Gazeta Shqiptare

Diktatura e propagandë­s nuk e do arsimin!

-

të mjeruar, tragjedia shoqëruar me komedi në ciklin e lartë arsimor është edhe më lebetitëse. Kryeminist­ri, i cili përpiqet të shfaqë kulturën dhe civilizimi­n e tij për të mbuluar dështimin e tij në arsimin e lartë, nuk mund të fshehë dështimin e turpshëm të Reformës në Arsim. Një reformë që mbylli 130 shkolla, 20 degë dhe që shtyu të rinjtë të lar- gohen.

Edhe ato pak studentë që vijnë në universite­tet shtetërore përballen me tarifa marramendë­se, që rriten për vit, ndërsa familjet shqiptare varfërohen për vit. Që pas reformës në arsim një familje shqiptare shpenzon nga buxheti i saj familjar 4% të gjithë të ardhurave, ndërsa përpara reformës shpenzonte 2% të të ardhurave. Një rritje me mbi 1500 lekë për të ardhurat që zvogëlohen si pasojë e taksave dhe tarifave. Sakaq, universite­tet që ndikuan në krijimin e reformës vazhdojnë të përfitojnë më shumë të ardhura dhe studentë më cilësorë.

Sakaq, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme paguajnë sot libra shkollorë që kushtojnë 7.3% më shumë se sa një vit më parë dhe sipas të dhënave të INSTAT, gjithnjë e më shumë familje shqiptare heqin bukën e gojës për të mbajtur në shkolla fëmijët e tyre. Oligarkët e qeverisë ndërkohë fitojnë miliona euro nga tenderat, koncesione­t, PPPtë dhe gjithfarël­loj shpikjesh, ndërsa qytetarëve të vendit u mohohet e drejta bazë e arsimit. Shqiptarët varfërohen, lihen pa shkollë dhe në injorancë të thellë, ndërsa buxheti i shtetit trajtohet si tepsia personale e mazhorancë­s.

Një Shqipëri që paguan më shtrenjtë tarifat, taksat, librat e fëmijëve, tarifën e shkollimit duke marrë në këmbim më shumë arrogancë, propagandë dhe sjellje gangsterës­h. Kjo padyshim nuk është Shqipëria që duam ne, por Shqipëria që do të ndërtojë Rama dhe klientët e tij.

Në Shqipëri nuk ka biznese të teknologji­së dhe zhvillimit, sepse sistemi arsimor po degradon përditë e më shumë. Të rinjtë nuk shkollohen sepse askush nuk u ofron mundësinë të zhvillojnë dijen e tyre. Ajo çfarë i intereson qeverisë është një popull i paditur me shpresën se kështu mund ta komandojë më thjeshtë. Por, historia ka treguar që askush nuk mund të shtypë një popull duke e lënë në errësirë, pasi dija ka përherë një rrugë për të gjetur njeriun. Investimi në arsim është vetëm hapi i parë për të rikthyer shpresën tek të rinjtë, e këtë nuk mund ta presim nga qeveria e padijes! E kanë treguar!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania