiptare

Konstantin Brankusi ( 1876- 1957), babai i “artit të vjetër modern”

- NGA VIOREL KOSTEA

Nëse

do të vendosni objektet artistike me origjinë nga Europa e Vjetër që janë zbuluar këto vitet e fundit pranë punëve të Brankusit dhe të ndiqni linjat e format, apo minimalizm­in e tyre, atëherë do të mund të shihni lidhjen ndërmjet kujtesës kulturore dhe frymëzimit personal të artistit. Kjo i dha forcë qëndrimit artistik të Brankusit kur ishte ende i ri, në atë pikë sa që të linte pas dore mundësinë e mësimit në studion e mjeshtrit August Roden vetëm pas pak kohe, në mënyrë që të realizonte me vullnet dhe imagjinatë vepra artistike që nuk mund t’i kishte parë kurrë.

Jeta dhe veprat e tij gjeniale tashmë njihen si të famshme në të gjithë botën. Vepra të tilla si “Princesha X”, “Zonjusha Pogany”, “Zog në hapësirë”, “Peshk” dhe shumë të tjera, janë krenaria e disa prej muzeve më të njohur kudo në botë, nga Bukureshti në Paris apo Nju Jork. Jo më pak i famshëm është asambli monumental në qytetinTar­gu Jiu ( Rumani) i cili përfshin “Tavolina e heshtjes”, “Porta e puthjes” dhe “Shtylla e pafundme”.

Konstantin Brankusi la fshatin e tij të origjinës, Hobita në Rumaninë jugore, në moshë të re, shumë i varfër, por shumë i talentuar. Rrugëtimi i tij formues kalon nga Krajova në Bukuresht, Mynih dhe së fundi në Paris. Gjithmonë i palodhur, gjithmonë i përqëndrua­r në idetë e tij, kryeneç, gjithmonë në kërkim të përsosmëri­së. “Të krijosh si Zot, të urdhërosh si Mbret, të punosh si Skllav” ishte motoja e tij. Gjatë rinisë së tij ka punuar si asistent në atelie të ndryshme me mjeshtra të ndryshëm. Skulpturë, fotografi, pikturë. Ditë pas dite, çdo ditë. Gjatë gjithë jetës së tij, me kalimin e viteve, prekja e tij shumë e veçantë artistike dhe karakteri personal që spikat, do të përcaktont­e një botë të re në skulpturë: Arti Modern.

Megjithatë, thellë në shpirtin e tij, pavarësish­t nga nderimet e marra, pavarësish­t pasurimit të jashtëzako­nshëm, deri në fund të jetës së tij në Paris, mbeti një fshatar i thjeshtë nga Hobita. Dramatik, i pagdhëndur dhe kryeneç. Eshtë fakt i njohur tashmë që vepra e tij mbart në vetvete trashgimin­ë e folklorit rumun, në forma, linja dhe ide. Por, mbi të gjitha, ajo buron nga thellësia e zemrës së tij.

Zbulimet arkeologji­ke të dekadave të fundit kanë hedhur dritë mbi disa aspekte të reja që lidhen me punën e Brankusit. Artefakte të datuara prej kohës së Europës së Vjetër, të zbuluara përgjatë gjithë Europës juglindore, shfaqin të njëjtat linja, forma e harkime si ato të “aritit modern” të Brankusit. Për më tepër, në varrezat e dy fshatrave në Transilvan­i, disa varre që në vend të kryqeve kanë kolona, dhe që datojnë nga koha e dakëve, na kujtojnë menjëherë veprën “Shtylla e pafundme”. Një provë tjetër e njohjes së thellë që ky fshatar nga Hobita kishte për historinë e artit, duke përfshirë këtu edhe atë pre- historik të periudhës neolitike, të Europës së Vjetër - një kohë paqeje, vazhdimësi­e dhe respekti për qëllimet e përbashkët­a, një kohë kur njerzit besonin njëri- tjetrin.

Njerëzit që jetonin në Europën e Vjetër 5000- 8000 vjet përpara e dinin dhe zbatonin në mënyrë të pastër dhe të thjeshtë parimet e drejtësisë dhe barazisë ndërmjet njerëzve bazuar mbi interesat e përbashkët­a dhe besimin reciprok. Asnjë luftë, asnjë kufi, asnjë hierarki. E gjithë kjo e parë nga ‘ lartësia’ e epokës sonë moderne duket duket si një botë e pamundur dhe e çuditshme, apo jo?

Mirëpo, kjo botë ishte reale dhe zgjati për më shumë se 3000 vjet deri sa njerëzit vendosën ta “modernizoj­në” jetën në çdo aspekt të saj. Sot kemi konflikte të zjarrta në çdo moment, kudo në botë. A është ky modernitet­i i duhur?

Për më tepër, është fakt i provuar që ne kemi mundësi t’u mbahemi vlerave të mirëfillta e t’i respektojm­ë ato, që ne të kuptojmë çfarë nënkuptojn­ë fjalët besim, drejtësi apo interes i përbashkët. Ndoshta duhet që t’i vemë në jetë më shpesh. Kemi fatin që të kemi kudo rreth vetes disa prej shembujve më të mirë të vlerave të përjetshme. Artin. Përgjatë mijëvjeçar­ëve, arti i lashtësisë është me ne, si një dritare mbi të harruarën, e cila falë punës së arkeologëv­e është bërë çdo ditë e më e pranishme.

Shembujt janë pafund. I referohem vetëm më të famshmit, Konstantin Brankusit. Skulptori. “Ati” i artit modern. Vlerat e historisë mundet edhe duhet të sillen në të tashmen tonë. Këtë mund ta bëjmë. E bëri Brankusi. Ai bëri shumë më tepër. E gjithë kjo histori do të trajtohet në dokumentar­in me metrazh të gjatë “Trashëgimi­a e fshehtë e Brankusit” ( punë në zhvillim)

 ??  ?? Konstantin Brankus, portret i zonjës Pogany, 1912
Konstantin Brankus, portret i zonjës Pogany, 1912
 ??  ?? Konstantin Brankus
Konstantin Brankus

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania