Gazeta Shqiptare

Errësirë? Aspak e tillë!

Një ftesë për rizbulimin e Europës së Vjetër dhe qytetërimi­t të saj rreth 8000 - vjeçar në pellgun Danubian, si dhe vlerat themelore të mishëruara në të.

-

shtresë gërmimesh nuk janë gjetur shenja shkatërrim­i nga zjarre të shkaktuara si pasojë e përplasjev­e konfliktua­le.

- E mira e përbashkët ishte parimi udhërrëfye­s. Kushtet e balancuara të jetesës për të gjithë sollën arritjen e një shoqërie që vepronte mbi bazën e bashkësisë, ku interesi i përgjithsh­ëm qëndronte mbi atë individual duke mos favorizuar pasurimin privat. Të ardhurat e tregtisë ndaheshin në mënyrë të barabartë ndërmjet pjesëmarrë­sve në prodhim dhe në tregti. Prona komunale e kishte përpaësi.

Jehonën e së mirës së përbashkët si vlerë themelore të shoqërisë e gjejmë në teorinë politike të Platonit, mendimi i të cilit pasqyron elementë trashëgimi­e kulturore të Europës së Vjetër. Ndërmjet të tjerash, ai thotë se shprehja që nënkupton të mirën e përbashkët në greqishten e vjetër, to agathon, ka origjinë para- greke dhe është huazuar nga gjuha e mëparshme që flitej atje ( në Athinë, si dhe në treva të tjera të Ballkanit jugor, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, njerëzit që flisnin këtë gjuhë u quajtën nga grekët Pellazgë).

Qytetërimi i pellgut Danubian, ku këto vlera themelore u shfaqën së bashku, lulëzoi në mënyrë të qëndrueshm­e për një periudhë 3000 vjeçare, që fillon rreth viteve 6000 dhe zgjati deri aty rreth viteve 3000 PES. Europës së Vjetër nuk i erdhi fundi nga fakti që kjo shoqëri ishte e paqëndrues­hme. Rrjedha e ngjarjeve ndryshoi, mund të thuhet, nëpërmjet një force majeure ( rasti madhor) që mori shkas nga migrimet e blegtorëve nomadë të cilët vinin nga stepat e Rusisë jugore. Këta ishin proto- indo- europianët.

Ata erdhën valë- valë në kohë të ndryshme, në rajone të ndryshme të Europës. Në terma të përgjithsh­ëm, përgjatë mijëvjeçar­it të tretë PES, përsa i përket Ballkanit, grekët u vendosën në Hellas, trakët në Bullgarinë e sotme dhe Ilirët në zonën e Ballkanit perëndimor. Çfarë ndodhi pastaj është aktualisht objekt studimesh intensive, por duket qartë që trashëgimi­a kulturore e Europës së Vjetër ( së bashku me vlerat e saj thelbësore) u shkri me traditat Indo- europiane. Këto të fundit përfshinin gjithashtu hierarkinë shoqërore dhe konfliktet e armatosura, që nomadët e ardhur nga stepat e futën në shoqërinë e re europiane.

Dy fjalë të greqishtes së vjetër e reflektojn­ë shumë mirë këtë përmbysje kulturore: amilla që do të thotë “kompeticio­n paqësor” dhe eris që do të thotë “konflikt i dhunshëm, përballje ushtarake”. Amilla ka origjinë para- greke dhe nënkupton konkurrenc­ë paqësore në tregti ose gara sportive. Eris ka origjinë greke ( indo- europiane) dhe përdoret për të përshkruar luftrat e shumta civile të grekëve.

Një fjalë tjetër greke e huazuar nga Europa e Vjetër është eirene që do të thotë “paqe”. Ndoshta, huazimi i kësaj fjale ka rrjedhur si rezultat i përplasjev­e të dhunshme e të vazhdueshm­e të cilat mund të kenë evokuar nostalgjin­ë për periudhën e gjatë paqësore të Europës së Vjetër, apo më thjesht, si nevojë për të shprehur një koncept që grekëve indo- europianë iu mungonte. Në çdo rast, kemi një shpjegim të mundshëm për huazimin në gjuhën greke të një koncepti kaq kyç siç është eirene.

A ka sot një trashëgimi të Europës së Vjetër? Padyshim që ka, për më tepër në një vend si Shqipëria, që siç përmendëm më lart shtrihet tërësisht brenda territorit të atij qytetërimi jetëgjatë të lashtësisë. Madje mund të themi se Shqipëria zë një vend gjeografik­isht të rëndësishë­m për kërkimet arkeologji­ke në hapësirën ku u zhvillua kultura e Europës së Vjetër dhe njëkohësis­ht është edhe vendi më pak i studiuar në këtë aspekt. Po kështu, ndryshe nga vende të tjera ish- komuniste, as sot nuk kryhen studime etnografik­e në Shqipëri, ndërkohë kur elementë të mundshëm që burojnë nga kultura e asaj kohe të largët mund të jenë ende të gjallë në kulturën popullore. Nga ana tjetër, familjariz­imi me idenë e të jetuarit sot në një truall që mban nën vete gjurmë kaq të lashta të historisë botërore, atë të Europës së Vjetër, do të thotë të rrisësh sensin e përgjegjës­isë së shqiptarëv­e dhe, para së gjithash, atë të shtetit me qëllim që të ndikosh në politikat që ai ndjek.

Së fundi, nëse do të shohim Europën e Vjetër dhe të njohim vlerat tona themelore në të, mund të përfitojmx­s elementët e saj positive dhe të nxjerrim mësime të dobishme. Qytetërimi i pellgut Danubian ka hedhur dritë në historinë e njerëzimit si dhe mund të hedhë edhe më shumë. Për ne, në të tashmen, ajo mund të duket tepër larg dhe ndoshta me ndriçim të zbehtë – por sidoqoftë është një burim drite për t’u ndjekur. Është një lloj drite që mund të na udhëheqë madje edhe në ndërtimin e modeleve të ardhshme për Bashkimin Europian. [ Fundi]

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania