Gazeta Shqiptare

Ermir Grezda, i zhgënjyer me trajtimin e artistit të ditëve tona

-

Skulptori Ermir Grezda, në ditët e fundit, ka promovuar në Tiranë një përmbledhj­e artistike në prag të 70- vjetorit të lindjes. Gjithsesi, ekspozimin e veprave të tija në skulpturë dhe albumit të tij, e ka bërë larg mjediseve artistike zyrtare duke e menduar edhe si një formë reagimi ndaj indiferenc­ës se madhe të këtyre strukturav­e ndaj artit të brezit të vjetër të artistëve shqiptarë. Zhgënjimi më i madh personal i artistit ka qenë që nuk gjeti një hapësirë përfshirës­e nderimi në Galerinë e Arteve. Një fakt, që e ka shprehur shumë zyrtarisht, por edhe në mjediset ku promovoi krijimtari­në e tij gati tre dekadike.

Në aktiviteti­n e skulptorit, të pranishmit, i janë kënaqur ekspozimit të veprës së vet, ku subjektet e Grezdës kanë të plazmuar plastikën e nevojshme dhe fjalës që ai ka ndarë bashkë me mesazhet e veprës së vet. Autori ka qenë shumë i dhënë pas skulpturës së parkut dhe ka apeluar vazhdimish­t që artistët e skulpturës e kanë vendin e tyre të ekspozimit në natyrën e bukur shqiptare, ku tradita e ndërthurur me trendët e të resë mund të shfaqin shumë nga vlerat kombëtare dhe jo vetëm. Veçse, që të ekspozohen, skulpturat kanë nevojë të përshfaqen për publikun dhe me mjediset që ofron Tirana dhe rrethet është e vështirë për artistët e skulpturës të gjejnë veten e tyre. Ky është shqetësimi normal i Grezdës që mbart mbi shpatulla një përvojë disa dekadike duke i dhënë jetë subjekteve, ku është hyjnizuar figura antropolog­jike shqiptare dhe jo vetëm. Si të gjithë artistët, ngacmimi ka qenë në figurën femërore dhe plastika e formës dhe zgjidhjet e ndryshme e kanë treguar si një autor me shumë parametra të lartë estetikë. Është fakt, ka ndarë ai opinionin e tij me publikun, se e ka intriguar shpesh figurinat e nënës edhe të bukurisë së femrës shqiptare, madje subjekte me të cilat ai është marrë qysh në fëmijëri. Madje, ato i kanë dhënë jetë skulpturës së tij të vlerësuar “Nëna dhe fëmija”, ku në vepër figura e Nënës ka treguar një domethënie të madhe, që ai e ka treguar në të gjithë veprën e vet.

Grezda ka dhe një mori të tëra subjektesh të veta, fryt i përsiatjev­e, që e kanë bërë të tregojë shumë impenjim në tematika të ndryshme të vendit. Gjithsesi, këto nuk kanë qenë të mjaftueshm­e dhe strukturat zyrtare shqiptare nuk e kanë marrë shumë parasysh këtë impenjim dhe kanë treguar se janë shumë indiferent­e ndaj tij dhe artistëve si ai.

Në fakt, fati i tij nuk është i vetëm, pasi me të tillë sfidë ballafaqoh­en dhe artistë të tjerë, sidomos në rrethe, ku punët e tyre pothuaj nuk ekspozohen fare. Megjithatë, kjo ishte pak, para vlerësimit që Grezda ka marrë nga kolegët e tij në këtë stad, ku ka arritur krijimtari­a.

Grezda është një skulptor shumë klasik, sa i përket tematikës që zgjedh por edhe realizimev­e që ka bërë...

CILI ËSHTË?!

Skulptori Ermir Grezda i lindur në Tirane dt. 13.08.1949, fillesat e krijimtari­se të tij i ka të formësuara në studion e të atit, Qamil Grezdes, Odhise Paskalit, Kristina Koljakës dhe Llazar Nikollës.

Ai është diplomuar në vitin 1967 në Liceun Artistik “Jordan Misja” në atelienë e profesor Andera Manos, Llazar Nikollës dhe Naxhim Bakallit. Me pas ne Akademine e Arteve ne Ateliene e Skulptures Monumental­e, te cilën e mbaroi ne vitin 1972, me prof. Mumtaz Dhrami, Thoma Thomai, Sali Shijaku dhe Shaban Haderi.

Prej vitit 1972- 1992, punoi ne sektorin studimor dhe cicerone i Galerise Kombetare te Arteve

Figurative, TIRANE. Prej atij viti dhe deri me 2014, Pedagog i Ateliese se Skulptures dhe Materialev­e te Forta, ne Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tirane.

Ne 40 vitet e krijimtari­së në skulpturë ka trajtuar mjaft vepra në gjininë e kompozimit, portretit, ne qeramike, hekur, bronz, gur etj.

Ermir Grezda është pjesëmarrë­s në ekspozitën e rinisë 1971, i cili u nderua me çmimin e parë. Është pjesëmarrë­s në ekspozitat lokale dhe kombëtare, prej vitit 1970, ne ato te çlirimit dhe me tematikë të ndryshme, si ekspozita e 500 vjetorit të Skënderbeu­t, te Ushtrise, të Atdheut e të Bujqësisë. 1988 – Ekspozon ne Catanzaro, Itali 1989 - Ekspozon ne Ciro Marino, Itali 1992 – Sekretari Shoqates Mbareshqip­tare te Aristeve Figurative 1992 – Ekspozita Retrospekt­ive Qamil dhe Ermir Grezda, GKA 1993 – Ekspozite Cafe des Artist, Pallati Kultures, Tirane 1995 – Ekspozita, Qamil dhe Ermir Grezda, Qendra Nderkombet­are Kultures 1998 – Panairi i Artizanati­t, Punime Hekuri, Tirane – Bari, Itali 1998 – Ekspozite e Skulptures Ermir Grezda, Qendra Nderkombet­are Kultures 2000 - Ekspozite e Skulptures Ermir Grezda, Gjakove, Kosove 2002 - Ekspozite e Skulptures Ermir Grezda, Prishtine, Kosove 2003 – Ekspo Lux 2003 Kopenhagen, Danimarke 2004 – Ekspozita Qamil dhe Ermir Grezda, ne Abasaden Amerikane ne Tirane 2005 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy 2006 - Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy 2007 - Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy 2008 - Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy 2009 – Ekspo Venezia Mestre, Italy 2010 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy 2012 - Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy 2014 - Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy

 ??  ?? Ermir Grezda
Ermir Grezda
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania