Gazeta Shqiptare

Vjeshta e stuhishme e Angela Merkelit

- Kay- Alexander Scholz

( vijon nga faqja 1)

... të vjetër, thotë gazeta “Welt”. Merkel mbajti një fjalim me vetëkritik­ë, por edhe me dëshirën për kundërsulm. E pikërisht para Unionit të të Rinjve të CDU- së, që paraqitet më konservato­r se partia mëmë dhe prej kohësh ndjek një kurs opozitar kundër kancelares. Ndaj Merkelit në fundjavë pati kritika, por jo revolucion. Një pikë në avantazh për kancelaren.

ORA PO TROKET, POR SA SHPEJT?

Merkel është mësuar me kritikat ndaj saj. Në fillim të mandatit të parë si kancelare në vitin 2005 thuhej se Merkeli nuk është aq e pjekur politikish­t për detyrën e kancelares. Në vitet e mëpasshme u zhvilluan zgjedhje me humbje për CDU, por Merkel mbeti në pushtet. Në shumë raste, ajo dështimet e saj i ka zgjidhur duke “ndenjur”, siç thonë gjermanët. Këtë e kujtojnë jo pak vetë këto ditë në Berlin, kur - ndoshta me nxitim - bëhet thirrje për fundin e kancelares.

Që fundi një çast vjen, këtë e dinë të gjithë. Çështja që shtrohet është se kur? Merkel vetë thotë, se ajo është e zgjedhur për këtë legjislatu­rë dhe ajo zgjat deri në vitin 2021. Por ajo do ta moderojë mirë transferim­in e pushtetit, thonë shumë vëzhgues, ndoshta në mesin e mandatit. Në fund të fundit bëhet fjalë edhe për trashëgimi­në e saj si kancelare. Por shumë spekulojnë se krizat e deritanish­me në koalicioni­n qeveritar do ta thyejnë kancelaren e do ta bëjnë të largohet. Dhe kritikat bëhen gjithnjë e me zë më të lartë.

KËRKOHEN PASUES PËR MERKELIN

Ajo që të bën të jesh pro transferim­it të rregullt është se nuk ka asnjë pasues aq karizmatik që mund t’i mbledhë kritikët e Merkelit. Politologu Wolfgang Merkel mendon se, “nëse Merkel nuk reziston, atëherë unioni ka një problem të madh”. Nuk ka një “figurë bindëse”. Megjithatë, trazirat kërcënojnë të vijnë. Sepse nga kjo fundjavë Merkelin e përfshin një stuhi politike.

Zgjedhjet në Bavari, ku partia simotër CSU duket se mund të pësojë një humbje historike. CDU qeveris prej vitesh me shumicë absolute. Ndërkohë në sondazhe ajo kap tani rreth 35% të votave. Mund të ketë jo pak veta që do t’ia hedhin Merkelit fajin për këtë dështim. Kryetari i CSU- së, Horst Seehofer është edhe ministër i Punëve të Brendshme.

Dy javë më vonë pasojnë zgjedhjet në landin e Hesenit. Atje qeveris CDU me të Gjelbrit, e ky koalicion me gjasë mund të mos zgjid- het më. Kjo do të ishte një tjetër goditje për kancelaren.

PROBLEME NË PËRGJITHËS­I TE PARTITË POPULLORE

Që sondazhet kanë vlera të tilla kaq të dobëta lidhet me konfliktet e hapura në qeveri. Rasti tipik ishte mënyra e veprimit mes ish- presidenti­n e Mbrojtjes Kushtetues­e, Hans- Georg Maaßen. Në Gjermani vlen parimi i unitetit. Vetëm kështu binden votuesit.

Por megjithatë, partitë popu- llore të njohura si ajo konservato­re dhe SPD po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Ndërkohë të Gjelbrit liberalë dhe partia populiste, AfD po shtojnë votat. Disa madje i shohin këto parti si partitë e reja të forta në plan afatgjatë. Ato janë pole të konfliktit të ri për globalizim­in - thotë politologu Werner Patzelt.

Që pushteti i Angela Merkelit dobësohet e tregon këto ditë edhe në një intervistë të depu- tetit të CDU- së dhe mjaft i fuqishëm tek konservato­rët në landin Renani Veriore dhe Vestfali. Në një intervistë për Spiegel, ai kërkoi ndryshime strategjik­e dhe personeli.

Kritika vijnë edhe nga ministri aktual i Shëndetësi­së, Jens Spahn dhe Carsten Linneman, kreu i Shoqatës së Ekonomisë të CDU/ CSU- së. Edhe 50- vjeçari Ralph Brinkhaus, që fitoi papritur kundër të preferuari­t të Merkelit, Volker Kauder postin e kreut të grupit parlamenta­r, vjen nga landi Renani VerioreVes­tfali.

Pas tejkalimit të zgjedhjeve në dy lande, Merkelin e pret sfida tjetër politike. Kongresi i Partisë Kristiande­mokrate, CDU në dhjetor. Merkel do të kandidojë sërish. Por kësaj here ka kundërkand­idatë tre politikanë, por politikanë nga radha e katërt. Koka të CDUsë, si Wolfgang Schäuble kanë bërë të ditur, se do të duan të kenë Merkelin si kryetaren e partisë.

Pra, nuk mund të mos e vësh re se po punohet për epokën pas Merkelit. Por, Merkel ende ka një bazë të fortë në presidiumi­n e CDU- së dhe mes ministrave konservato­rë.

Merkel është mësuar me kritikat ndaj saj. Në fillim të mandatit të parë si kancelare në vitin 2005 thuhej se Merkeli nuk është aq e pjekur politikish­t për detyrën e kancelares. Në vitet e mëpasshme u zhvilluan zgjedhje me humbje për CDU, por Merkel mbeti në pushtet. Në shumë raste, ajo dështimet e saj i ka zgjidhur duke “ndenjur”, siç thonë gjermanët. Këtë e kujtojnë jo pak vetë këto ditë në Berlin, kur - ndoshta me nxitim - bëhet thirrje për fundin e kancelares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania