Gazeta Shqiptare

Dëshmon gruaja

-

pafata”, “shterpa”, “e gjora”. Nuk kam dashur asnjëherë të plotësoj këtë rregull standard, “udhën e dhënë nga Zoti”. Studime, martesë dhe fëmijë. Nuk bëra asgjë nga këto, thjesht, ngaqë nuk më dukej se mi diktonte Zoti. Nuk do kem fëmijë! As të vë kujën nuk kam fuqi, lotët shterën. Nuk na edukoi kush me humbjen, por me fitore të shtirura, me një jetë në dukje më të mirë se ajo që jetonim, U rritëm duke gënjyer botën dhe, më e keqja se, mbi të gjitha, gënjyem dhe plagosëm veten. Do të ikim nga kjo botë me një barrë dhimbjesh dhe të mëshiruar nga bota se kuptuam të vërtetat, por me një çmim të madh, atë të zhgënjimit. Çfarë më torturon është se mund ta kisha shpëtuar veten nga ky trishtim, kjo dhimbje, por egoizmi ishte më i fortë. Tani asgjë nuk ka më vlerë”.

Autorja bën përsiatje interesant­e, falë një aftësie të lindur të imagjinatë­s dhe kjo është një nga armët e saj të forta që e tregojnë një subjekt që e ka të mbrujtur mirë mendimin e saj në letërsi.

Narratori qëndron ashtu si e thamë zakonisht në vetën e parë por ndërthuret natyrshëm në vetën e tretë, gjë e bën autoren të menaxhojë sa më mirë subjektin e saj. Madje, në disa momente ajo e shkërben narratorin në gjini tjetër dhe kjo tregon një sfidë, që hera- herës i ngec, pasi duket më e gjithëfuqi­shme në gjininë e vet. Vërtetë kompozimi i tregimeve nuk është i komplikuar, por shtjellimi është i qartë, gjë që e tregon autoren se është e stërvitur kohë më parë para se të fillojë veprën e vet. Mimoza Kouchly duhet vlerësuar edhe në përpjekjen interesant­e që bën në kërkimin e subjekteve metafizike duke na dhënë realisht një autore me kërkesa të larta, ku synohet që përmes funksionit të letërsisë të shkohet në kërkimin e stadeve të ndryshme të gjendjes shpirtëror­e të subjekteve. Dhe, kjo realizohet këndshëm, paçka se kalimi në regjistrin letrar do edhe pak punë. Megjithatë, imagjinata e saj nuk e lë në baltë për të afruar sa më shumë gjendje të ndryshme të subjekteve.

Autorja është e ndërgjegjs­hme për detyrën e vështirë të letërsisë, pas avancimit të shkencave që lidhen me psikologji­në, pasi ashtu si thotë Ana Ahmetova: Nuk ka më letërsi pas Frojdit! Ndaj, ajo me kujdes mundohet të mbajë një balancë të gjithë gjërave që e rrethojnë, ku synon ta respektojë sa më shumë psikologji­në e individit dhe të flasë më hapur për subjektet që lirinë dhe barazinë e kanë si element parak të qenies të tyre. Personazhe­t e saj demonstroj­në në një farë mënyrë dhe nocionet e saj estetike për të bukurën, të lartën dhe të shëmtuarën. Në të gjitha kriter mbetet dinjiteti dhe ekuilibri i gjërave, elemente që autorja i zgjidh me kulturën e vet të mirë.

Autores i duhet që të jetë pak më e beftë në krijimtari­në e vet dhe të dhurojë me befasi përmes tregimeve të saj artistike. Sesa do t’ia dalë në të ardhmen mbetet për tu parë, por me këtë libër ka treguar se ka bërë një përpjekje të këndshëm... për të bërë udhë të gjatë mes lexuesit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania